Kthehu në vargun e Homerit kthehu atje prej nga erdhe koha jote s’është kjo, kthehu liroji njerëzit prej vetvetes e hijeve liroji prej maskave e ikjeve liroji prej pagjumësisë e heshtjeve liroji prej etheve e shirave koha jote s’është kjo kthehu në vargun e Homerit Troja ra e Marsejezën kahmot s’e këndojnë njerëzit./KultPlus.com
Koha është të duhemi, të kesh besim ne mua kur të them: Trime, të kem besim në ty kur më thua: Trim. Por kokën time kryeneçe shumë kurthe ngrite, shumë e pushkët mbushi babai yt, fisi yt, një mijë e një të zeza kurdise ku do t’ma zije pritën. E nën një kulm banonim, nga frëngjia me ditë më peshove, me ditë lexoja Shekspirin në hijen e Kullës, se mos do të takoj te kroni i shpresave.
Ma ruaj syrin, dashuria ime, ma ruaj shpinën nga dielli, nga acari! Kam frikë se ma therin syrin cubat e territ, kam frikë se më vrasin pas shpine të pabesët. Dashuria ime, ma zgjat dorën ta kapërcejme këtë ujë të madh, i huaj s’jam as vij nga tokë e vdekshme. Në fund të livadhit të kositur a po sheh: ai kali i bardhë është yni tash e përgjithmonë. Më shikon drejt në sy, lëri zënkat, fjalët, sharjet. Unë do të sjell Lulen nga zemra e bjeshkës, do ta ndez llambën në kullë, do ta hedh farën në tokën e re.
Kur të desha, çoje dashuri pas shtatë katundeve e të rënat të forta i kishe. Kur më deshe, çoja dashuri me një grua të marrë e mëhalla jehonte nga shpifjet. Na iku jeta, trime, si s’menduam pak edhe për vete. Koha është të duhemi. / KultPlus.com
A thua është dita jote e fundit në spital do t’i biem deri në fund a thua edhe kësaj dite të lodhur në orën e familjes.
Nuk të kam sharë as nuk të kam rënë kurrë vetëm të kam thënë; Ai në hapsirë atje larg jam Unë.
Në jetë, në art vrasësit më të mëdhenj janë frikacakët. Mjeshtëria e tyre; gjuajtja në gabime, dhelpëria.
Ti mëso të duash vogëlush. Ti mëso të ecësh me këmbët e tua mbi të keqen mbi të mirën, mendo me kokën tënde kurrë mos pështyj në dashuri, as në pleh; Mallkim i fisit. Shkolla jote antike; të dish të çelësh derën e shtëpisë Në çdo kohë, Të dish të thuash fjalën kur duhet thënë. Urrejtja është më e rëndë se vrasja.
Me ditë me shikon nga krevati i vjetër; spitali tepër i vogël për dhimbjet e tua për shtatë plagët e tua për ditët, për netët e tua plot klithje.
spitali tepër i vogël i vogël tepër spitali nën te Danubi i thellë e i kaltër. A thua tërë jetën do të na vijë era jod sëmundje, murtajë do pështyjmë gjak e vrer, a thua tërë jetën t’i dezinfektojmë plaçkat, ëndrrat, fjalët. A thua edhe këtë ditë do ta kalojmë në spital. Të shikoj; në syrin tënd flaka, etja, qielli, Në syrin tënd asnjë dredhi, asnjë mllef pastërtia e syrit tënd më ka përpirë të tërin. Në fund të syrit tënd hap fatin tim të kobshëm. Ai nuk jam Unë Ai nuk je TI Kush jam, kush je? Syri yt mbyllet, dhe frëngjia në Kullë. Poezia më e bukur ende s’është shkruar as do të shkruhet përderisa zhytësit ende jetojnë Vogëlushi im, thellësia mashtron, vetëm largon nga e vërteta dhe çdo fund është tragjik. Po ç’ka aty poshtë në materie Miu i Bardhë, antimateria.
Do të vijë koha kur do të më hapësh si një libër të vjetër psalmesh kur do të mësoj të ecësh nëpër pluhurin tim por koha ecën shpeshherë në shpinë të breshkës.
A thua na u sosën fjalët, këngët, na mundi ëndrra, udha, a thua edhe kjo ditë po na lë me shpirt ndër dhëmbë.
Ti je më i madh, vogëlush, më i fortë se ky spital për inat këtë ditë ta sosim deri në fund. Lum Lumi./ KultPlus.com
Unë, biri yt, Kosovë t’i njoh dëshirat e heshtura, t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj, t’i njoh vuatjet, gëzimet, vdekjet, t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tuka të kulluara; ta di gjakun që të vlon në gji, dallgën kur të rrahë netëve t’pagjumta e të shpërthej do si vullkan:- më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë. Unë biri yt./ KultPlus.com

Diellin ta shikosh nga hija e plepit Dhe ta matësh Kur hijen tënde s’mund ta kapërcesh më Qenit ruaju se të kafshon ajo kafshë shtëpiake Besnik i madh i Njeriut Nga kafshimi i gjarprit mund të shpëtosh Macen nxirre nga fjalori yt gjithsesi Ajo s’është simbol i kohës sate as i artit tënd
(Unë gjithmonë ia kam frikën edhe Lules edhe Femrës)
Kur të flasësh fol të dëgjohesh në bjeshkë të dëgjohesh në shkretëtirë Për të dytën herë mbetesh pa kokë ose kush nuk të beson: Sa më pak shikoje veten në pasqyrë Dhe kurrë mos mendo: I pari Ai që ka ekzistuar para teje jam UNË Ai që do të kujdeset për ditët e mia të mbrama Për ëndrrat e mia e qetësinë je Ti Me pleh kurrë mos u pajto: Nxirre në gjysmë të natës në pikë të vapës Asgjë mos rrit asgjë mos krijo me dhunë Rast i humbur nuk je edhe pse pylli dendësohet Mund ta kalosh natën në Kullën time të vetmuar në botë Dhe si të duash Ti Lumi Kryesorja: jetën ta jetosh pa e vrarë Dhe pa të mbetur në këmbë ndonjë therrë e saj e zezë Bashkudhëtari im Ta provojmë vetveten derisa kemi frymë./ KultPlus.com
A thua është dita jote e fundit në spital do t’i biem deri në fund a thua edhe kësaj dite të lodhur në orën e familjes.
Nuk të kam sharë as nuk të kam rënë kurrë vetëm të kam thënë; Ai në hapsirë atje larg jam Unë.
Në jetë, në art vrasësit më të mëdhenj janë frikacakët. Mjeshtëria e tyre; gjuajtja në gabime, dhelpëria.
Ti mëso të duash vogëlush. Ti mëso të ecësh me këmbët e tua mbi të keqen mbi të mirën, mendo me kokën tënde kurrë mos pështyj në dashuri, as në pleh; Mallkim i fisit. Shkolla jote antike; të dish të çelësh derën e shtëpisë Në çdo kohë, Të dish të thuash fjalën kur duhet thënë. Urrejtja është më e rëndë se vrasja.
Me ditë me shikon nga krevati i vjetër; spitali tepër i vogël për dhimbjet e tua për shtatë plagët e tua për ditët, për netët e tua plot klithje.
spitali tepër i vogël i vogël tepër spitali nën te Danubi i thellë e i kaltër. A thua tërë jetën do të na vijë era jod sëmundje, murtajë do pështyjmë gjak e vrer, a thua tërë jetën t’i dezinfektojmë plaçkat, ëndrrat, fjalët. A thua edhe këtë ditë do ta kalojmë në spital. Të shikoj; në syrin tënd flaka, etja, qielli, Në syrin tënd asnjë dredhi, asnjë mllef pastërtia e syrit tënd më ka përpirë të tërin. Në fund të syrit tënd hap fatin tim të kobshëm. Ai nuk jam Unë Ai nuk je TI Kush jam, kush je? Syri yt mbyllet, dhe frëngjia në Kullë. Poezia më e bukur ende s’është shkruar as do të shkruhet përderisa zhytësit ende jetojnë Vogëlushi im, thellësia mashtron, vetëm largon nga e vërteta dhe çdo fund është tragjik. Po ç’ka aty poshtë në materie Miu i Bardhë, antimateria.
Do të vijë koha kur do të më hapësh si një libër të vjetër psalmesh kur do të mësoj të ecësh nëpër pluhurin tim por koha ecën shpeshherë në shpinë të breshkës.
A thua na u sosën fjalët, këngët, na mundi ëndrra, udha, a thua edhe kjo ditë po na lë me shpirt ndër dhëmbë.
Ti je më i madh, vogëlush, më i fortë se ky spital për inat këtë ditë ta sosim deri në fund. Lum Lumi./ KultPlus.com
Per kete toke gjaku ka rrjedhur e prinderit tane kryet e kane lene; kambana te medha kane mbetur ne jeten tone per kete toke ata qe nuk jane me – e ju si te doni quajeni kete toke – muze emrin e ka, dashuri emrin e ka; o si te doni quajeni por asnje fjale te keqe per prinderit tane, njerez te mire, asnje fjale, se kutjimi na i verbon syte. Asnje fjale te keqe, thashe, se ata gjithcka jane bere per kete toke, se ata ishin trima mbi trima dhe, – nese ndokush ka vdekur duke kenduar – ata vdiqen maje hanxharit te dushmanit me kenge ne goje, nese ndokush s’ka kthyer nga rruga – ata i kerkuam; nese ndokush ka dashuruar me jete lirine – ata ishin. Se ata mikun kurre ne bese nuk e kane prere dhe, – nese ndokush ka vdekur duke kenduar,- ata vdiqen maje hanxharit te dushmanit me kenge ne goje, – nese ndokush s’ka kthyer nga rruga, – ata i kerkuam, nese ndkush ka dashuruar me jete lirien, – ata ishin. E ju si te doni quajeni kete toke – muze emrin e ka, dashuri emrin e ka; o si te doni, vetem mallkim jo se per kete toke gjaku ka rrjedhur, i nxehte ka rrjedhur…/ KultPlus.com
Koha është të duhemi, të kesh besim në mua kur të them: Trime, të kem besim në ty kur më thua: Trim. Për kokën time kryeneçe shumë kurthe ngrite, shumë e pushkët mbushi babai yt, fisi yt, një mijë e një të zeza kurdise ku do t’ma zije pritën. E nën një kulm banonim, nga frëngjia me ditë më peshove, me ditë lexoja Shekspirin në hijen e Kullës, se mos do të takoj te kroni i shpresave. Ma ruaj syrin, dashuria ime, ma ruaj shpinën nga dielli, nga acari! Kam frikë se ma therin syrin cubat e territ, kam frikë se më vrasin pas shpine të pabesët. Dashuria ime, ma zgjat dorën ta kapërcejmë këtë ujë të madh, i huaj s’jam as vij nga tokë e vdekshme. Në fund të livadhit të kositur a po sheh: ai kali i bardhë është yni tash e përgjithmonë. Më shikon drejt në sy, lëri zënkat, fjalët, sharjet. Unë do të sjell Lulen nga zemra e Bjeshkës, do ta ndez llambën në Kullë, do ta hedh farën në tokën e re. Kur të desha, çoje dashuri pas shtatë katundeve e të rënat të forta i kishe. Kur më deshe, çoja dashuri me një grua të marrë e mëhalla jehonte nga shpifjet. Na iku jeta, trime, si s’menduam pak edhe për vete. Koha është të duhemi. / KultPlus.com
Diellin ta shikosh nga hija e plepit Dhe ta matësh Kur hijen tënde s’mund ta kapërcesh më Qenit ruaju se të kafshon ajo kafshë shtëpiake Besnik i madh i Njeriut Nga kafshimi i gjarprit mund të shpëtosh Macen nxirre nga fjalori yt gjithsesi Ajo s’është simbol i kohës sate as i artit tënd
(Unë gjthmonë ia kam frikën edhe Lules edhe Femrës)
Kur të flasësh fol të dëgjohesh në bjeshkë të dëgjohesh në shkretëtirë Për të dytën herë mbetesh pa kokë ose kush nuk të beson: Sa më pak shikoje veten në pasqyrë Dhe kurrë mos mendo: I pari Ai që ka ekzistuar para teje jam UNË Ai që do të kujdeset për ditët e mia të mbrama Për ëndrrat e mia e qetësinë je Ti Me pleh kurrë mos u pajto: Nxirre në gjysmë të natës në pikë të vapës Asgjë mos rrit asgjë mos krijo me dhunë Rast i humbur nuk je edhe pse pylli dendësohet
Mund ta kalosh natën në Kullën time të vetmuar në botë Dhe si të duash Ti Lumi Kryesorja: jetën ta jetosh pa e vrarë Dhe pa të mbetur në këmbë ndonjë therrë e saj e zezë Bashkudhëtari im Ta provojmë vetveten derisa kemi frymë./ KultPlus.com
Diellin ta shikosh nga hija e plepit Dhe ta matësh Kur hijen tënde s’mund ta kapërcesh më Qenit ruaju se të kafshon ajo kafshë shtëpiake Besnik i madh i Njeriut Nga kafshimi i gjarprit mund të shpëtosh Macen nxirre nga fjalori yt gjithsesi Ajo s’është simbol i kohës sate as i artit tënd
(Unë gjthmonë ia kam frikën edhe Lules edhe Femrës)
Kur të flasësh fol të dëgjohesh në bjeshkë të dëgjohesh në shkretëtirë Për të dytën herë mbetesh pa kokë ose kush nuk të beson: Sa më pak shikoje veten në pasqyrë Dhe kurrë mos mendo: I pari Ai që ka ekzistuar para teje jam UNË Ai që do të kujdeset për ditët e mia të mbrama Për ëndrrat e mia e qetësinë je Ti Me pleh kurrë mos u pajto: Nxirre në gjysmë të natës në pikë të vapës Asgjë mos rrit asgjë mos krijo me dhunë Rast i humbur nuk je edhe pse pylli dendësohet
Mund ta kalosh natën në Kullën time të vetmuar në botë Dhe si të duash Ti Lumi Kryesorja: jetën ta jetosh pa e vrarë Dhe pa të mbetur në këmbë ndonjë therrë e saj e zezë Bashkudhëtari im Ta provojmë vetveten derisa kemi frymë./KultPlus.com.
Koha është të duhemi, të kesh besim në mua kur të them: Trime, të kem besim në ty kur më thua: Trim. Për kokën time kryeneçe shumë kurthe ngrite, shumë e pushkët mbushi babai yt, fisi yt, një mijë e një të zeza kurdise ku do t’ma zije pritën. E nën një kulm banonim, nga frëngjia me ditë më peshove, me ditë lexoja Shekspirin në hijen e Kullës, se mos do të takoj te kroni i shpresave. Ma ruaj syrin, dashuria ime, ma ruaj shpinën nga dielli, nga acari! Kam frikë se ma therin syrin cubat e territ, kam frikë se më vrasin pas shpine të pabesët. Dashuria ime, ma zgjat dorën ta kapërcejmë këtë ujë të madh, i huaj s’jam as vij nga tokë e vdekshme. Në fund të livadhit të kositur a po sheh: ai kali i bardhë është yni tash e përgjithmonë. Më shikon drejt në sy, lëri zënkat, fjalët, sharjet. Unë do të sjell Lulen nga zemra e Bjeshkës, do ta ndez llambën në Kullë, do ta hedh farën në tokën e re. Kur të desha, çoje dashuri pas shtatë katundeve e të rënat të forta i kishe. Kur më deshe, çoja dashuri me një grua të marrë e mëhalla jehonte nga shpifjet. Na iku jeta, trime, si s’menduam pak edhe për vete. Koha është të duhemi. / KultPlus.com
Qeshu njëherë Lumi Mure të forta kemi të larta As vdekja të përbirohet Kullë prej guri më Oso Kukë Shkodrani s’e pat S’u marrim dorë Zjarrit as Ujit të Madh Vezën e fatit majë oxhaku Lejlek i bardhë e çokat do çelë njëherë Do e ruajnë qen Sharri Sorra gjarpërinj minj do i qesin fare Midis kopshtit do rritet ’i lis thik në qiell një lumë nuk do shter kurrë Lumi Nën vetull të Bukurës së Dheut lulegjakun do e vadis Do i biesh fyellit ti Nuk do hamë bukë thatë Nuk do na përgjaken këmbët Majës As e ngulim kot gozhdën Qumësht shpenish do pijmë Do hamë mish kaprojsh
Më shumë se bukë më shumë se krip do ketë Nga qoftëlargu ruana Zot Sarcoma leukemia ç’janë Zorra qorre testimi nervor ndërrim kohe një teshme gaz Do mbretërojë qetësi varri Mjekë më shumë ka se njerëz Njëmijë vjet qe besa do jetosh Lumi Do shkoj verës në Ulqin do e mbys peshkaqenin Në stepe do të dal do e gjuaj ariun polar Damask Halep do i pushtoj prapë Te ndonjë arnaut te ndonjë arab do e kërkoj Llampën e Alajdinit E lirojmë katallanin në dhomën tënde Do jetë i urtë si çdo vdektar Të mbron nga syri i keq derisa unë çel pyllin rreth shtëpisë arinj peshkaqen derisa gjuaj Në Horën Arbëreshe shkel pastaj Me Don Vito Korleonen do zbresim në fund të deteve
Arin e mbretërive ta nxjerrim Të mos ketë të varfër në botë urie-padrejtësie kush të mos vdesë Në Palermo do i mbyllim Katakombet e Kampuçit Nuk mund e shoh një fëmijë si rri aq qetë mes gjithë atyre kufomave As në ëndërr nuk mund e shoh Do t’u vemë dryrin e harresës Lumi të gjitha do t’i kemi Të gjitha Ha ha ha Ende më beson a marroçi im i vogël Unë rrej bre më shumë se Dreni se Iliri Rrej më shumë se krejt Ulpiana Dardania Vetëm ti do jetosh njëmijë vjet Zotynë Ha ha ha Ha ha Ha Malum o Lumi Paris, 1981, Ulpianë, 2001 / KultPlus.com