Ditë e paharruar

Poezi nga Dhurata Vreshti

Ah ç’më dhemb ky shpirt i ngricuar.
Për atë tokë që me thikë e cunguar
Mbi 40 vjet shtëpi e bukur, ndërtuar
E morën dhe copë-copë e gjymtuan

As të ligjësuan me një leje ndërtimi
S’ta dhanë një ditë këta shkatërrimtarë
Tiranën po e presin që kur vjen agimi
Si trupin e një kafshe me shumë damarë.

Gjaku i saj rrjedh e asnjë për be nuk flet
Këtij vendi diktatura sikur ju kthye për jetë
Përjetë dhimbja ndihet përtej në oqean
Shumica heshtin, frikacakët. nuk thonë asnjë fjalë

Të therën e me gjakun tënd ngrejnë dolli
Ah, vendi im i dashur ç’plagë e dhimbje ndjen ti
E keqja që ta sollën as nga turq grekë e serbë.
Ta shtuan batakçinjtë që të shesin me kaq shpejt.

Mbi trupin tënd të bukur po bëjnë autopsi
Në këtë tokë që ka kaq shumë bukuri
S’je ende e vdekur, moj Tirane bukuroshe
Ke vajza e djem trima që i rrite shkollove.

Me mallin tënd rrugëve botën ndriçojnë
Ty s’të kanë harruar, moj nuse me kurorë
Lulet e pemët t’i thanë që grykën ta kanë zënë
Si në perde të zezë mbi kokë ta kanë vënë

Ah, sa dua ta nxjerr këtë dhimbje të fortë
Në ditën që më nxjerr vetëm lotë, lotë
Thellë shpirtit sa dua për ty, atdheu im
Sa vuaj që s’u bëre nuse për nusërim

Ah s’arrij ta qetësoj këtë shpirt dot
As liqenin me dallgë, as retë që zbardhojnë
As këtë fllad që flokët m’i përkëdhel ngrohtë
Ah, këtë dhimbje askush s’po ma shëron dot

Nëse do kishe dasëm të gjithëve do na ftoje
Do kërcenim e lodronim me gaz e pa droje
Por ti mëma Shqipëri ke plagë që lëngojnë
Shpirtin tënd bijte e tu do ta shërojnë
Mblidhi shqipja ime bijtë e tu nëpër botë.
Kujtoja se i ka lindur e i ka rritur kjo tokë.