Poezi nga Xhabir Tabaku
eja në kopshtin tim mbas shpije;
është një stol me dru lisi për ne të dy
e plot lulevjollca të vona nën hije.
eja! -poshtë pemës së lartë të shtrihemi
të lozim si dy fëmijë të rritur.
të qeshemi me botën; – të tallemi.
pa ra mbrëmja eja!
dy fjalë t’i ndërrojmë në heshtje.
të shihemi gjatë në sy,
të flejmë bri luleborave…
Nga vëllimi poetik “Gri” / KultPlus.com