Sa më lëndon

Poezi nga Jaime Sabines, sjellë në shqip nga Erion Karabolli.

Butësisht, padurueshëm, ti më lëndon.
Merrma kokën. Këputma qafën.
Asgjë s’më mbetet pas kësaj dashurie.
Midis gërmadhave të shpirtit tim kërkomë, aty dëgjomë.
Diku aty ka mbetur zëri im dhe thërret,
kërkon mrekullinë tënde, heshtjen tënde që ndrit.
Duke kaptuar mure, mjedise, mosha,
fytyra jote (sa qartë duket fytyra jote!) prej vdekjes vjen,
prej dikurshëm, nga dita e parë që botën të zgjojë.
Ç’fytyrë e qartë, ç’dritë e butë, dritë e përhumbur,
ç’përvijim i ëmbël mbi gjethe uji!
I dua ata sy, i dua, i dua sytë e tu.
Si fëmija i atyre syve jam, jam si një pikë loti i syve të tu.
Ngremë. Te këmbët e tua kam rënë, ngremë nga toka,
nga hija ku ti shkel, nga cepi i dhomës tënde që kurrë, as në ëndërr nuk e sheh.
Ngremë. Në duart e tua kam rënë dhe dua të jetoj, të jetoj, të jetoj./KultPlus.com

Sa më lëndon

Poezi nga Jaime Sabines

Përktheu: Erion Karabolli

Butësisht, padurueshëm, ti më lëndon.
Merrma kokën. Këputma qafën.
Asgjë s’më mbetet pas kësaj dashurie.
Midis gërmadhave të shpirtit tim kërkomë, aty dëgjomë.
Diku aty ka mbetur zëri im dhe thërret,
kërkon mrekullinë tënde, heshtjen tënde që ndrit.
Duke kaptuar mure, mjedise, mosha,
fytyra jote (sa qartë duket fytyra jote!) prej vdekjes vjen,
prej dikurshëm, nga dita e parë që botën të zgjojë.
Ç’fytyrë e qartë, ç’dritë e butë, dritë e përhumbur,
ç’përvijim i ëmbël mbi gjethe uji!
I dua ata sy, i dua, i dua sytë e tu.
Si fëmija i atyre syve jam, jam si një pikë loti i syve të tu.
Ngremë. Te këmbët e tua kam rënë, ngremë nga toka,
nga hija ku ti shkel, nga cepi i dhomës tënde që kurrë, as në ëndërr nuk e sheh.
Ngremë. Në duart e tua kam rënë dhe dua të jetoj, të jetoj, të jetoj. / KultPlus.com

Të dua në dhjetë të mëngjesit

Poezi nga Jaime Sabines

Të dua në dhjetë të mëngjesit,
edhe në njëmbëdhjetë dhe në dymbëdhjetë të ditës.
Të dua me gjithë shpirt dhe me gjithë trup,
ndonjëherë në mbasditet me shi.
Por në orën dy të mbasdites, ose në tre,
kur mendoj për ne të dy
dhe ti mendon për ushqimin ose për punët e përditshme,
ose për zbavitjet që të mungojnë,
ia nis të të urrej shurdhërisht,
me gjysmën e urrejtjes që ruaj për veten.

Pastaj të dua sërish, kur shtrihemi
dhe ndjej se je bërë për mua,
që në njëfarë mënyre ma thonë gjuri dhe barku yt,
që duart e mia më bindin për atë
dhe nuk është asnjë vend tjetër ku unë të vij,
apo ku unë të shkoj, më i mirë se trupi yt.
Ti vjen e plotë në takimin me mua
dhe të dy zhdukemi për një çast,
i bindemi Urdhrit të Zotit
deri kur unë të të them se kam uri, apo më vjen gjumë.

Të gjitha ditët të dua dhe të urrej pandreqshëm.
Dhe gjithashtu, ka ditë, ka orë në të cilat nuk të njoh,
kur më je e largët si gruaja e tjetrit.
Më shqetësojnë njerëzit, shqetësohem unë, më shpërqendrojnë dhimbjet e mia.
Ka mundësi që shpesh nuk mendoj për ty.
Tashmë e sheh. Kush mund të të dojë më pak se unë, e dashura ime?

Përktheu: Orjela Stafasani / KultPlus.com

‘Një copëz hëne në xhep është hajmali më e mbrothët edhe se putra e lepurit’

Poezi nga Jaime Sabines

Hëna

Hëna mund të gëlltitet me lugë
ose me kapsula rregullisht çdo dy orë.
Është tepër e vyer si përgjumëse dhe qetësues
ndërsa gjithashtu ua lehtëson rropatjet
atyre që janë marrosur nga filozofia.
Një copëz hëne në xhep
është hajmali më e mbrothët edhe se putra e lepurit:
ndihmon në gjetjen e dikujt që dashurojmë,
për t’u pasuruar pa e ditur askush tjetër
dhe për t’i mbajtur larg mjekët dhe klinikat.
Ajo mund t’u jepet si ëmbëlsirë çiliminjve
që akoma nuk i ka zënë gjumi mbrëmjeve,
kurse disa pikëla hëne të derdhura në sytë e të moshuarve
ndihmojnë në vdekjen e mbrothët.
Mjafton të vendosim një gjethe të brishtë hënore
poshtë nënkresës
dhe menjëherë do të ëndërrojmë sipas ëndjes çdo vegim.
Mbani një pagure me ajër hënor me vete për çdo rast
kur t’ju merret fryma,
ndërsa çelësin e hënës t’ua jepni patjetër
gjithë të burgosurve dhe të zhgënjyerve.
Për këdo që është dënuar me vdekje
dhe për të dënuarit që duhet ta jetojnë këtë gjallim
nuk ka nxitje më të çmuar se hëna
me doza të sakta dhe të matura syresh.

Përktheu: Elvi Sidheri / KultPlus.com

‘Të dua me mish e me shpirt’

Jaime Sabines

Të dua qysh në dhjetë të mëngjesit

Të dua qysh në dhjetë të mëngjesit, edhe në njëmbëdhjetë,
edhe në dymbëdhjetë të mesditës. Të dua me mish e me shpirt, ndonjëherë, edhe në pasditet me shi.

Por, në orën dy të drekës, edhe në orën tre, kur nis të mendoj
për ne të dy, ndërsa ti mendon për gatimin, ose angaritë e ditës,
ose për argëtimet e munguara, filloj të të urrej neveritshëm,
kurse gjysmën e urrejtjes ia kushtoj vetes time.

Paskëtaj të dua sërish, kur biem në shtrat së bashku dhe e ndiej se je bërë veç për mua, kushedi si ma thonë gjuri dhe barku yt, duart e mia më bindin plotësisht, se nuk ka vend tjetër në botë për vajtje-ardhjet e mia, më të mirë se trupi yt. Ti, që vjen kaq e plotë pranë meje, e të dy në çast zhdukemi dhe përfundojmë në gojën e Hyjit, gjersa të them se jam i uritur, përgjumem.

Përditë të dua, të urrej pareshtur.

Por ka edhe ndonjë ditë, ndonjë orë syresh, kur nuk të njoh fare, kur bëhesh krejt e huaj, porsi gruaja e tjetërkujt. Më angështojnë meshkujt e tjerë, vetë tromaksem, hutohem nga dhembja. Mbase nuk mendoj ca kohë për ty. E shikon pra. Kush tjetër do të të dashuronte më pak se unë, e dashura ime?

Përktheu: Elvi Sidheri / KultPlus.com

Të dua në dhjetë të mëngjesit

Poezi nga Jaime Sabines

Përkthyer në shqip nga Orjela Stafasani

Të dua në dhjetë të mëngjesit,
edhe në njëmbëdhjetë dhe në dymbëdhjetë të ditës.
Të dua me gjithë shpirt dhe me gjithë trup,
ndonjëherë në mbasditet me shi.
Por në orën dy të mbasdites, ose në tre,
kur mendoj për ne të dy
dhe ti mendon për ushqimin ose për punët e përditshme,
ose për zbavitjet që të mungojnë,
ia nis të të urrej shurdhërisht,
me gjysmën e urrejtjes që ruaj për veten.

Pastaj të dua sërish, kur shtrihemi
dhe ndjej se je bërë për mua,
që në njëfarë mënyre ma thonë gjuri dhe barku yt,
që duart e mia më bindin për atë
dhe nuk është asnjë vend tjetër ku unë të vij,
apo ku unë të shkoj, më i mirë se trupi yt.
Ti vjen e plotë në takimin me mua
dhe të dy zhdukemi për një çast,
i bindemi Urdhrit të Zotit
deri kur unë të të them se kam uri, apo më vjen gjumë.

Të gjitha ditët të dua dhe të urrej pandreqshëm.
Dhe gjithashtu, ka ditë, ka orë në të cilat nuk të njoh,
kur më je e largët si gruaja e tjetrit.
Më shqetësojnë njerëzit, shqetësohem unë, më shpërqendrojnë dhimbjet e mia.
Ka mundësi që shpesh nuk mendoj për ty.
Tashmë e sheh. Kush mund të të dojë më pak se unë, e dashura ime? /KultPlus.com

Sa më lëndon…