‘E pa ndalim m’a tund e m’a shkund nga përfund, mëndjen e zemrën time’

Poezi nga Ibycus

Në pranverë, shegët e ftonjtë
freskuar nga rrymat e lumenjve të hazdisur, atje
ku Muzat kanë
kopshtet e tyre të virgjër
e ku vilet rrushit
shpërthejnë bumbeskat e brishta, ngazëllyer lulëzimin
harlisur rriten poshtë velurit t’thijeve endur, prej hardhive.

Eros-i, sipas meje
s’pushon asnjë stine.

Si erë tërbuar e acartë boreale
i buçkaritur kacek, mbushur me rrufe,
fryrë prej Afërditës e ndezur
në flakë çmëndurake
të egra si sprija,
e pa ndalim m’a tund
e m’a shkund
nga përfund
mëndjen e zemrën
time.

Përktheu: Herman Çuka / KultPlus.com