Është një qiell tjetër, gjithmonë i kthjellët dhe i qartë, Dhe është një shkëlqim tjetër dielli, ndonëse duket të jetë errësirë; S’kanë rëndësi pyllishtet e zbehura, Austin, S’kanë rëndësi fushat e heshtura — Këtu është një pyll i vogël, Me gjethe të bleruara përherë; Këtu është një kopsht i ndritur; Ku kurrë një brymë s’ka rënë; Në lulet e tij të që nuk vyshken Dëgjoj bletën e praruar të gumëzhijë: Prithee, vëllau im, Eja në kopshtin tim./ KultPlus.com
AMHERST, MA – SEPTEMBER 4: A daguerrotype of Emily Dickinson at age 16, is displayed at the Emily Dickinson Museum in Amherst, Wednesday, Sept. 4, 2013. (Photo by Wendy Maeda/The Boston Globe via Getty Images)

Hëngri e piu të vyerat fjalë, Shpirti vigan i ishte bërë; Harroi krejt se qe i varfër Dhe se trupn’ e kish rërë. E ky amanet flatrash ishte Veç një libër, ditëve sterrë Teksa vallëzonte. Eh ç’liri Që sjell një shpirt pa frerë!
Përktheu: Edon Qesari/ KultPlus.com
(Photo by Wendy Maeda/The Boston Globe via Getty Images)
Piva një gllënjkë jetë – Po të tregoj se sa kam paguar për të – Pikërisht sa një egzistenë e tërë. “Çmim’ i tregut”, më thanë. Dhe paskëtaj më peshuan – kokërr për kokërr. Dhe fibrat mi llogaritën fije më fije. Në fund më dhanë vlerën e Qenies sime – Sa një gram parajsë!
Përktheu: Herman Çuka / KultPlus.com
AMHERST, MA – SEPTEMBER 4: A daguerrotype of Emily Dickinson at age 16, is displayed at the Emily Dickinson Museum in Amherst, Wednesday, Sept. 4, 2013. (Photo by Wendy Maeda/The Boston Globe via Getty Images)
Kurrë nuk pashë kënetë Kurrë nuk pashë unë det; Por di sesi është shqopa, Di edhe si dallga ngjet.
Me Zotin kurrë nuk fola Në Parajsë kurrë s’kam qënë; Por e njoh mirë atë vënt Sikur leje t’më kishnë dhënë.