Në përkujtim të rënies së heronjve Elfete e Mentor Humolli, sot u shpalos pllaka përkujtimore e dy dëshmorëve të rënë për liri.
Elfetja, me 1 shkurt 1990, fiks para 33 vitesh kur ishte vetëm 16 vjeçare, u vra nga forcat serbe gjatë një proteste kundër regjimit të Serbisë në Kosovë. Bashkë me Ylfeten ishte dhe vëllau i saj Mentori (13), i cili do të binte heroikisht me 21 mars 1999 duke luftuar të njëjtin agresor në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka ndarë disa fotografi nga momenti i shpalosjes së kësaj pllake përkujtimore, duke u shprehur se atë kohë Elfetja ishte nxënëse e shkollës së mesme ekonomike ku bashkë me mijëra qytetarë të kësaj ane, po demonstronin për lirinë e Kosovës.
“Në përkujtim të rënies së heronjve Elfete e Mentor Humolli u shpalos sot pllaka përkujtimore e dy dëshmorëve të rënë për liri.
Elfete Humolli u vra më 1 shkurt të vitit 1990, nga forcat serbe në fshatin e saj në Lupq të Podujevës. Atë kohë Elfetja ishte nxënëse e shkollës së mesme ekonomike ku bashkë me mijëra qytetarë të kësaj ane, po demonstronin për lirinë e Kosovës.
Ndërkaq, vëllau i saj Mentori ra dëshmor më 21 mars 1999, gjatë luftimeve në Koshare. Lavdi jetës dhe veprës së Elfetes, Mentorit dhe gjithë dëshmorëve të rënë për liri!”, shkruan Nagavci. / KultPlus.com