N’kohën kur Natyra me dellin e saj t’fuqishëm, fëmijë të përçudnueshëm pillte për çdo ditë, ma kish anda t’jetoja pranë nji viganie, si te kambët e mbretneshës nji dac epsharak.
Do t’doja me i pa trupin që i lulzon bashkë me shpirtin e me u rritë lirisht ndër lojna të saja t’tmerrshme. Me hetue a mban gjallë nji flakë të errët në zemër mes mjeg’llash të lagështa që n’sytë e saj notojnë.
T’përshkohem për qejf nëpër format e saj, ndër t’gjujve shpatije t’zvarrisem dalëngadalë e verës ngajherë, kur diej rraskapitës
t’lodhun e shtrijnë për t’gjatë fushnajës, të kotem i shkrimë nën hije t’gjinin t’saj, si fshat i paqtë që rrin te kambët e malit.
Në rregull, derisa jemi duke kremtuar me mirësi sonte dhe derisa muzika e trentë klasike më pushton nga radioja ime e vockël, po e ndez një puro të këndshme dhe po e kuptoj se ende jam goxha i fortë dhe se shekulli i XXI gati më ka zënë Po eci pa u ndier drejt orës 5 të mëngjesit në këtë natë të errët. Pesë macet e mia hyjnë e dalin, duke më kërkuar, i kam përkëdhelur, u kam folur, ato janë plot me frika të tyre vetjake të farkëtuara nga shekujt e mëparshëm të vrazhdësisë dhe keqtrajtimit por kujtoj se ato më duan aq sa munden, sidoqoftë, ajo që po përpiqem të them këtu është se të shkruarit tash është po aq ngazëllyese dhe i marrë dhe bash rrezikim i madh për mua aq sa ka qenë gjithmonë, ngase vdekja pas gjithë këtyre viteve shëtit nëpër dhomë me mua tash dhe më flet me butësi, duke më pyetur, a mendon se ende je shkrimtar i vërtetë? A je i kënaqur me atë që ke bërë? dëgjo, lërmë ta pi një nga ato purot. Shërbehu, halabake, i them. Vdekja e ndezë dhe ne rrimë ndenjur pa folur për një copë herë. mund ta ndiej këtu me mua. A nuk të merr malli për egërsinë e rinisë? Më në fund më pyet. Jo edhe aq shumë, i them. Por a nuk të vjen keq për gjërat që kanë tretur? Aspak, i them. A nuk të mungojnë, Ajo më pyet me dredhi, vashat që të futeshin nëpër dritare? E gjitha që sillnin ishin lajme të këqija, i them asaj Mirëpo iluzioni, ajo thotë, a nuk të mungon iluzioni? Ta merr mendja, pse ty jo, a? e pyes. Unë nuk kam iluzione, ajo thotë trishtueshëm. Më fal, kam harruar për një gjë të tillë, i them, pastaj i afrohem dritares. I patrembur dhe çuditërisht i kënaqur për të shikuar shkrepjen e agut të ngrohtë./ KultPlus.com
Rruga rreth e rrotull zjente e zhurmonte. Veshur në të zeza në dhimbje madhështore, një grua shkoi duke tundur plot salltanet, kindet e dantellat e fustanit të saj të gjatë
Po pija në mejhane i përhumbur, tapë e ekstravagant kur ajo kaloi para meje, me kembë prej statuje e fisnike si shqiponjë. E, thellë në sytë e saj, qiell gri ku lind urugani, pashë embëlsinë që magjeps e epshin që vret…
Ish një vetëtimë verbuese e pastaj u bë… natë! O bukuri kalimtare që më bëre të fluturoj me krahë, vallë, s’do të shoh më, në këtë jete a në eternitet?
Ajo iku e humbi mes turmës! S’do t’a shihja kurrë! Nuk dija ku vinte e as ajo s’dinte ku shkoja unë. Por, oh, qeshë i bindur! Po, qeshë i sigurtë! Ajo do ish gruaja që do të kisha dashuruar…/ KultPlus.com

Ajo iku e humbi mes turmës! S’do t’a shihja kurrë! Nuk dija ku vinte e as ajo s’dinte ku shkoja unë. Por, oh, qeshë i bindur! Po, qeshë i sigurtë! Ajo do ish gruaja që do të kisha dashuruar…/KultPlus.com
Rruga rreth e rrotull zjente e zhurmonte. Veshur në të zeza në dhimbje madhështore, një grua shkoi duke tundur plot salltanet, kindet e dantellat e fustanit të saj të gjatë
Po pija në mejhane i përhumbur, tapë e ekstravagant kur ajo kaloi para meje, me kembë prej statuje e fisnike si shqiponjë. E, thellë në sytë e saj, qiell gri ku lind urugani, pashë embëlsinë që magjeps e epshin që vret…
Ish një vetëtimë verbuese e pastaj u bë… natë! O bukuri kalimtare që më bëre të fluturoj me krahë, vallë, s’do të shoh më, në këtë jete a në eternitet?
Ajo iku e humbi mes turmës! S’do t’a shihja kurrë! Nuk dija ku vinte e as ajo s’dinte ku shkoja unë. Por, oh, qeshë i bindur! Po, qeshë i sigurtë! Ajo do ish gruaja që do të kisha dashuruar…/ KultPlus.com
Për të ngritur një peshë kaq të madhe, Guximi yt, Zisif, do të na duhej! Edhe pse punohet me qëndrueshmëri, Arti është i gjatë dhe Koha e shkurtër. Larg nga varret e lavdishme në një varrezë të humbur zemra ime si një tambure në zi, rreh në marshe funebre.
Shumë bizhuteri flen të varrosura në errësirë dhe në harrim, larg nga shatat dhe nga sondat. Shumë lule zbrazin kundër dëshirës parfumin e tyre të ëmbël si një sekret në vetmitë e thella. / KultPlus.com