Poezi nga Lulzim Tafa
Lisat flejnë në këmbë
Qava për ju sonte
Derisa ju pashë
Tek flinit në këmbë
E di
Jeni duke e parë në ëndërr
sëpatën, zjarrin
Grumbulluq
Te rrënjët
Një gjarpën./KultPlus.com
Poezi nga Lulzim Tafa
Lisat flejnë në këmbë
Qava për ju sonte
Derisa ju pashë
Tek flinit në këmbë
E di
Jeni duke e parë në ëndërr
sëpatën, zjarrin
Grumbulluq
Te rrënjët
Një gjarpën./KultPlus.com
Poezi nga Lulzim Tafa
Sot pati sërish lëvizje
Në bursë
Pasuria ime nuk është
Sa e Bezos, Bill Gates, Zuckerberg
Është sa e të gjithëve bashkë.
Se sot pati sërish lëvizje
Në bursë
Nafta ra
Ari ra
Interneti
Kriptovalutat
Të gjitha ranë
Vetëm shpirti u ngrit në bursë
Me produktet e tij
Fjalën, dashurinë
Dhimbjes iu ngrit vlera
I shkoi lart
Aq lart sa i pasur
Është vetëm ai që ka dhimbje
Që dashuron
Që fluturon./ KultPlus.com
Poezi nga Lulzim Tafa
Nana sot e ka datëlindjen
U bë katër vjeçe.
Sa ngadalë u rritkan të vdekurit.
Ajo tash atje është fëmijë
Prindërit e mbajnë për dore
Edhe andej si dikur
Këndej.
Vrapon pas fluturave
Mbledh lule
Sa shumë i donte Nana Lulet
Edhe emrin ma la Lul
Gati sa ma la Lule.
Nana i ka katër vjet
E ende nuk flet
Sa herë shkoj n’vorre.
Sa ran ish
mos me u përgjigj Nana
kur e thërret.
Mundohem me e mësu
Edhe njëherë me fol prej fillimi
Si ajo mua dikur.
Është llastu
Dhe gjithë ditën rri
në prehen të Nanës s’vet
Jam idhnu me ty Nanë
Dije.
Qysh pse?
Kur të vij atje të kallxoj
Ncncnc
Sa shpejt m’harroi / KultPlus.com