Poezi nga Evgenij Evtushenko Shqipëroi: Faslli Haliti
Të mos kuptohemi është e tmerrshme – të mos kuptohemi e të mos përqafohemi. Por megjithëse e habitshme është po aq e tmerrshme, po aq sa të kuptohemi për gjithҫka.
Plagosemi megjithatë. Dhe, i fiksuar nga një njohje fillestare, shpirtin tënd të butë s’do ta ofendoj me keqkuptim dhe as do të vras me kuptim.
Poezi nga Evgenij Evtushenko Shqipëroi: Faslli Haliti
Ҫ’turp për njeriun e vetëm, që pa një mik, pa një mike, pa grua, shkon te kinemtografët, ku gjithmonë projektimet zgjasin kaq pak, dhe kaq të gjata janë intervale! Ҫ’turp për njeriun që në luftën e tij të fshehtë të nervave kundër përҫmimeve e çifteve, në holl, strehohet në një qoshe për të përtypur një ushqim duke u skuqur si për një mëkat. Më në fund, turpin, Ankthin Na mbledh në kompani të çuditshme, për shërbëtorë miqësish të padobishme që na ndjek deri në varr. Grupet formohen pa arsye : në disa grupe pihet, pihet, pihet, ne nuk japim dorëheqje për të gjykuar veten; në disa grupe të tjera merren problemet e rrobave dhe vajzave, në disa grupe të tjera flitet për çështjet ideologjike – në dukje – por po t’i shohësh mire kanë të gjithë të njëjtën fytyrë … një mijë fytyrat e kotësisë! Herë në këtë, herë në kompaninë e zhurmshme … M’u shkrinë shumë herë – s’do të dija t’i llogarisja, tani në një kurth të ri u mbeta i kapur, por u lirova, lashë atje vetëm pak flokë! Prej tij shpëtova? Ti përpara meje, bosh i lirë, dreqi e di për çfarë duhesh! Më pëlqen, liria. Por edhe, si një grua disamata e besnike më erdhe vajzë. Dhe ti, e dashur, si ia çon? U lirove edhe ti nga kotësia? Të kujt janë tani sytë e tu të bukur bajame dhe shpatullat shumë të bardha, luksoze? Janë kaq pak vitet që nga ajo mbledhje, dhe tani – sa e neveritshme! Çfarë turpi, e dashur, çfarë turpi! Sigurisht, ti mendon se unë hakmerrem, dhe se tani po vrapoj me taxi për ndonjë aventurë të re, por edhe po në qoftë kështu, ku do duhet të ndalojë taksisti? Sepse çdo gjë është e kotë, ti shih, kotë është e pamundur që unë të shpëtoj nga ti. Me mua grate tërhiqen në vetëvete, tani e ndjejnë që jam aq i huaj sa s’ka! Mbi gjunjët e tyre vë kokën: jo atyre – por ty të përkas unë. Por ja këtu është. Dëgjo: një ditë vajta në një shtëpi të mjerë të Rrugës Senaja. Ne varësen me brirë të varfër unë vara kapotën. Në dhomë ndodhej një bredh skiç në dhomë, ndriçuar nga flakë llambushkash, rrinte ulur pranë një gruaje, këpucët e saj të bardha farfuriin: e rreptë dhe e ngrysur në fytyrë – si një vajzë. Kishte qenë krejt kaq e lehtë – ftesa dhe leja
Për të ardhur – që shumë e sigurt për mua dhe me shumë paturpësi moderne, nuk i solla ca lule, por ca verë; pastaj doli, siç thuhet, pak më komlese Gruaja heshte, i shkëlqenin bulët e veshëve dy pika transparente – dy palë vathë jetimë. Si e sëmurë, duke më kërkuar me sy të pasigurtë, duke ngritur paksa trupin e saj të dobët, tha me zë të shrdhët: «Largohu … S’ka nevojë … E shoh: ti nuk je imi, i përket asaj … » Njëherë sapo ra në dashuri me një vajzë, me një thekë të shpërbërë mbi ballin e tij, me mënyrat e një fëmije, të egra,
dhe sy akulli, i zbehtë prej frikës dhe pikëllimit. Ishim në Krime. Një natë zuri një stuhi, dhe fëmija në magnezin e vetëtima vemë thoshte nën zë: «Fëmija im? Fëmija im?»
dhe më mbuloi sytë me pëllambën e dorës. Çdo gjë përreth ishte e tmerrshme dhe solemne: dhe bubullima dhe gulçimi shurdh-memec i detit – dhe ajo pati një intuitë të papritur gruaje: dhe më bërtiti: «Ti nuk je imi, nuk je imi!» Lamtumirë, e dashura ime! Unë jam yti, zymtësisht, besnikërish, e kush është vetëm, është më besnik se të gjithë. Nga buzët e mia nuk mund të tretet në përjetësi dëbora e lamtumirës e dorashkës tënde të vogël. Në sajë të grave, në sajë të të gjitha grave të bukura dhe të pabesa, sepse e gjithë kjo zgjati një moment, sepse lamtumira e tyre nuk është një mirupafshim, sepse në falsitetin e tyre të plotë krenari sovrane, na japin vuajtje të shijshme dhe frutat e shkëlqyera të vetmisë./ KultPlus.com
Poezi nga Evgenij Evtushenko Shqipëroi: Faslli Haliti
Ishin të shumta, dikur, buzëqeshjet e tua: befasuese, djallëzore, buzëqeshje festive, triste ndonjëherë imcake, por prapë buzëqeshje.
Jo vetëm njëra mbeti për ty prej buzëqeshjeve të tua, Do të gjej një arë ku rriten me qindra buzëqeshje. Dhe të sjell një krah prej atyre buzëqeve të bukura.
Ti do të më thuash që s’ke nevojë për buzëqeshje se, shumë të kanë lodhur buzëqeshjet e mia e të tjerëve, si ç’më kanë lodhur dhe mua buzëqeshjet e tyre,
Më kanë lodhur edhe mua pikërisht buzëqeshjet e mia Për mbrojtje kam shumë buzëqeshje prej tyre. që m’i bëjnë edhe më pak të lehta buzëqeshjet,
Por të them të vërtetën, unë nuk kam buzëqeshje. Je ti për jetën time e fundit prej buzëqeshjeve. buzëqeshje që në fytyrë nuk ka kurrë buzëqeshje.
Të moskuptohemi është e tmerrshme, të moskuptohemi e të mos përqafohemi. Por megjithëse e habitshme është po aq e tmerrshme, po aq sa të kuptohemi për gjithҫka.
Plagosemi megjithatë. Dhe, i fiksuar nga një njohje fillestare, shpirtin tënd të butë s’do ta ofendoj me keqkuptim dhe as do të vras me kuptim./KultPlus.com
Të mos kuptohemi është e tmerrshme – të mos kuptohemi e të mos përqafohemi. Por megjithëse e habitshme është po aq e tmerrshme, po aq sa të kuptohemi për gjithҫka.
Plagosemi megjithatë. Dhe, i fiksuar nga një njohje fillestare, shpirtin tënd të butë s’do ta ofendoj me keqkuptim dhe as do të vras me kuptim.