“Vetmi dimri – në botën me një ngjyrë era ulëron”

Nga Matsuo Bashō

Pranvera iku.
Zogjtë qajnë. Sytë e peshqve
janë me lot.

***

Bie e para shqotë
Bile edhe murgu ka nevojë
Për një kapotë.

***
Fushat e blerta.
Krejt çka mbetet nga ëndrrat
e luftëtarëve.

***

Ti flet e s’resht.
Buza ndien të ftohtë
Dhe fryn vjeshtë.

***

Vetmi dimri –
në botën me një ngjyrë
era ulëron.

***

Sëmundja më ndal n’vend,
E ëndrra ime vazhdon të vrapojë
fushës së shkretë.

***

M’vjen t’ia marr gjamës.
Nëna po qan, e vjetër dhe e vetmuar.
Kjo shoqe e hënës.

***

M’vjen t’ia marr vajit
kur shoh atë plasaritje
n’helmetën e ushtarit.

Përktheu e përshtati nga anglishtja: Ag Apolloni. / KultPlus.com