Skandal në Paris: Çanta me plane sigurie për Lojërat Olimpike të Parisit është vjedhur nga treni

Një çantë që përmbante një kompjuter dhe dy memorie USB që mbanin planet e sigurisë së policisë për Lojërat Olimpike të Parisit është vjedhur në një tren në stacionin Gare du Nord në Paris të Francës.

Çanta i përkiste një inxhinieri nga bashkia e Parisit, tha policia të martën vonë, duke konfirmuar një raport nga televizioni BFM, duke shtuar se ai e kishte vendosur çantën në ndarjen e bagazhit mbi sediljen e tij.

Meqenëse treni i tij ishte vonuar, ai vendosi të ndërrojë trenat në momentin që zbuloi vjedhjen, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Ai tha se kompjuteri i tij i punës dhe dy disqe USB përmbanin të dhëna të ndjeshme, në veçanti planet e policisë për sigurimin e Lojërave Olimpike verore të këtij viti.

Një hetim po kryhet nga policia rajonale e transportit.