Po mendoja për një varg ëndrrash ku asgjë nuk del në sipërfaqe, çdo gjë rri poshtë aty ku plagë ka marrë dhe ndalet përfundimisht. Nuk po e vrisja mendjen për ndonjë gjë të veçantë porsi në një ëndërr, kur dikush zgjohet dhe ulërin. Asgjë edhe aq e veçantë, thjesht po mendoja për një varg ëndrrash./KultPlus.com
Po mendoja për një varg ëndrrash ku asgjë nuk del në sipërfaqe, çdo gjë rri poshtë aty ku plagë ka marrë dhe ndalet përfundimisht. Nuk po e vrisja mendjen për ndonjë gjë të veçantë porsi në një ëndërr, kur dikush zgjohet dhe ulërin. Asgjë edhe aq e veçantë, thjesht po mendoja për një varg ëndrrash.
Njerëz ejani dhe mblidhuni kudo që jeni anembanë, shihni se rreth jush ujërat po pluskojnë e kur së shpejti do të shpërthejnë gjer në kocka do të lageni. Për kohën tuaj duhet të luftoni që ta shpëtoni përndryshe do të fundoseni porsi një gur nëse nuk mësoni not sepse kohët po ndryshojnë.
Shkrimtarë dhe kritikë që me pendë bëni profeci këtu ejani, bëni sytë katër sepse erdhi shansi juaj, fjalët që thoni matni mirë a nuk e shihni që bota po vërtitet dhe nuk dihet se në emrin e kujt do të ndalojë ai që ka humbur sot nesër do të fitojë sepse kohët po ndryshojnë?
Senatorë dhe kongresmenë ju lus që ta dëgjoni këtë thirrje aty tek dera mos qëndroni kalimin tutje mos e bllokoni, ai që sot lëndohet nuk do të mund të shërohet, atje jashtë seç ka një luftë nga dridhjet dritaret do t’ua shkund edhe muret do t’jua plasaritë sepse siç e shihni kohët po ndryshojnë.
E pra, nëna dhe baballarë brenda vendit kudo që të jeni ju lus që mos të kritikoni atë që dot s’mund ta kuptoni, siç e shihni bijtë dhe bijat tuaja më nuk mund t’i komandoni idetë tuaja të vjetra ndjeshëm po dalin nga moda, ju lus që këtë rrugë të re ta merrni dhe të reflektoni sepse kohët po ndryshojnë.
Perdja ka rënë tashmë mallkimi ka dalë ai që sot është i shpejtë nesër do të shkojë fare ngadalë, e tashmja do të shkrihet të thërmohet të nesërmen veçse e shkuar do të bëhet, kjo hierarki po rrënohet e po shembet shpejtazi, ai që sot është i pari nesër krejt i fundit do të jetë sepse kohët, po, kohët po ndryshojnë…
“Kohët po ndryshojnë” është një prej këngëve më të njohura të Dilanit, kantautorit amerikan që fitoi Çmimin “Nobel” në Letërsi. Kënga u bë sidomos e famshme viteve të fundit, prej Steve Jobs, i cili në biografinë e tij e përmend si një prej frymëzimeve më të mëdha. /KultPlus.com
Kur shiu tërsëllin në fytyrën tënde, Dhe e gjithë bota të është qepur pas, Mund të të ofroj një përqafim të ngrohtë Që të ndjesh dashurinë time.
Kur shfaqen hijet e mbrëmjes dhe yjet E kur askënd nuk ke të të fshije lotët, Mund të të shtrëngoj për një milion vjet Që të ndjesh dashurinë time.
E di që mendjen nuk e ke mbledhur ende Por unë kurrë nuk do të të bëja keq, Këtë e kam ditur qysh prej çastit që u takuam Dhe në mendjen time s’ka asnjë dyshim, vendin ku e ke.
Do të vuaja urie, në blu dhe në zi do të nxihesha, Do të zvarritesha për ty, përgjatë rrugës, Nuk ka asgjë të cilën nuk do ta bëja për ty, Që të ndjesh dashurinë time.
Stuhitë po trufullojnë mbi detin zemërak, Dhe mbi rrugën e pendesës, Erërat e ndryshimit po fryjnë të egra dhe të lira, Dhe ti ende nuk ke parë askënd si unë, kurrë!
Mund të të beja të lumtur, ëndrrat t’i përmbushja, Nuk ka asgjë për ty që s’do ta beja. Për ty do të shkoja deri në fund të botës, Që të ndjesh dashurinë time.
Unë jam burrë në vuajtje të vazhdueshme Kam pas telashe gjatë gjithë ditëve të mija Do t’i them lamtumirë Kolorados Aty ku linda dhe pjesërisht u rrita
Nëpër këtë botë të hapur jam i detyruar të eci Nëpër akull, borë, breshër e shi Mëngjeseve mbi hekurudhë jam i detyruar të kaloj E, ndoshta do vdes një ditë në atë tren
Nëna jote thotë që unë jam i huaj Fytyrë që ndoshta s’do e shihni më Por ja një premtim për gjithë juve: Do takohemi në bregun e artë të Zotit
Unë do e bëj një të kthyer në Kolorado Në vendin prej nga jam nisur Se po ta dija që më dhuronit aq shumë dhimbje Zemër, s’do të kisha ardhur kurrë.