Poezia ‘Liria’ nga Adam Zagayewski
Përktheu: Mazllum Saneja
Ç’është liria? Pyesin filozofët
Unē gjithashtu njëherë deklarohem për garancinë e lirisë
Ballë për ballë me forcën e pushtetit,
Herën tjetēr tërheq forcën e besimit,
Sovranitetin e shpirtit dhe besnikërinë
E misionit tim. Dhe madje kur nuk mund
Të përcaktoj thelbin e lirisë
E di saktësisht ç’është robëria. / KultPlus.com