Mbeturinat mbulojnë plazhet përrallore të Balit

Plazhet përrallore të Balit, ishullit indonezian, janë shndërruar në deponi mbeturinash.

Plazhet Kuta dhe Jimbaran, tani të braktisura nga pushuesit, janë mbushur me shishe dhe mbetje plastike të sjella nga valët e detit, shkruan të enjten “news.com.au”.

Çdo ditë, 30-60 tonë mbeturina largohen nga plazhet e Balit. E problemi bëhet më i madh nga dhjetori në mars, kur erërat sezonale dhe shirat e rrëmbyeshëm mbushin me mbetje plazhet.

Autoritetet vendore thonë se problemi është rënduar nga pandemia COVID-19, pasi resortet paguajnë privatisht shumë pastrues për plazhet. Por, meqë nuk ka turistë, pastruesit janë larguar nga puna. / KultPlus.com