Tani une ngjitem lart dhe s’kam asnje gezim. Ketu ku kam arritur me ftohte eshte, me vetmi. E dija kete, por padurimi i vdekur Me shtynte te shpejtoj te ky sinor i kote.
Krahe grash te thyera mbi supe si te prera nga nje morg Me japin nje gezim po aq te vdekur. Me duket ende dimer ndonese esht prill. Kam ftohte. Kam ftohte. /KultPlus.com
Mund të imagjinoj çfarë të dua Por ty nuk mund të të imagjinoj Nëpër telat e një kitare mbase Je melodia qe unë kerkoj Melodia e shpirtit, thellë në krijim Frymëzimi i një ëndrre pa mbarim.
Mbase je vetë frymëzim Melodia e një shpirti që mban jetën… në vallëzim Realitet? Mbase… Po realitet je, sepse ndryshe ska kuptim.
Realiteti nuk imagjinohet Ashtu si edhe ti … nuk mund të fshihesh nëpër ëndërra Nëpër errësira ëndrrash të pa vërteta Sepse ashtu si realiteti, ti je vetë jeta!
Mund të ënderroj çfarë të dua Por ty jo! Mund të krijoj çfarë të dua Por ty jo! Sepse ti je vetë frymëzimi I çdo ndjenje që kam në shpirt Nëpër terre ëndrrash ti je drit’! /KultPlus.com
Ti meriton një dashuri që të të dojë edhe të pakrehur, me të gjithë arsyet që të bëjnë të zgjohesh herët, me të gjithë demonët që nuk të lënë të flesh.
Ti meriton një dashuri që të bëjë të ndihesh e sigurtë, në gjendje të hash botën, kur ecën pranë tij, që i ndjen përqafimet e tua si perfekte në lëkurën e tij.
Ti meriton një dashuri që do të kërcejë me ty, që gjen parajsën çdo herë që sheh drejt syve të tu, që nuk mërzitet asnjëherë duke lexuar shprehitë e tua.
Ti meriton një dashuri që të dëgjon teksa këndon, që të mbështet kur bën budallaqen, që të respekton si qenie të lirë, që të shoqëron në fluturimin tënd, që nuk ka frikë nga rrëzimet.
Ti meriton një dashuri që i largon gënjeshtrat që afron ëndrrat, kafenë dhe poezinë…
Gruaja fle ne carcafin e bardhe e jastekun e bardhe E bukur si perendi e lashte e Greqise; Flene syte e saj qe me mahniten vite me rradhe, Flene buzet e saj si kokrra e prere ne mes e qershise; Flene qerpiket si halat naten ne grure, Flene mollezat e faqeve qe bejne gropeza kur qeshin, Fle balli i hijshem qe s’e desha te ngrysur kurre Dhe nen balle vetullat si krah dallendyshe heshtin. Ne cast me pushton nje ndjenje fajesie dhe malli, Para saj i vetem, para saj I pagjume, Dhe mbulohet me rrudha te dendura balli Dhe them me vete: grua e dashur te kam lodhur shume. Kam ikur shpesh ne rruge te gjata ne fusha e shpata, Te kam lene femije e shqetesime mbi shpine, Te kam lene pazarin, radhen e netet filikate, Te kam lene mbi shpatulla gjithe shtepine. Fli e vuajtura ime! /KultPlus.com
A zverdhe fusha, e nder grunore Po velojne korrcat porsi zogj; Kendojne katundcat me malcore Pa u kujtue si dielli i dogj Vec n’at are, porsi nji e tretun Zi nder petka e ne fetyre terr Korre nji cuce pa shoqe,vetun Me hije t’vet qe mbrapa e merr Tjetra here tri vet e treta Korrshe o bij me motra n’shend Si vjet vetun tiu korr t’gjeta Pa nji moter, pa gazmend./KultPlus.com
“NË MUNDSH…” poezia e britanikut Rudyard Kipling është padyshim poezia më e famshme që ka rrokur interesimin e lexuesve në mbarë rruzullin.
Ajo është ndoshta poezia më e përkthyer dhe interesimi i saj ka qenë që nga tekst i plotë dhe i pjesshëm i disa këngëve të famshme, i disa interpretimeve skenike, filmave, gjithashtu dhe i skalitur me shkronja të arat në fasadat e institucioneve shtetëtore, etj.
Kjo poezi është shkruar në vitit 1895 dhe publikuar më 1910. Në kuptimsinë fillimore ajo duket si një letërkëshillë atërore e autorit për të birin. Por vetë Kipling ka pohuar se frymëzimi i tij poetik për këtë krijim ishte revolucionari, Leander Starr Jameson, i cili udhëheqi lëvizjen “Raid Jameson” në periudhën dhjetor 1895 – Janar 1896, kundër Republikës Transvaal për të përmbysur Qeverinë e Boer Paul Kruger.
Fatkeqësisht kjo lëvizje dështoi dhe ai e desh ta paguante shtrenjtë. Kujtojmë se Leander Starr Jameson i përkiste sërë së lartë londineze dhe karriera, prestigji, nderi dhe integriteti i tij do të dëmtoheshin seriozish.
Kjo poezi është një emblem e artit të periudhës viktoriane dhe piket e rëndësishme e poezis botërore. Për kërshërinë e lexuesit shqiptar ka ardhur me shqipërimin e më të mëdhenjve, Fan Noli, Vedat Kokona dhe shumë të tjerë, por më e parapëlqyera është ajo e Robert Shvarc.
Në mundsh
Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh, sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh…
Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur, e, kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh, madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur, me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh…
Në mundsh t’mendosh, por jo gjer në shkatrrim, të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh, dhe t’i trajtosh njëlloj e pa dallim ngadhnjim e shpartallim burim mashtrimesh…
Në durofsh dot thëniet e tua të drejta në kurthe për trutharët, kopuket që t’i kthejnë, t’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta e prapë t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë…
Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh si në kumar, në një të vetme lojë, të rrezikosh, të humbasësh e prapë t’ia fillosh, dhe humbjen kurrë të mos e zesh në gojë…
Në i detyrofsh dot muskul, nerv e puls e zemër të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë, e të qëndrosh kur s’ke asgjë më veç vullnetit, që vetëm fjalën “Qëndro!” gjithmonë të thonë…
Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin tënd ta ruash e t’ecësh përkrah mbretit pa krenari që të verbon… Nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash, dhe gjithkend e çmon, por veç sa meriton…
Në mundsh t’i mbushësh ti minutat aq të renda me vepra që peshojnë dije dhe mos kij asnjë dyshim, se jotja do të jetë Bota, me ç’ka brenda, dhe BURRË do të jesh, o biri im! /KultPlus.com
Ti s’di asgjë miku im pse unë këndoj kur ti ma shkel hijen pse kurrë dorë nuk ngrita në ty Kohët keq të mësuan Kam parë njerëz duke blerë litar Pas fishkëllimës së plumbit duke vrapuar planetit dhe kam pyetur: për cilën kokë ai lak për cilin gjak ai hak Tinëz vetes tinëz dreqit dola në kunavikë me gurin e shqetësuar në behe hijena gjuajta mbi botë në zjarr vura dorën për ty Ti s’di asgjë miku im pse pikon vetmi nën strehë pse sytë më zmadhohen Kohët keq të mësuan kur zotat i munda
Ju kujtova të gjithave juve që them se ju desha që nga m’ë hershmja gjer tek e vona, atë që ish e paputhura, atë që ish virgjëresha, atë që ish moll’ e sherrit e pelë e harbimeve tona.
Atë qe flijoi për tre grosh dashurizën e parë atë që briroi fill pas muajit të mjaltit nën mua atë që nguroi n’udhëkryq djall a engjëll të marrë atë që kuptoi që s’e desha, që sapo i thashë “Te dua”
Ja, po më ngjan sikur ngrihi nga heshtja e honeve të ndryshme, të shumta si ngjyrat, si zogjtë ju fluturuat mbi prushin epshor të pasioneve donit të ngroheshit, pendet e bukura dogjtë
Vjen perëndisht edhe ti që të desha së pari pikëz e artë, flurorja, si rreze e përthyer mbi lotë të shtrij e të shkoj përmbi buzë sërish si dikur një fill bari ti nis këndon edhe qan: Dashuria bën xhiro në botë!
Prap unë u desha pa ty ti prapë u puthe pa mua erdhën pas teje të tjera, shuan ç’rindizet e digjet erdhën, po s’hyri askush gjer në pronat e tua mes njëri tjetrit shkon lumi që ndan e bashkon të dy brigjet
Zbriti dhe suta e Veriut mbrriti edhe krrilla prej Jugut unë i pranova të gjitha, të gjitha,të gjitha toka, grua beronje, palluar prej plugut qan kur s’ngarkohet me pemë qesh kur mbulohet me drithra
Ja, ku po vjen dhe m’e vona, mjellma e fundit mjellma e fundit brymuar nga vjeshta hirin hënor të flijimit kalimthi ma shkundi brymën e ikjes pa kthim më brymoi përmbi vjersha
Unë kështu dimëroj gjer në flirtet e vona herë i rishuar, herë i rindezur, sa mund jam gati cdonjë ta ridua sikur t’ish vërtet Dezdemona pastaj ta harroj si një libër qe s’mund ta lexosh gjer në fund. /KultPlus.com
E mban mënd, moj Marë, dashurin’ e parë? Njeri nuk e gjegji, se jeshmë te vegji. Unë pa ty s’rrojë, vij’ e të kërkojë; tl pa mua s’rroje, vij’ e me kërkoje. Në lule me erë putheshim ngahere, dhe si burr’ e grua losnim nënë ftua. Një ditë, të dyza losnim mbylla-syza: U fshyem pa dukur Cinë të besoj taninë, perëndin’ a dashurinë? Perëndi në këte jetë është dashuria vetë. —— Bukuria jote, leshërat e tua posi pëndë korbi, të gjata mbi thua,ballëtë si diell, faqetë si mollë,qafa jot’ e gjatë, mesi yt i hollë,sisëtë si shegë, dhëmbët si thëlpënjë,buzët si burbuqe, sytë si gështënjë, dora si dëborë, fjala jote mjaltë, kurmi yt i derdhur, shtati yt i naltë; gjithë më kënaqin, të tëra t’i dua, po zëmëra jote u bë gur për mua! —– Pika-pika bie shiu dhe dëbora flokë-flokë, vetëtin e fryn veriu, breshëri kërcet mi tokë! Le të fryjë er’ e ftohtë, s’ka ç’më bën dimëri mua: Dashuria më mban ngrohtë, se pushtoj atë që dua. Kur fryn era me tallas, kur bie dëbor’ e shi, sa flë njeriu me gas, kur ka mikenë në gji! / KultPlus.com
Dita është e ftohtë, e errët, e trishtuar, Bie shi dhe era nuk është kurrë e qetë, Hardhia kapet pas murit të shkretuar, Në çdo shkulm ere, gjethet bien lehtë.
Mos u qaj më, zemër e trishtuar, e mjerë, Pas reve dielli vazhdon të shkëlqejë. Fati yt është fati i të gjithëve, Në çdo jetë pak shi do të bjerë.
Unë e desha përtej vdekjes, Ashtu dashurova unë Edhe prap s’ia fal dot vetes: S’i s’e desha pak më shumë… Pak më shumë ku shpirti thyhet, T’i them ndarjes: – Prit, ca pak… Të gënjejmë mallin që s’shuhet, Kujtimin të gënjejmë pak. Përtej vdekjes, përtej botëve, Atje ku nis “ca pak” tjetër,- Asaj që më rri mes Zotave: “Si s’të desha pak më tepër…”. /KultPlus.com
Pak dritë! Pak dritë! Pak dritë, o shok, o vlla. Të lutem, pak dritë në kët natë kur shpirti vuen, kur të dhemb e s’di ç’të dhemb, e syni gjum nuk ka, urren nuk din ç’urren, don e s’din se ç’don. Pak dritë! 0 burrë! 0 hero’ ngado që të jesh. …. Burrë që shkatrron edhe që ndërton sërish! Pak dritë vetëm, të lutem, mshirë të kesh, se do çmendem në kët natë pa gjumë dhe pa pishë. Oh! ta kisha pishën të madhe edhe të ndezun! Me flakën e pishës në qiellin e ksaj nate ta shkruejshe kushtrimin… Ehu Burrë i tretun Do ta shifsha vallen tande në majë të një shpate. Porpishë nuk karn e vetëmjanë burrat, shokët… Dergjem n’errsin pa gjumë dhe pa dritë… Askush s’më ndigjon, çirren kot më kot… Hesht more, hesht! por qindro, o shpirt. Gjeli këndon dhe thotë se asht afër drita – Gjel, rren a s’rren? cila asht fjala ejote? Kur ti këndon thonë se asht afer drita… Por un s’besoj sonte në Çalët e ksaj bote. Hiqmuni qafe, mendimet Ojastëk ty të rroki, të përqafoj si shpëtimin, më fal atë që due: gjumin dhe andm’min e dy buzve që pëshpërisin ngushllimin. /KultPlus.com
O t’shkoj n’Vlorë, o t’shkoj n’Janinë, O t’shkoj n’shpì t’Monastirlis N’Elbasan e n’Prishtinë O n’ vend tjetër t’Shqyptaris Fare s’më pvesin “prej kah jé” Urdhno, m’thonë; jé vlla me ne. (…) “Çou, pra çou; del vorrit jashtë Ngrehu n’kambë, lê dhén e zi; T’ka ardhë vllau qi aq fort ke dashtë, Me ty sonde don m’ u -ngí; Çou mos m’lên mâ shum me qâ; As t’ka marrë malli me m’pá?!! Çou, pra, e m’rrok, e ma hiq ket mall, Mbas qi s’munda me t’puthë gjáll!”./KultPlus.com
Sa kushton paqja? kur thyhesh në copa e s’ngjitesh në malet që i vetëm ngjit teposhtëzeve që lëshohesh kur të lëshon pija sa kushton paqja? për akullin që se thyen dot detin që se përshkon me not ditëve që kujtimet ja falin të djeshmes e nuk gjejnë kohë për sot sa kushton paqja? çfarë vlere e blen? a shitet? a nuk tregtohet hiç? zemra a mbushet mend? a në thatësi rri kyç, kiç? sa kushton paqja? a bërtitet për të ?
pse dreqin s’kuptohet pa za e fryma që merret, zanin që s’ma kthen zemrën then e telat mi këputë sa kushton paqja?
e pa çmim është pyetjet rreshtohen, gatitu rrijnë lamshi bahet edhe ma i madh fjalitë s’kryhen me pikë! sa kushton paqja? kur thyhesh në copa e s’ngjitesh në malet që i vetëm ngjit teposhtëzeve që lëshohesh kur të lëshon pija? sa kushton paqja? a vjen, nëse po kur? e nëse jo, pse? a blihet paqja? sot ku të rri, s’dua t’jetoj në dje… /KultPlus.com