Ti nuk je krijesë e përbuzun, e mbrapsht. Jo, as rob, as djall nuk je! Ti nuk je mallkim për njerëzimin.
Je pjesë e pandashme pa të cilën nuk mund të mendohet jeta e njeriut – pa të cilën ajo nuk mundet me qenë… Femën, ti hymn i përjetshëm i përtërimjes, i gëzimit njerëzor, i vet jetës!
Ti bashkëluftare në rrugët për qëllimet e nalta njerëzore, për mbërrijtjen e lumnisë së të gjithë njerëzve, mbarë njerëzimit!
Lugut t’qiellit fluturojne rete hijeranda vedrat e territ tue derdhe mbi rruget e plasarituna- Nata e erret horizontet i mbylli…
Qiella tash bahet si cerep’i zi… Dhe pikat e para t’shiut hovshem leshohen mbi rruge e pullaze.
…Diku, nji za i piklluem, si ai i nanes mbi kufomen e birit t’vetem; thirrje e prekshme e dikujt, si ofshame, ne shushurimen e erret t’shiut- si klithje e femise t’humbun ne furtune…
Bie me rreshek…Shiu end pej t’panumert…Bie pika si plumbi, si kazmat e randa t’puntoreve… -O, si me dashte me shembe cdo gja ne ket nate t’merrshme!
Kujisin bagllamet e ndryshkuna ne kapaket e dritareve ku me hov sulmon shiu, frushkullon ere e furishme…Lebetisin kunorat e pemeve, ulurojne me za vajtues… E drita e zbehte dridhet ne dhomezen e erret plot myk, ku gurbetqaret t’rrasun fishek, nder skuta ku nuk pikon, andrrojne shtretnit e ngroht, trupat e lodhun me i clodhe…
Era terbueshem uluron mbi pullazet e came t’shtepive, dridhen trupat e ngrime nen leckat e mbulojes ne skutat e erreta t’dhomes, ne vorr per s’gjalli – te denuem per shfarosje…
Ferri i kesaj bote doren ua shtrin t’mjereve para se me hy ne parajsen e jetes s’amshueme!./KultPlus.com
Zhytem krejt n’bukurít e larme që ka pranvera Dhe me shpirt qafoj mbulojën e kaltërt t’pambarim N’zemër m’shtohet flaka, në krye i kthjellmi mendim I kthjelltë si qielli, i dashtun si e luleve era.
Unë s’njoha deri tash lojë ngjyrash as larmi- Gufime që si lule të shpirtit mugullojnë… Përqark âsht pranvera e n’zemër sytë e tu ndriçojnë Për ta më lëbyret mendimi, tretun në vetmi.
..E tash zhytem n’tbukurit’ që pranvera na e ka prû Dhe me shpirt qafoj mbulojën e kaltër t’pambarim I kthjelltë si qielli, i dashtun si sytë e tu!
Zbehet qielli n’agim dhe retë e purpurta, Perparese të kuqe varen n’largesi- Si n’anderr, dikur… Gurbetqarët ofshajnë, tue dalë prej birucave n’periferinë e largët e t’piklluemshme dhe trupat e dërrmueme ua lëmon fresku i vesës, puhija e parë mëngjesore…
Mëngjesi për ta asht – andërr e shartueme në zhgjandër t’zezë e t’mundimshme, thirrje e pamëshirshme për derdhjen e djersës e t’gjakut – qyteteve të largëta, rrugëve… për kafshatën e thatë- ai asht zgjim i idhët, plot andrrime për bukë, pse – cdo mëngjes asht mundim i ri, përbuzje e përulje, dita qe ka me sjellë tundime tër eja, ma të randa, shpërthen në mendje si agim’ i purpurt mbi nënkresën e shkyeme, si thirrjet e largëta, t’kuqrremta… Sepse – cdo mengjes asht nji thirrje e dhimbshme: – Bukë për sot, o jetë, pse shume buzë presin prej meje!
…Dhe vetëm nganjiherë, n’mbrendi, botnat e reja vetojnë hareshëm: dit’ ma t’lumtuna u bijnë atëherë në t’pame dhe rrugët bardhoshe, si amë lumenjsh, shkrihen, burojnë n’vetëdije dhe vizllojnë para syve: -Bukë do të ketë… dhe punë… -pëshpërisin buzët e dridhshme. -Votër të nxehtë për të gjithë! – dhe shikimi depërton në thellësi, zbulon botnat e meshehuna, dhe dalin para syve – fushat qytetet njerëzit… /KultPlus.com
Për ke në dritë ju qita, o djelm! Për ke ju rrita, o bij`? Pse u gëzova unë në jetë? — Nanën po e leni sot kur kryet me mburrje për ju e ngrita; kur futën e zezë e hoqa; kur zjarmin në votër pa frigë e ndezim në mbramje — kur sofrën ma thatë s`e shtrojmë! Në dheun e huaj shkoni? Atje — ku vesh s`ju marrin: ku vllau të vllanë me bisht të synit shikon e punën e vet soll kqyrë! Atje — ku bima ndër ara thahet nën hanë; ku grizhlat sqep-mprehta frytet e vjeshtës s`parit shkretojnë!
Atje — ku dheu i zi randë do t`ju peshojë mbi rreshtna pa etnit tuej për bri! Unë be po u qes, bre djelm — në trollin që shkelët si fëmi, në eshtnat e të parëve, në gjakun e derdhun për liri, në fatlumninë tuej e të nipave, në tamblin e gjive të mi` — m`i terni lotët që t`harroj çdo dhimbë: mos me u nda prej prehnit tim as vllau me vlla!/KultPlus.com
Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët e fëmijëve tanë dhe ata do të flasin për ne, ata do të gjykojnë për ne- (Breznitë veprat i gjykojn .. -ka thanë nji njeri i madh!)- dhe nuk do t’na dënojn, e dij, për belbëzimet tona, shtërzimet’ për gabimet-t’vogla e t’mëdha-për të mbërrimet tona… Pse-kush ka faj që prindet s’na lanë gadi kurrgja -pos vorreve dhe padijes; kush ka faj që aq kohë-errësija dhe vetmija- si mrazet e pranverës kanë mbyt filizat mu në farë?! Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët e fëmijëve tanë-breznitë, dhe ata do të dijnë për ne, se ne jemi pjella e Ditës së Re-dhe plot diell e dashni; do të dijnë për ne, e dij, dhe do t’ua kallxojnë me binduni fëmive të vetë si kemi ngallnjye, nga hini dhe vjetërsia,qytete t’reja, fabrika dhe katunde… si kemi shkrue kangë, si kemi thurë tregime- tue belbzue ebecenë dhe gjuhën vetë… (Dhe, ani, që të gjithë jemi marrë me çd! o gja, si me qenë mjeshtra çollakë, me pak dije po me shumë e shum vullnet…) /KultPlus.com
Zbehet qielli n’agim dhe retë e purpurta, Perparese të kuqe varen n’largesi- Si n’anderr, dikur… Gurbetqarët ofshajnë, tue dalë prej birucave n’periferinë e largët e t’piklluemshme dhe trupat e dërrmueme ua lëmon fresku i vesës, puhija e parë mëngjesore…
Mëngjesi për ta asht – andërr e shartueme në zhgjandër t’zezë e t’mundimshme, thirrje e pamëshirshme për derdhjen e djersës e t’gjakut – qyteteve të largëta, rrugëve… për kafshatën e thatë- ai asht zgjim i idhët, plot andrrime për bukë, pse – cdo mëngjes asht mundim i ri, përbuzje e përulje, dita qe ka me sjellë tundime tër eja, ma të randa, shpërthen në mendje si agim’ i purpurt mbi nënkresën e shkyeme, si thirrjet e largëta, t’kuqrremta… Sepse – cdo mengjes asht nji thirrje e dhimbshme: – Bukë për sot, o jetë, pse shume buzë presin prej meje!
…Dhe vetëm nganjiherë, n’mbrendi, botnat e reja vetojnë hareshëm: dit’ ma t’lumtuna u bijnë atëherë në t’pame dhe rrugët bardhoshe, si amë lumenjsh, shkrihen, burojnë n’vetëdije dhe vizllojnë para syve: -Bukë do të ketë… dhe punë… -pëshpërisin buzët e dridhshme. -Votër të nxehtë për të gjithë! – dhe shikimi depërton në thellësi, zbulon botnat e meshehuna, dhe dalin para syve – fushat qytetet njerëzit…
Zbulohet jeta e dëshrueme!…
Mëngjesi për ta asht andërr e kputun në zhgjandërr T’zezë e t’mundishme, thirrje e pamëshirshme për derdhjen e djersës e t’gjakut Qyteteve t’largëta, rrugëve… për kafshatën e thatë- ai asht zgjim i idhtë, plot andrrime për bukë. / KultPlus.com
Deshta, shum’ kam dasht-dishrue që me këng të trimnoj, me fjalen tënde të ndrydhun të ngrej fuqitë prej gjumit… këndova (dhe kur m’ishte ndalue) se liria do të vinte edhe për ty, të përbuzun.
këndova mbi ditët fatlume që do të lindshin, pa dhun, n’agimin e lirisë për ty me popujt këtu e ngjeti, mbi forc të bashkimit mbarë: mbi vrullin tand të mëshehun -unë, biri yt dhe-poeti.
po! n’errsinën e shtypjes së randë sa shkambi, ndëgjova thirrjet që të bana me dal n’dritë- pse për liri-me tjerë ke dhanë dhe ti djers e gjak si etnit.
kam dhanë, i dashtun…dhe sot, në liri- kur thembra e gjaksorit s’na shkel dhe dora pa pranga mbeti, me ty këndoj mbi fuqinë e ngjadhun nën yllin që na pri’ -unë, biri yt besnik dhe-poeti./ KultPlus.com
Lugut t’qiellit fluturojne rete hijeranda vedrat e territ tue derdhe mbi rruget e plasarituna- Nata e erret horizontet i mbylli…
Qiella tash bahet si cerep’i zi… Dhe pikat e para t’shiut hovshem leshohen mbi rruge e pullaze.
…Diku, nji za i piklluem, si ai i nanes mbi kufomen e birit t’vetem; thirrje e prekshme e dikujt, si ofshame, ne shushurimen e erret t’shiut- si klithje e femise t’humbun ne furtune…
Bie me rreshek…Shiu end pej t’panumert…Bie pika si plumbi, si kazmat e randa t’puntoreve… -O, si me dashte me shembe cdo gja ne ket nate t’merrshme!
Kujisin bagllamet e ndryshkuna ne kapaket e dritareve ku me hov sulmon shiu, frushkullon ere e furishme…Lebetisin kunorat e pemeve, ulurojne me za vajtues… E drita e zbehte dridhet ne dhomezen e erret plot myk, ku gurbetqaret t’rrasun fishek, nder skuta ku nuk pikon, andrrojne shtretnit e ngroht, trupat e lodhun me i clodhe…
Era terbueshem uluron mbi pullazet e came t’shtepive, dridhen trupat e ngrime nen leckat e mbulojes ne skutat e erreta t’dhomes, ne vorr per s’gjalli – te denuem per shfarosje…
Ferri i kesaj bote doren ua shtrin t’mjereve para se me hy ne parajsen e jetes s’amshueme!./KultPlus.com
Shushuritja e leht’ e t’panjohtunit më treti fare dhe agime t’kaltërta andrrova…
E nëpër kunor lakmish për ‘limtare- si lulja q’i jep qiellit lulzimin, rinin ja dhurova. Shkëlqyen yjet e qiellit si syt e tijë të thellë dhe të ndritshm dhe u shafit nën te e kërthnezta fuqi…
-Sonte shushurutja e leht’e t’panjohtunit më treti fare dhe agimet e kaltërta andrrova./ KultPlus.com
Horizonte zbulue me bardhsi mëngjesore zgjohen… Dy-tri përvidhen hapsirë, udhëtojnë, t’bardha e t’holla si çarçafë t’lëshuem n’erë… Fushat pëshpërisin lutje mëngjesore. Ditën e re përshëndesin Me lojë kunorash – Drujt e gjethuem; në bar kanga e gjallesave t’imta ende himnin e saj… Livadhe dhe arave t’vesueme, zane… Dita po gdhin. Fushat erënjoma shtrihen Si trup i gufuem femne… Endem, si fëmi, n’qetësinë mëngjesore dhe trupin e ushqej me freski t’barishtave dhe t’erës; përkdhel mëngjesin me sy t’mbyllun dhe thellë n’zemër qetoj, me harresë mësheh, mbuloj dhimbjet e shpirtit t’varruem./ KultPlus.com
Zbehet qielli n’agim dhe retë e purpurta, Perparese të kuqe varen n’largesi- Si n’anderr, dikur… Gurbetqarët ofshajnë, tue dalë prej birucave n’periferinë e largët e t’piklluemshme dhe trupat e dërrmueme ua lëmon fresku i vesës, puhija e parë mëngjesore…
Mëngjesi për ta asht – andërr e shartueme në zhgjandër t’zezë e t’mundimshme, thirrje e pamëshirshme për derdhjen e djersës e t’gjakut – qyteteve të largëta, rrugëve… për kafshatën e thatë- ai asht zgjim i idhët, plot andrrime për bukë, pse – cdo mëngjes asht mundim i ri, përbuzje e përulje, dita qe ka me sjellë tundime tër eja, ma të randa, shpërthen në mendje si agim’ i purpurt mbi nënkresën e shkyeme, si thirrjet e largëta, t’kuqrremta… Sepse – cdo mengjes asht nji thirrje e dhimbshme: – Bukë për sot, o jetë, pse shume buzë presin prej meje!
…Dhe vetëm nganjiherë, n’mbrendi, botnat e reja vetojnë hareshëm: dit’ ma t’lumtuna u bijnë atëherë në t’pame dhe rrugët bardhoshe, si amë lumenjsh, shkrihen, burojnë n’vetëdije dhe vizllojnë para syve: -Bukë do të ketë… dhe punë… -pëshpërisin buzët e dridhshme. -Votër të nxehtë për të gjithë! – dhe shikimi depërton në thellësi, zbulon botnat e meshehuna, dhe dalin para syve – fushat qytetet njerëzit…
Zbulohet jeta e dëshrueme!…
Mëngjesi për ta asht andërr e kputun në zhgjandërr T’zezë e t’mundishme, thirrje e pamëshirshme për derdhjen e djersës e t’gjakut Qyteteve t’largëta, rrugëve… për kafshatën e thatë- ai asht zgjim i idhtë, plot andrrime për bukë. / KultPlus.com
Deshta, shum’ kam dasht-dishrue që me këng të trimnoj, me fjalen tënde të ndrydhun të ngrej fuqitë prej gjumit… Këndova (dhe kur m’ishte ndalue) se liria do të vinte edhe për ty, të përbuzun.
Këndova mbi ditët fatlume që do të lindshin, pa dhun, n’agimin e lirisë për ty me popujt këtu e ngjeti, mbi forc të bashkimit mbarë: mbi vrullin tand të mëshehun -unë, biri yt dhe-poeti.
Po! N’errsinën e shtypjes së randë sa shkambi, ndëgjova thirrjet që të bana me dal n’dritë- pse për liri-me tjerë ke dhanë dhe ti djers e gjak si etnit.
Kam dhanë, i dashtun…Dhe sot, në liri- kur thembra e gjaksorit s’na shkel dhe dora pa pranga mbeti, me ty këndoj mbi fuqinë e ngjadhun nën yllin që na pri’ -unë, biri yt besnik dhe-poeti. / KultPlus.com
Retë luejnë n’naltësinë, si qingjat n’kodrina, Ndërsa malli për t’pambërrijtëshmen ndryhet n’mue: Dëshirojsha mu kapë n’vallen e reve kuqle E me fluture në t’shkëqyeshmet naltësina Me gëzimin e këngës baritore… E kur hana e luginave ia beh n’shpejti Dhe toka natën n’dishrim thërret, Si rrezet e argjendta mbi kalli- Të shkoj E t’vizitoj Skajet e dhimbjes e vendet ku pashë ankthet.
Vaj! Me u kapë n’vallen e reve nkuqlime Zemra me t’dhanun do t’më dëshironte Që rinija t’gërthet i herë mâ me gëzime Dhe mall i zemrës s’vuajtun t’gufonte. -Por, pse zemra tingëllon përmallshëm si za drithërim dhe droja kaplon thellë zemrën e shpirtin tim?! Kur dëshiroj aq rêtë mbi qytet me i soditë, Derisa malli për t’pambërrijtshmen, m’kap, m’shafit./KultPlus.com