Shkruan: Fahri XHARRA
Historia jonë shkon shumë thellë në kohë, në lashtësinë e
saj. Jemi dëshmitarë të një simboli që fatbardhësisht është ruajtur gjer më sot
mbi kokat tona e ai është Plisi.
Por nuk është vetëm plisi, është edhe gjuha jonë që i ka
dhënë emër plisit dhe më të edhe kohës së stërlashtë.
Referenca ime për këtë lashtësi është Fatbardha Demi,
historiane e cila në mënyrën e saj shkencore të elaborimit të fakteve të jep
guximin për studime të mëtutjeshme.
Fatbardha Demi është mike e ngushtë e Mathieu Arefit, për të
cilin shkenca shqiptare duhet të ngrihet në këmbë.
E kemi të shkruar se Pellazgu ishte i pari që i dha jetë
jetës së njeriut, por ne kësaj radhe do të flasim për një kohë jo aq të largët,
pra nga koha e “Dhiatës së Vjetër“, e cila lexohet me gjuhën shqipe.
Faktet dëshmuan se emërtimi i librit të ligjeve (Torah)
është i gjuhës shqipe, por brenda saj ka fjalë që përdoren edhe sot nga
shqiptarët. Historia e shenjtë e popullit hebraik, kapitulli i Gjenezës hapet
me krijimin e botës: “Në fillim Zoti (Elohim) krijoi qiellin dhe tokën…“ (Gen.
1:1).
Fjalën “në fillim“ e tregon shigjeta në (fig.1, poshtë)
shkruar me alfabetin hebraik, por shqiptimi është në gjuhën shqipe. (nga
Fatbardha Demi):
(Morris Jastrow’s Dictionary of thë Targumim, thë Talmud Babli and Yërushalmi,
and thë Midrashic Litëraturë , 1903; pag 923, PDF vol 2 )
Dhjetë urdhëresat e marra nga “goja” e Zotit, Mojsiu i ka
shkruar në gjuhën pellazgo-shqipe.
Në ditën e parë të muajit të tretë që nga largimi nga
Egjipti, izraelitët e lodhur dhe plot dyshime për fjalët e Moisut dhe fatin e
tyre, mbërritën në këmbë të malit Sinai.
Sipas urdhrit të Zotit, mbas tri ditë “pastrimi”, Moisiu i
vetëm iu ngjit malit Sinai, ku qëndroi dyzet ditë dhe netë, për të marrë nga
goja e të Plotfuqishmi dhjetë Urdhëresat ( Es17,8-13), dy prej të cilave të
shkruara “me gishtin e tij” mbi dy rasa guri që njihen me emrin TORAH. (11)
Vendosja jo e rastësishme e ngjarjes, mbi një mal me emrin e Perëndisë hënore
Sin të panteonit sumer, babilonez dhe të asirëve,(12) dëshmon jo vetëm besimin
hënor të pellazgëve në këto vende, por dhe origjinën pellazge, të mitit
kristian.
Gjithnjë sipas studiueses Fatbardha Demi: “Emërtimi i librit
të ligjeve të shkruar nga Moisiu -Torah–është vetë emri i Zotit. Si fjalë
simbolike gjen shprehjen e saj të plotë, vetëm në gjuhën shqipe. (Xh.Katapano)
Brenda saj ka fjalë shqipe të papërkthyera dot, por të
shkruara me gërma hebraike.
SHENJA e Zotit në alfabetin hebre (Yod) e ka origjinën nga
alfabeti fonetik i Perëndise pellazge Thot(Tot), nisur nga emri “dora“, siç
emërtohet edhe sot në shqip.
Mos të harrojmë: “Shqiptaro-arbërit e sotëm janë pasardhësit
e mbetur e një race shumë të madhe pellazgjike të Lashtësisë. Sipas studiuesit
austriak J.Hahn (Johann Georg von Hahn 1811 –1869) “Shqiptarët janë Pellazgët e
Rinj“ (37), tezë e mbështetur edhe nga shumë studiues të tjerë të mëvonshëm
shqiptarë dhe të huaj”.
“Popujt e detit”- siç dëshmon Dr. Arif Mati (Aref Mathieu) – përbëheshin nga
fise të ndryshme, në shumicën e tyre, të të njejtit trung etnik që quhet
‘pellazg, proto-ilir, frigjian apo thrako-ilir”.
Në Testamentin e Vjetër ata emërtohen si pasardhës të
drejtpërdrejtë të Noe, krijuesit të racës së re njerëzore.(28)
Kur jemi tek Plisi: Tissot shprehës i simboleve të besimit
pellazg dhe traditës së shqiptarëve- kështu na udhëzon Fatbardha Demi “Në
këtë rrugëtim do të na ndihmojë Xhejms Tissot (James /Jacques-Joseph Tissot
1836–1902), një nga portretistët më të famshëm francezë të shek. 19, që i
përket brezit të rrymës realiste në art.
Xhejms Tissot u rrit në një familje të përkushtuar katolike
dhe mbas vitit 1887, në pikturat e tij (365 punime në vaj) autori ka trajtuar
tema nga historia e Biblës (Testamenti i Vjetër dhe Testamenti i Ri).
Si piktor që i jepte rëndësi të madhe detajeve, ai udhëtoi
në Jerusalem, Palestinë dhe shtete të tjera të Lindjes se Mesme, për t’u njohur
me vendet dhe popullsinë që përfshiheshin në historinë e Biblës dhe ku gjendej
një material i pasur arkeologjik.
Elementi i përbashkët i të gjithë grupit të figurave,
pavarësisht periudhave mijëvjeçare që i ndajnë, është mbulesa e kokës, që në
gjuhën shqipe quhet Plis ose Qeleshe.
Siç pohojnë studiuesit, Plisi është pjesë e traditës së
Kombit shqiptar. “Veçanërisht kësula e bardhë është ajo që, me gjithë
ndryshimet e formës të rrjedhura nga fisi, e dallon shqiptarin nëpër gjithë
Ballkan” (Eqrem Çabej “Shqiptaret midis Perendimit dhe Lindjes” f29) Plisi –
simbol i të zgjedhurve të Zotit!
Edhe sot ne i shikojmë tek besimtarët hebrenj fijet
(simbolike) që zgjaten në veshjen e burrave, që tregon rolin e tyre besimtar.
Duke parë pikturat kushtuar Biblës hebraike, të krijohet bindja se Xh.Tissot
nuk ka qenë vetëm njohës i mirë i saj, por edhe i simboleve të lashta të
besimit parakristian.
Këtë e dëshmon edhe një detaj tjetër në veshjen e profetëve
dhe engjëjve, por edhe tek shqipetarët dhe ka lidhje me simbolin kryesor të
Kristianizmit: KRYQIN. (Fatbardha Demi)
Megjithatë na ngacmon mendimi se si e zbuloi piktori i
shquar francez, Plisin? Duke gërmuar në materialet arkeologjike në vendet ku
shëtiti piktori gjatë dhjetë viteve të fundit të jetës së tij, ne kemi mundësi
t’i japim përgjigje pyetjes sonë, duke u nisur nga faktet logjike.
Me qeleshe, simbolet pellazge, figurën apo krahët e
shqiponjës, nuk janë “veshur” vetëm faraonët më të shquar të Egjiptit të
lashtë, por edhe mbretër/profetë të hyjnizuar si Perëndi, të Azisë së Afërme
dhe Qendrore (fig.poshtë).
Ishte intuita e tij prej artisti dhe studiuesi, që e çoi tek
idea se në lashtësi Plisi ishte një simbol shumë i rëndësishëm besimtar dhe
tregonte lidhjen me Krijuesin.
« Qëllimi i studimit – shkruan Fatbardha Demi-nuk ishte
thjesht të kënaqim kureshtjen tonë në lidhje me Plisin e shqiptarëve në
pikturat e Xh.Tissot.
Synimi ishte të dëshmonim se edhe një popull si ai shqiptar,
për të cilin studiuesit ankohen se s’kanë të dhëna historike për origjinën,
besimin dhe gjuhën e tyre, mbart brenda traditës së tij fakte, jo vetëm për
Lashtësinë e tij, por edhe të shumë popujve të tjerë, që deri më sot janë të
mbuluara me mister ose janë keqshpjeguar nga ana shkencore.
Detyra që i vuri vetes Xh.Tissot për të pasqyruar sa më
besnikërisht Historine e Biblës hebraike, e çoi në mënyrë të pavetëdijshme në
zbulimin e Plisit të pellazgo-shqipetarëve dhe të simboleve të besimit të parë
euro-afro-aziatik.
Vetë emrat e lashtë dhe të sotëm për Zotin dhe simbolin e
tij, nuk mund të shpjegohen pa ndihmën e gjuhës dhe traditës së shqiptarëve».
Të gjitha fotot: Tissot, James (French 1836-1902) Victorian, Also known as:
James Jacques Joseph Tissot, Jean-Jacques Tissot.
Moisiu me plis