Poezi nga Eneida Gjonbalaj
Një herë në një kohë,
unë ndihesha nostalgjike
për një vetvete që nuk ekzistonte kurrë.
Dhe kur shikoja qiellin,
horizonti më fliste
në një gjuhë që ishte harruar.
Ndoshta nuk ka qenë kurrë aty.
Një herë në një kohë.
Unë ndihesha melankolike
për ty.
Ti ke jetuar në një dimension tjetër.
Ne u takuam në një jetë tjetër.
Ne u puthëm mes kohësh.
Një herë në një kohë.
Një sekond zgjati shumë,
dhe ne kemi ndjerë dashuri.
Ne nuk jemi nga këtu.
“Histori e humbur” shkruar nga Eneida Gjonbalaj, një nga poezitë finaliste në edicionin e pestë të konkursit mbarëkombëtar të poezisë ‘KultStrofa’, organizuar nga gazeta online për kulturë KultPlus./ KultPlus.com