Vapa m’zuni te rranxa e qytetit në shkamb që sos me pallat në maje. Vetmia shkallave guri ngreh hap mbas hapi korpin me avull përpjetë e nuk mbaron kurr.
Qentë mbas dyerve gërvishtin drunin e ciasin për t’i lirue dikush kërcllatjesh telash të ndryshkun në shtrat. Në mende të pangjashme përlyhen linjat e ndeme për m’u terë n’ballkone kryq e tërthoraz.
Shì në maje, te pallati i lashtë, vetoi ndër rreze faculeta e bardhë në krye të saj e krisi nji hap grueje n’shkamb me jehonë në parzmin tim.
Verës sa nji mëngjes me vesë nuk ia pau kush ballin simjet me sy të përlotun të sjellun kah mali.
Vjetit nuk i mungon asnji ditë në kalendar e i dhimbet e mbramja pikë e dyllit në djegie: e sotmja ka ndijen e dridhjes së fletëve të shqemes para dhambëve të sutës./KultPlus.com
Vapa m’zuni te rranxa e qytetit në shkamb që sos me pallat në maje. Vetmia shkallave guri ngreh hap mbas hapi korpin me avull përpjetë e nuk mbaron kurr.
Qentë mbas dyerve gërvishtin drunin e ciasin për t’i lirue dikush kërcllatjesh telash të ndryshkun në shtrat. Në mende të pangjashme përlyhen linjat e ndeme për m’u terë n’ballkone kryq e tërthoraz.
Shì në maje, te pallati i lashtë, vetoi ndër rreze faculeta e bardhë në krye të saj e krisi nji hap grueje n’shkamb me jehonë në parzmin tim./KultPlus.com
Më falni diçkà që më kënaq si puthja e nanës në ballë; më gëzoni nji herë si gëzohet gjethi i njomë në puhí, më shikoni si hana nëpër rremba e kam me u falë gjithçka: mordjen do të puthi ndër buzët e ngrime dhe në zgavrrat e synit të sáj do të derdhi lòt. Avitu, njerí! Nga palci i urrejtjes dëshiroj me dalë si bima prej fare në pranverë. / KultPlus.com
Ku kam me qenë i këputun nga mundi i vjetve të rrëpita sa ‘i shkamb, mos të vijë keq ty, Taze, për mue të shtrimë mbi drrasat e vdekjes, kingj i gatuem për flije. Leni plakat të qajnë mbi mue at ditë për njerzit e vet, vdekë qysh kur.
Edhe një amanet, moj grue: kur vdiq im atë, premë dy qe me ngimun të unshmit e thneglat e lamit me grimca buke. Por unë do të vdes mes njerzve gjithmonë të ngishëm, prandej ndër drekët e mija qitni vetëm kafe të idhta. / KultPlus.com
Mbramja ashtë larg e ti je atje mbi kodër të blerueme ku gurzit që bashin zhurmë i përpiu dheu.
Ti je atje me të bijën e heshtjes e me shoqe tjera e mendon për mue. Unë jam në detin e tingujve
e ndër gjujt e mij ndieva peshen e tramit tue u ndalue me turr. Mandej i lëshova vendin një të vjetri e mes tallazit të krahve thashë: mbramja ashtë larg e ti andej lumit.
Heshtja prek qiellin me dorë E ti atje mbi kodër të blerueme njeh gjurmët e diellit npër qiell./KultPlus.com
Dielli herët depërtoi ndër dej! Si mbas nji cipe të hollë mendimi E ndriti rrugën tonë nga lindja E këndej.
Erdhi koha e zgjimit! Nji rreze e vetme përpara Mbi mur Ndriti dhena t’panjehuna përmbas, mungullim bimësie e filiza shum me krena gacash përmaje: rreziqe!/ KultPlus.com
Ku kam me qenë i këputun nga mundi i vjetve të rrëpita sa ‘i shkamb, mos të vijë keq ty, Taze, për mue të shtrimë mbi drrasat e vdekjes, kingj i gatuem për flije. Leni plakat të qajnë mbi mue at ditë për njerzit e vet, vdekë qysh kur.
Edhe një amanet, moj grue: kur vdiq im atë, premë dy qe me ngimun të unshmit e thneglat e lamit me grimca buke. Por unë do të vdes mes njerzve gjithmonë të ngishëm, prandej ndër drekët e mija qitni vetëm kafe të idhta./ KultPlus.com
Sonte më lajmëruen se ka vdekë një njeri Prandej jam i trishtueshëm, Lule.
Dashunia ashtë e vetmja shtyllë guri Kur andej gardhit fluturojnë Shëgjetat e akullit.
Dy zemra bashkë janë ma rrufeprojse Se dy shpata tu për tu Me teha përjashta Ideja e sosjes, Lule, kur je ti pranë ik si shpend i egër andej kah vjen terri./ KultPlus.com
Verës sa nji mëngjes me vesë nuk ia pau kush ballin simjet me sy të përlotun të sjellun kah mali.
Vjetit nuk i mungon asnji ditë në kalendar e i dhimbet e mbramja pikë e dyllit në djegie: e sotmja ka ndijen e dridhjes së fletëve të shqemes para dhambëve të sutës./ KultPlus.com
Sonte më lajmëruen se ka vdekë një njeri Prandej jam i trishtueshëm, Lule.
Dashunia ashtë e vetmja shtyllë guri Kur andej gardhit fluturojnë Shëgjetat e akullit.
Dy zemra bashkë janë ma rrufeprojse Se dy shpata tu për tu Me teha përjashta Ideja e sosjes, Lule, kur je ti pranë ik si shpend i egër andej kah vjen terri./ KultPlus.com
Verës sa nji mëngjes me vesë nuk ia pau kush ballin simjet me sy të përlotun të sjellun kah mali.
Vjetit nuk i mungon asnji ditë në kalendar e i dhimbet e mbramja pikë e dyllit në djegie: e sotmja ka ndijen e dridhjes së fletëve të shqemes para dhambëve të sutës./ KultPlus.com
Mbramja ashtë larg e ti je atje mbi kodër të blerueme ku gurzit që bashin zhurmë i përpiu dheu.
Ti je atje me të bijën e heshtjes e me shoqe tjera e mendon për mue. Unë jam në detin e tingujve
e ndër gjujt e mij ndieva peshen e tramit tue u ndalue me turr. Mandej i lëshova vendin një të vjetri e mes tallazit të krahve thashë: mbramja ashtë larg e ti andej lumit.
Heshtja prek qiellin me dorë E ti atje mbi kodër të blerueme njeh gjurmët e diellit npër qiell./ KultPlus.com
Ngrohsija e diellit shkrihet në shkambijt e Korbit, mbi fshatin arbresh. Në parzëm më hynë dy rreze. Pemët vjeshtore zverdhen mbi kryet e vashës nën tandë, e flet me tjerë arbresh. Në parzëm më hynë dy rreze. E ka në gojë tash e parë mall dhe fjala mall fluturoi me voré kah qielli i ndritun i Jugut e në parzëm më hynë dy rreze. / KultPlus.com
Sonte më lajmëruen se ka vdekë një njeri Prandej jam i trishtueshëm, Lule.
Dashunia ashtë e vetmja shtyllë guri Kur andej gardhit fluturojnë Shëgjetat e akullit.
Dy zemra bashkë janë ma rrufeprojse Se dy shpata tu për tu Me teha përjashta Ideja e sosjes, Lule, kur je ti pranë ik si shpend i egër andej kah vjen terri./ KultPlus.com
Sonte më lajmëruen se ka vdekë një njeri Prandej jam i trishtueshëm, Lule.
Dashunia ashtë e vetmja shtyllë guri Kur andej gardhit fluturojnë Shëgjetat e akullit.
Dy zemra bashkë janë ma rrufeprojse Se dy shpata tu për tu Me teha përjashta Ideja e sosjes, Lule, kur je ti pranë ik si shpend i egër andej kah vjen terri. / KultPlus.com
As bora nuk asht e bardhë në këtë muzg. Gjindja me kambë të randa vrapon kah dritaret e tingullit.
Në sallën e koncertit edhe diktatorët marrin vesh masën e instrumentave.
Ndëgjuesit veshë-imët mbyllën sytë e kapën currila pullazesh të lashta, djegie qytetesh e drush të thata. Në tempon e dytë gzhatshëm era përkuli grurin deri në tokë.
Në sallën e koncertit edhe dirigjenti symbyllë s’pau tjetër pos tingujsh të ndezun mbrenda nji rrotulle terri. / KultPlus.com