Fliste. Flitshin. I ndëgjonte, Isa me sy plot mall Maste largësitë e Dheut.
Me gishta të trashë Shkruante hartën e re Në dheun e kuq të udhës, Isa me sy të përmalluar Maste largësitë e At-Dheut.
Tymi le të dalë në Llap Kur nën lisa bie dushku Të çohet flakë përnjëherë Në Kaçanik, në Carralevë. Isa me sy të përmallshëm Shihte udhët që ngjiteshin.
Flaka nis zihet e rritet Kur dushku bie ndër Lisa Zjarri e djeg mustakun Në sy ziente lotin Isa E vargu i shtruar me plisa E zdrit udhën në një.
Isa me sy të përmallshëm Maste gjerësitë e Dheut Këmbët ngulte në Gur Kur shkelte në Flamë-Urë I drejtë si një Flamur E tirrte mallin Isa Në flakë digjej shtëpia Kur dushku bie nën Lisa E rruga shtrohet me plisa Me gisht krijonte hartën Po gishti pikonte gjak.
Nuk herret mali me shpatë Nuk shkelet deti me kalë Nuk shuhet malli me valë Në udhën e shkretë në natë. Kur shkeli në Flamë-Urë I drejtë si një Flamur.
Një dorë në zemër një në flakë E shkundi malin fryu fushat. Masha ia mati shtatin! Kur tha se vdiq keq tjerr fatin, Me lot me rrenat e Dheut Mat gjerësinë e At-Dheut. / KultPlus.com
I lindur në Gur të Thatë të Hasit I nisur në udhë të gjatë në Botë I ngjitur në kikën e Pashtrikut Ti që me Qiejt e Yllsitë kuvendon A nuk e di se përvjet e përgjithmonë Është Qielli lart i pastër si loti Është Toka poshtë e zezë si futa Është Mjegulla ndërmjet e përhimtë Që të shihen sy më sy Qielli e Toka Ose që të duket Syri i Dielli Mjegulla e përhimtë duhet të ndiqet Vetëdija është kokërr e fortë e mendjes Se vetëdija e Qyqes është prapë Qyqe Se Qeni më besniku është prapë Qen Se Njeriu është aq i fortë aq i lig Nëse Qielli me Tokën donë të puqe Nëse Mali Deti Fusha donë të puthen Duhen Uji Ajri Dheu e Zjarri Duhen Mendja Shpirti Trupi e Njeriu Jeta pra të jetohet deri në mbari Në një malbrezë të gjakut të kulluar Si është zbritja nga Gur i Thatë i Hasit Në Baltën e Gjallë të Prishtinës Ku Fjala fluturuese e ka motër Drojën Ku Shkrimi kryeneç e ka vëlla Rrezikun Ku Heshtjen e lehin Qent besnikë në Kor Nëse Vdekja është përqeshje e Jetës E Jeta është vetëm provim i Vdekjes Ringjallja është Ngushëllimi i fundit Ndërrimet janë flama të Përjetësisë Qe treqind vjet rrimë bashkë në Prishtinë
1. Se Hyji në tokë ka pamje Njeriu Dhurata jote qe veç dashuria Kur pret stuhia e ngrin veriu Si buka si uji ka shijen liria
Qiellit preke yje si lule në fushë Pa e lënë fushën ta kafshojë malin Kalove ylberin e vare në gushë Po kur shtrëngata shalonte kalin
Ti mbolle drurin që i thonë jetë Në kreshtën tënde me diellin kunorë E barte dhembjen udhës përpjetë Me lotin e vokët që shkrin dëborë.
2. Po të më shihni një grumbull Hini Kujtoni sa madh ishte Zjarri Secili mërdhezet e mos mërdhini Kush në vrapim me dalë pari
Isha fort i butë me më thanë Hyjni Një trup gurtë përmbi bregore Isha fort qetë me më thanë Njeri I gjallë përjetë në zemra njerëzore
Luta tokë e qiell në shqip ligjërimin Bota e kuptoi me gjuhën e vet Malet u tundën e gjetën shpëtimin Në Lumbardh e Dri shpirti ra qetë. / KultPlus.com
Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, Sabri Hamiti ndan poezinë e tij, përcjell KultPlus.
GJUHA
Vijnë si valë të zhurmshme me erë me furi E flasin e thërrasin në gjuhën e lashtë Plot zëre të ndieshme që kuptimin nuk ua di Prishin gjumin në gjumë vënë pagjumësinë E tash që mbrohem nga sëmundjet ngjitëse Me tym duhani rrjetoj rrenën qetësinë Duhet ta vjell veten apo gjithë shkretinë Ta shqiptoj dhembjen ta thërras një fjalë Të derdh nga trupi mishin deri në asht Nuk e kuptoj ndryshe gjuhë-thirrjen e lashtë Vjen nga bregu i largët në ujë merr turbullim E ndrit yllin shpresën në gji-shkretin tim Tash mbyt veten shtrydhesh si e si del fjala Nga gjaku e mishi s’mund shkruhet në letër E kënga rrjetohet me pikë loti të vjetër Sa vdes përgjumimi gjumit i del fjala E mbytem thellë në vete nën vete bie Përmbysur e përmbytur në terrin që gjëmon Rrugës së lashtë vonë i bie në fije Zërit përtej këngës që thërret gjumin zgjon Dhe niset udha me shtatë e shtatë leqe Kafshon malin pi detin e shtatë bjeshkë Zëri me daullet në vesh bumbullon Përpara më bart fjala si ëndrra e keqe Si valë e zhurmshme si erë me furi Rrëmben gjumin e qetësinë gojë-harushë Kuptimet thejnë dryenat marrin vrap në fushë Ndien gjuhën e lashtë që e di s’e di Përmbytesh në vete zërin tënd përgjon Sheh syrin e kaltër në syrin tënd det Dhembjen e përkund në tym mjegullën vetë Ndien s’je ai që ishe tretesh e vdes Han mishin copë copë zbulon asht të bardhë Do të këndosh një me zërin e lashtë Syri vjedh dritën në netët pagjumë-vona Nga goja rrjedh fjala në gushë jehona E je pranë vetes aq sa je me valën E zhurmshme erën që rrah muret e s’pret Shqipton fjalët e lashta kuptimi gjen halën Në det gjuha thërret klidhjen e vet Mjerimet e reja shkruajnë gjurmët e veta Në trupin e shpirtin e thellë pa fund As ëndrrën as frikën nuk i mund kund Deri në shtrirjen e fundit të pafleta Klith ëndërr në fund fillin ta gjeta Të rigoj të këndoj të stërpikë me lot Humba tupin shpirtin ashtu si e treta E vaji nuk vdiq duke bredhur kot Vala zien zhurmon era sjell furinë Dhe vënë në gjumë jete pagjumësinë
Poezi nga Sabri Hamiti kushtuar Lasgush Poradecit, e shkruar në vitin 1972.
(mik plakush i liqerit)
Lasgushi i mallëngjyer digjet buzë liqeri këtu në mesin tonë valon valë verore vetëtitë bubullimë shi moshë rinore mes tokë e mes qiellit këputet zgjatet peri
mik plakush i liqeri gji hapur zemër qullë thirret me këngë vajtore t’i ulem sa më pranë vrap dëshira djaloshare shpresën gjallë e mbanë ëndërrimtar vetmitar në gji të tij jam ulë
e mundon plaga fqinje mes gufimi zog hero gush përgjakur nuk i jep jetës lak ftohtësi e rrethon ngushëllim fjalë pak e pak para vdekjes gjykimi pas vdekjes përqafimi. / KultPlus.com