‘Atdheu është dhimbje , është dhimbje, një prill i pikëlluar në shpirt’

Poezi nga Bilal Xhaferri

Atdheu është dhimbje , është dhimbje.
një prill i pikëlluar në shpirt.
atdheu është kryqi , është kryqi
e mban – dhe të mban ty në shpirt.

atdheu është toka e premtuar.
ti shkel si një zot dhe se ka nden këmbë.
atdheu ska fjalë, ka sy të trishtuar.
vdes dashuria në dashuri që të cmend.

atdheu është buka e uritur.
të iken nga duart e dot nuk të ngop
ënderr dhe ankth dhe shpresë e sfilitur
me sytë n’erresirë vetveten kërkon.

atdheu është varr i hapur, është varr.
një jete drejt tij shkon me besë që lind.
në një pike loti mbyt lotin fatvrarë.
në një pikë loti lirinë e lind.

atdheu yt i vogli , i vogli
ai hyjnori i pavdekshmi si loti/KultPlus.com

‘Eja, trishtim, eja me hapa fletësh që bien nga degët’

Poezi nga Bilal Xhaferri

Eja, trishtim,
eja me hapa fletësh që bien nga degët,
eja me hapa shiu që këputet nga fletët…
Eja trishtim,
eja me hapa tingujsh që dridhen në mbrëmje,
eja me hapa zemrash që rrahin me dhimbje…
Eja, trishtim,
o prehër i ëmbël që nuk më braktise kurrë,
o strehë e qetësisë sime,
o ëndërrime të mia,
o gji i shpresës sime.
Eja, trishtim,
trishtim,
eja./ KultPlus.com

Kosova

Poezi nga Bilal Xhaferi 

Me ndarje dhe nënndarje gjeografike
Me ndarje dhe nënndarje historike
Kosova
Që nga ujrat e kulluara të Ohrit
Deri në errësirën e minierave të Mitrovicës
Që nga brigjet e kaltra të Ulqinit
Deri në Qelekullën e në fushën e Nishit
Kosova
Fushë e begatshme me fruta e grunore
Që bie erë pranverës e tëra lule molle
Kosova me male kreshnike
Male të zhveshur me pisha e bredhishte
Që e rrahin qiellin me krahë shqipesh
Që e dehin diellin me aromë rreshire
Që e ndezin qiellin me zbardhëllimë dëbore
Kosova
Krahinë shqiptare që në fillim të saj
Tokë e Manastirit
E Prizerenit
E Plavës dhe e Gucisë
Tokë e legjendave legjendare të Gjergj Elez Alisë
Kosova
Legjendë e mbetur në rrugëkryq të historisë
Kosova
Gjithnjë ashtu si gjithnjë
Me dhëmb të shtrënguar e me shpirt ndër dhëmbë
Kosova
Ku shqiptarët flasin një gjuhë dhe dëgjojnë dy gjuhë
Kosova gjithnjë ashtu. / KultPlus.com

Baladë çame

Nga Bilal Xhaferri

Ylberi, si një përshëndetje e përlotur lamtumirë,
u zhduk matanë largësive,
mbi kreshtat e flakëve,
nëpër shi…

Matanë largësive u zhduk e përflakur Çamëria
dhe të gjitha rrugët tona shpien në veri.
Ulërin era e Mesdheut mbi trojet e lashta epirote,
mbi të shtrenjtat troje tona stërgjyshore.

Në kullotat e braktisura kullosin rrufetë.
Ullishtet e pavjelura gjëmojnë si dallgë nëpër bregore.
Dhe kudo toka çame,
mbuluar nga retë,
rënkon e mbytur në gjak e lot,
e mbetur shkretë,
pa zot.

Na e tregojnë drejtimin plumbat, që vërshëllejnë në errësirë.
Na e ndriçojnë rrugët flakët, që gjithë tokën kanë përpirë
Pas shpinave tona përplas tufani dyert e shkallmuara të shtëpive
dhe rrugët zgjaten e zgjaten si veri.

Ne, popull muhazhir, ecim nëpër shi…
Lamtumirë, Çamëri! / KultPlus.com

Eja trishtim

Poezi nga Bilal Xhaferri

Eja, trishtim,
eja me hapa fletësh që bien nga degët,
eja me hapa shiu që këputet nga fletët…
Eja trishtim,
eja me hapa tingujsh që dridhen në mbrëmje,
eja me hapa zemrash që rrahin me dhimbje…
Eja, trishtim,
o prehër i ëmbël që nuk më braktise kurrë,
o strehë e qetësisë sime,
o ëndërrime të mia,
o gji i shpresës sime.
Eja, trishtim,
trishtim,
eja./ KultPlus.com