Poezi nga Besa Muftiu
Unë nuk kam më miq
Por numra telefoni që fillojnë të gjithë me zero-zero
Unë nuk kam më miq,
Por një bllok shënimesh ku të rreshtuar rrinë emra dhe adresa
Unë nuk kam më miq
Por copëra kujtimesh të paçmueshme tani nga mungesa….
Miqtë e mi janë nisur
nëpër botë
I vogël ish atdheu por edhe bota gjithashtu
Tepër e vogël bota për të gjitha ëndrrat tona./ KultPlus.com