‘Dua dy gra dhe dy gra më duan mua’

Poezi nga Josip Osti

[gjithnjë, ruajmë sekretin më të madh në botë]

Dy gra dua,
e dy gra më duan
mua.
Ndajmë me njëri-tjetrin,
bukën e ngroht’ të dashurisë

Në mjerimin e skajshëm, n’a
shumohen dhimbjet,
por, si thesar i paçmuar edhe gëzimet

dua dy gra
dhe dy gra
më duan mua.

Përktheu: Herman Çuka / KultPlus.com

‘Tund çarçafët si flamuj të bardhë, por ne të dy s’dorëzohemi’

Poezi nga Josip Osti

-1-

Nata transformon
jetët tona,
trasformohet bota

mëngjesit ti mbledh
intimitetet e tua,
gjethet e vdekura
të rrobave

ikën kafshuar një mollë,
hipur biçikletës tënde

unë pastroj gjurmët tona të natës
dielli ngul shtizën e parë në tryezë,
shkëndijojnë
kokërrzat e kripës
dhe sheqerit

nga peshqir’ i lagur avullon
lakuriqësia jote,
e mbetur prej trupit

hap dritaren –
ajri depëtron
dhomën

flladi

tund çarçafët si flamuj të bardhë,
por ne të dy s’dorëzohemi

e përsëri nata
trasformon jetët tona,
trasformohet dhe bota.

-2-

lule pasioni

pylli është kisha e vetme
ku mund të hysh lakuriq

rreth nesh,
dy janë lulet e pasionit

më duaj
dashuro
dashuro
fare pa turp,
sepse në pyll rreth nesh
dhe krah’apjet e fierit shumohen.

Përktheu: Herman Çuka / KultPlus.com