Poezi nga Kostandinos Kavafis
Thermopile
Nderim për ata që jetët i
çojnë dhe mbrojnë Thermopile.
Kurrë nuk zmbrapsen nga detyra,
kah të drejtës dhe të vendosur në çka bëjnë,
paçka se me keqardhje dhe dhembshuri;
bujarë kur janë të pasur, si dhe kur
janë të varfër, sërish nga pak bujarë,
sërish ndihin me sa munden,
duke pohuar gjithnjë të vërtetën,
veç pa mëri për gënjeshtarët.
Edhe më nderim lypet ndaj tyre
tek parashikuan (dhe shumë e parashikuan)
se Efialti do të shfaqej në fund,
dhe medët përfundimisht do të mësynin.
1903
Përktheu: Edon Qesari / KultPlus.com