Albumi “Future Nostalgia” dhe dy këngët “Don’t Start Now” dhe “Levitating” të Dua Lipës janë certifikuar me titullin“Platinum” nga Shoqata e Industrisë së Incizimit në Amerikë (RIAA).
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dua nëpërmjet rrjeteve sociale duke theksuar se kënga “Don’t Start Now” është certifikuar katër herë me titullin “Platinum”.
Në Shtetet e Bashkuara, Shoqata e Industrisë së Incizimit të Amerikës jep certifikim bazuar në numrin e albumeve dhe këngëve të shitura përmes tregjeve me pakicë dhe tregjeve të tjera ndihmëse.
Ky është një sukses tjetër i këngëtares nga Kosova me famë botërore, sukseset e së cilës po vazhdojnë të rriten dita-ditës.

Ditë më parë 25 vjeçarja u ka treguar fansave të saj se albumi i saj i fundit “Future Nostalgia” është albumi më i transmetuar në Spotify për tri javë rresht duke lënë pas edhe albumin e këngëtarit shumë të suksesshëm amerikan, The Weeknd.
Ndërkohë, Dua pritet të shpallet fituese edhe në ceremoninë prestigjioze të çmimeve “Grammy” që do të mbahet këtë të dielë.
Dua është e nominuar në gjashtë kategori në “Grammyn” e sivjetmë ndërkohë që në vitin 2019 ajo kishte rrëmbyer dy çmime nga Akademia.v / KultPlus.com
