‘Do të të tregoj të gjitha vjershat, dhe ato të pa këndumet’

Poezi nga Xhevat Latifi

2022

Do të të tregoj të gjitha vjershat
Dhe ato të pa këndumet
Do bejmë më pas një pikturë puplash
që ka muzgun dhe agminë bashkē
do jetë njejtë si nje trup i dale nga mjegulla
Njē kalë i bardhë i harbuar që ikën e para dhe pas e ndjek drita!
Mund tē jetë libër i mire
Nuk e di!
Pse kush i mësoi të gjitha!

Kallnor
XL./KultPlus.com

(Të pash) Sot

Poezi nga Xhevat Latifi.

Diçka e kaltër lëkundej pafajshëm

Bëhej te jesh duke mbledhur flutura

Me i vendos n’ këmishe si lulka

Thua me ka shitua mungesa e jote!

Asht si lis i prerë pa mëshirë ( degë m’ degë e fletë m’ fletë )

Duke rënë i shkallmuar me faqe në tokë

Më pas i zhveshur ( nga mëkatet) prit stinën e fundit

Për një paqe te përbotshme mes qiellit dhe dheut

Fosile të kristalta në pemën e kërshëndella shkunden në pafajësi

XL @ Gjilan, nëntor 2018