Në fletoren ku ti shkruan zë e ndihet një sëpatë… Ai zë është i druvarit, që rend pyllit nëpër natë.
Në fletoren ku ti shkruan zë e cicërin një zog… Ai zë është i bilbilit që me lisin ishte shok.
Në fletoren ku ti shkruan ndrit një rreze përmbi fletë… Është rrezja diellore që e mbante lisin në jetë.
Në fletoren ku ti shkruan gurgullima uji nisin… Ai zë është i burimit ku ka shuar etjen lisi.
Në fletoren ku ti shkruan pena nis cijat patjetër… Është zëri i fabrikës që e bëri lisin letër. Iku lisi që nga pylli dhe fletore na u bë…
Prandaj ndihet një zë sëpate, ndaj këndon një zog në të, ndaj një rreze nis shkëlqen edhe zbardh si dëborë, prandaj pena nis këndon për druvarë e punëtorë.
Ndaj burimi gurgullon rrëzëllejne pika djerse… Në fletoren ku ti shkruan ja pse ndihen zëra jete! / KultPlus.com