Adem Gashi
Ti ma le fjalën peng
se do të shihemi kësaj vere në Rahavec.
Tashti nën hardhinë e pikëlluar,
duke recituar vargjet e tua,
kot do të të pres
Xhevdet.
Ti fjalën ma le peng
po vargjet testament. / KultPlus.com
Adem Gashi
Ti ma le fjalën peng
se do të shihemi kësaj vere në Rahavec.
Tashti nën hardhinë e pikëlluar,
duke recituar vargjet e tua,
kot do të të pres
Xhevdet.
Ti fjalën ma le peng
po vargjet testament. / KultPlus.com
Poezi nga Adem Gashi
Je bërë lëkurëtrashë Kosovë
si lëkurë derri.
Dikur e kishe të hollë mazë qepe –
siç thoshim ne
ose si pëlhurë tyli, siç thoshin të tjerët.
Himenin e ndjeshmërisë kaherë e ke tretur
a ta morën, ta shitën
në lojën e stisur me sherre.
Tashti më kot të therin, të shpojnë
me hostenë, gjilpëra, shkopinj
besa edhe me shkopinj bejsbolli.
Ma jep dhe mua të parriturit të voglit
një çast kënaqësi loje
si sot
e të harroj se zgjatanët me shtat shtogu
nganjëherë di t’i lësh pa gjumë
edhe me lëkurën prej bualli të shogur! / KultPlus.com
Poezi nga Adem Gashi.
Në buzë më rri një bulë
mbetur nga një puthje
përzierje qumështi e loti tepër e rrallë,
e kush më mirë se buzët ruan një perlë
të mos bëhet dhallë
Mbase e tërë shfaqja s’është tjetër
veçse kujtim i largët,
kujtim i ri në një peizazh me gjethe e shi
Në pyllin poetik me lajthi
lajthitur sherrnajës shtojzovalle
si vetëndëshkim po e ndez një cigare
Humbës i humbur
tymit të saj të platintë,
tymit të saj të zi
Ndoshta vërtet qe puthje
në pezulin e një ëndrre./ KultPlus.com