Poezi nga: Charles Baudelaire Përktheu: Primo Shllaku
N’kohën kur Natyra me dellin e saj t’fuqishëm, fëmijë të përçudnueshëm pillte për çdo ditë, ma kish anda t’jetoja pranë nji viganie, si te kambët e mbretneshës nji dac epsharak.
Do t’doja me i pa trupin që i lulzon bashkë me shpirtin e me u rritë lirisht ndër lojna të saja t’tmerrshme. Me hetue a mban gjallë nji flakë të errët në zemër mes mjeg’llash të lagështa që n’sytë e saj notojnë.
T’përshkohem për qejf nëpër format e saj, ndër t’gjujve shpatije t’zvarrisem dalëngadalë e verës ngajherë, kur diej rraskapitës
t’lodhun e shtrijnë për t’gjatë fushnajës, të kotem i shkrimë nën hije t’gjinin t’saj, si fshat i paqtë që rrin te kambët e malit.
Në të vërtetë nuk filloi kurrë Por ishte kaq e vërtetë në zemrën time Pastaj ti fole e me the: Nëse je kaq gazmor Pse je i vetmuar këtë natë? Nëse jeni kaq i mençur Pse je i vetmuar këtë natë? Nëse jeni kaq i këndshëm, Pse jeni vetëm këtë natë? Nëse qenkeni kaq i bukur Atëherë pse po flini vetëm sonte? Sepse sot është siç çdo natë tjetër Ja pse jeni vetëm sonte! Me triumfin e imazhit tuaj Teksa ata rrinë në krahët e njëri-tjetrit
Mos beso n’atë çka dëgjon Mos beson n’atë çka sheh Po i mbylle sytë Armikun do ta ndiesh
Vashë, kur të takova herën e parë Shpirtin e kisha zjarr Ç’ndodhi me fytyrën tënde Si borë e shkrirë Tash këtë çehre e ka
E ti mund ta përpish Ose mund ta pështysh Mund ta dëbosh Shkaku i saj të gulçosh E mund të ëndërrosh Pra ëndërro zëshëm Ti e di se po të vjen koha e artë … mos u lejo bastardëve të të bluajnë
Jo asgjë më s’ka kuptim Asgjë s’më shkon ndoresh E di se do të shitoje Po ta dije kujt t’iu drejtoje
E në lëvizje do të rreshtohesha Po të ishte ndonjë që t’i besoja Pse jo me gjithë qejf do të kungohesha Po të kishte kishë ku do të pranohesha Ngase tash më duhet
Potirin për ta pranuar Mllefin për ta shuar Me ngadalë për ta zbrazur S’mund të heq dorë prej teje
Më duhet të jem Njëfarë Akrobati Kur flas e sillem Siç më shkon për shtati E ti mund të ëndërrosh Pra ëndërro zëshëm … mos u lejo bastardëve të të bluajnë
Tashmë kur çdo gjë është thënë, ç’duhet vepruar? Shtëpia po na han, e çdo libër është lexuar
E unë duhet të jem Njëfarë Akrobati Kur flas e sillem Siç më shkon për shtati E ti mund të ëndërrosh Pra ëndërro zëshëm E mund ta gjesh Shtegdaljen për qejfi Ti mund ta ndërtosh E unë kam vullnet
E ti mund të thërrasësh S’mund ta duroj pritjen Ti mund të fshehësh E mund t’i zësh Në ëndrrat e filluara Përgjegjësitë E unë gjithë do të të dua E unë mund të dua E di se punët po shkojnë për së mbari … mos u lejo bastardëve të të bluajnë
Ah more Kapiten! Udhëtimi ynë i frikësuar ka përfunduar,
Anija ka lundruar në çdo pengesë, çmimi që kërkonim është fituar,
Porti është afër, kambanat i dëgjoj, gjithë populli është duke festuar,
Ndërsa ndjekin sytë lëvizjet, anija qëndron n’qetësi kurse vela rri e zymtë guxueshëm;
Por O zemër! zemër! zemër!
O pika të kuqe gjaku ka kudo,
Ku në kuvertë kapiteni im qëndron,
Ka rënë ftohtë dhe i vdekur si çdo.
Ah more Kapiten! ngrihuni t’i dëgjoni kambanat;
Qohuni se për ju flamujt valojnë, trumbetat gjëmojnë gjithandej,
Për ju buqeta dhe kurora lulesh, për ju bregu gumëzhin,
Për ty, janë mbledhur valë masash, fytyrat e etura kah ju janë kthyer;
Këtu Captain! Babai i dashur!
Ky krah nën kokën tuaj!
Kjo është një ëndërr që në kuvertë,
Ju keni rënë i ftohtë, i vdekur, i huaj.
Kapiteni im nuk përgjigjet, buzët i ka të zbehta e të palëvizshme,
Babai im ma ndjen krahun, ai nuk ka puls as vullnet,
Anija është ankoruar shëndosh e mirë, lundrimi i saj ka përfunduar,
Nga udhëtimi i frikësuar anija triumfale me çmimin e fituar;
Gjëmoni O brigjet dhe bini O kambanat!
Por unë eci zishëm,
Ecni kuvertë kapiteni im qëndron,
I rënë, i ftohtë dhe i vdekur.
Diell mos pafsha me sy n’luajsha me ty, Kosovë, tokë trëndafilash, ti lindja ime dhe varri, ti dorë martine, shqipe me krahë zjarri, ti besë e përjetësuar, që vdes vetëm atëherë kur dielli për herë të fundit perëndon, kur jeta shkon, s’ka njerëz, kur s’ka stinë, s’ka lule, s’ka pranverë. /KultPlus.com
Nëse jeni rritur si një tip gruaje të cilën njerëzit duan ta shohin Lini të shohin Por mos e ngatërroni syrin me dorën, apo dritaren apo pasqyrën Lini të shohin se si duket një grua e vërtetë. Ka mundësi që s’kanë parë një të tillë më parë.
Nëse jeni rritur si një tip gruaje të cilën njerëzit duan ta prekin Lini t’u prekin Nganjëherë, nuk jeni ju ajo për të cilën po e zgjasin dorën Po kërkojnë një shishe, një derë, një sanduiç, një Pulitzer, një grua tjetër. Por duart e tyre të gjetën ty të parën Mos e mendoni vetën si një shpëtimtare, apo një muzë, apo premtim, apo një viktimë Ju jeni një grua, me lëkurë e kocka, damar e nerva, flokë e djersë Ti s’je bërë prej metaforash, s’ke nevojë të kërkosh falje, apo të justifikohesh.
Nëse jeni rritur si një tip gruaje të cilën njerëzit duan ta mbajnë Lini t’ju mbajnë Gjithë ditën praktikojnë se si duhet ta mbajnë trupin drejt Edhe pas gjithë këtij zhvillimi, ende duket jo e natyrshme. Ende i shtrëngon muskujt, i mban drejt krahët dhe shpinën Vetëm disa prej tyre do të duan të struken thellë Brenda teje Ta pranojnë se nuk i dinë përgjigjet të cilat kishin menduar se do t’i mësonin deri tash. Ndoshta mendojnë se ti i ke përgjigjet Po ti s’di gjë, ti s’je përgjigja Ti s’je problem Ti s’je një poezi, një gjëegjëzë apo një shaka
Grua, nëse jeni rritur si ajo që njerëzit duan ta duan Lini t’ju duan Të t’ju duan nuk është njësoj si t’ju dashurojnë Kur bini në dashuri është sit ë zbulosh një oqean pas shumë zhytjeve në këneta Është sit ë kuptoni që keni duar Është sit ë ecësh në një shteg të vetmuar pasi e gjithë turma ka shkuar në shtëpi
Mos humbni kohë duke menduar se jeni tipi i gruas të cilën njerëzit duan ta lëndojnë Nëse ju lë me një zemër të thyer që buçet si alarm makine, mëso të këndosh nën tingujt e saj. Është e vështirë të ndalosh së dashuri oqeanin pasi ka mbaruar batica dhe ke mbetur gjithë krip Prandaj fale vetën për gjithë këto vendime. Për ato që i quan “dështime” teksa fle e zhgënjyer për to Dije që je tipi i gruas që po kërkon të gjesh veten Lëri të përmbysen statuset shoqërore, s’kanë pse të të definojnë Ti je e gjitha që të duhet Je një grua që e ka ndërtuar veten Ti je bërë për ta zbuluar veten
…ti je krejt çka ëndërron një mashkull me pasë. Je krejt çka kam ëndërru gjithë jetën të kem. E tash që t’kam, më duket se ende jam në ëndërr.
Je e përkryera e shëndrruar në femër.
Ti nuk e di çfarë force ke. Buzëqeshja jote, bukuria jote, freskia e syve tu, sharmi yt hyjnor, pafajësia jote, butësia jote, droja jote, janë të gjitha burime të pashterrshme lumturie. Janë burim i lumturisë sime sa herë gjendem pranë teje.
Nuk ka germa, fjalë e fjali që mund ta tregojnë atë që je ti, atë që unë shoh tek ti. Je thjesht më e bukur se çdo gjë që gjuhët mund ta përshkruajnë. Je heshtje që flet, je frymë që gjallëron trup e shpirt. Je më e thjeshta që njihet, më e veçanta që takohet, më e ëmbla që shijohet. Prandaj jam i paaftë ta sqaroj besnikërisht atë që je se, siç do thoshte poeti i madh francez René Char, si mund të tregohen gjërat e thjeshta pa u tradhëtuar?. Nuk dua ta tradhëtoj atë që je. *** S’kam shumë sqarime për këtë veç e di që ndjesitë e mia më të thella, më sekrete, më fisnike dhe më të rralla, kanë ardhë drejt teje dhe veç po rriten. Jam dorëzuar tashmë, s’mund t’i ndaloj më dhe as që turpërohem nga ky dorëzim. Në fakt, çuditem me veten time sepse kurrë s’kam besuar që mund t’ekzistojë një person aq i denjë, aq i thjeshtë e aq i plotë në këtë botë të vrazhdë dhe hipokrite.
Ti je ai person.
Ti nuk e di sa e rrallë je në këtë planet. Ti je sinonim i vlerave më të shtrenjta që njeriu duhet t’i ketë. Dhe, sikur të mos mjaftonte kjo, je edhe sinonim i sharmit absolut që një femër mund ta rrezatojë me krejt pafajësinë e saj. Je kombinimi më i rrezikshëm i mundshëm por unë e dua rrezikun. E urrej jetën që shikohet. Vdes për momentin që jetohet.
Shpesh mendoj të të nervozoj me kast veç me e zbutë pak atë dozë të pamatshme sharmi me të cilin më pushton. Kam frikë nga vdekja e parakohshme edhe pse s’do kishte vdekje më të bukur se vdekja nga sharmi yt. Por s’e bëj dot. Nuk dua ta lëndoj atë buzëqeshje, ta trishtoj atë pafajësi. Dua të jem edhe unë burim lumturie për ty, ditë e natë. Atëherë, më lejo të jem regjisor i ëndrrave tua që të sigurohem se edhe mengjesin e nis me buzeqeshje.
Të them lamtumirë e ndoshta ende të dua, Ndoshta s’duhet të të harroj, por të them lamtumirë. S’e di nëse më ke dashur… S’e di nëse të kam dashur… Apo ndoshta u deshëm për së tepërmi.
Këtë dashuri të trishtë, pasionante dhe të çmendur, E mbolla në shpirt veç për ty. S’e di nëse të desha shumë… S’e di nëse të desha pak, Por e di që kështu s’do të dashuroj më kurrë.
Më mbetet buzëqeshja jote fjetur në kujtimin tim, E zemra më thotë që s’do të të harroj. Kur sapo vetëm mbetem dhe e di se po të humbas, Ndoshta nis e të dua sikur s’të kam dashur kurrë.
Të them lamtumirë dhe ndoshta me këtë përshëndetje Më e bukura ëndërr brenda meje vdes. Por të them lamtumirë për gjithë jetën, Edhe pse gjithë jetën do të vazhdoj të mendoj për ty.
Shikomi i tij, përtej hekurave që përherë lëvizin Është lodhur aq shumë as mezi duron I duken sukur janë një mijë hekura Dhe pas hekurave veç zbraztirë
Teksa ecën papushin në qarqet e ngushta Lëvizja e hapave të tij të fuqishëm rënkon Si një ritual vallëzimi që zhvillohet në qendër Teksa vullneti i tij mbetet i paralizuar
Vetëm nganjëherë i përpëlit qerpikët Një imazh futet brenda qelisë Ingushton muskujt përmes tensionit I therrë zemrën dhe e vret
(Harold Pinter (Londër, 10 tetor 1930 – Londër, 24 dhjetor 2008), dramaturg dhe regjisor teatri anglez. Ka shkruar për teatër, radio, televizion dhe film. Punimet e tij të hershme shpesh lidhen me teatrin absurd. Është fitues i Çmimit “Nobel” për Letërsi për vitin 2005.)
O kapiten, kapiteni im! Udhëtimi i frikshëm u krye; Anija përplasur në çdo shkëmb Çmimin e kërkuar e ka paguar; Bregu është afër, këmbana dëgjoj Plot njerëz, të gjithë gëzohen, Ndërsa ndjekin me sy Anijen e dërmuar që afrohet: Por O zemër! zemra ime! O pikat e gjakosura, të kuqe Në kuvertë qëndron Kapteni im, Pa lëvizur, i akullt, i vdekur. O kapiten! kapiteni im! Ngrihu, dëgjo këmbanat që bien; Çohu, për flamurin që është ngritur Për ëndërrat e tua, nga gjumi zgjohu; Për ty janë buqetat me lule – Për ty lulëzon gjithë bregu; Është e padrejtë, në kuvertë, Ti je shtrirë pajetë, i vdekur. Kapiteni im nuk përgjigjet Buzët e tij ende të zbehta; Pulsi ndalur, pa asnjë vullnet. Anija arrinë e sigurt në breg, Lundrimi i saj është kryer; Nga udhëtimi i frikshëm, Anija fitimtare erdhi; Lëvdohuni, o brigje, o këmbana! Por unë, hijezymtë, Çapit në kuvertë, i zhgënjyer Me Kapitenin tim, Rënë në të ftohtë e vdekur.
Heronjtë do ta kenë luftën e tyre varret e tyre jetimët e tyre të vejat e tyre të cilat në Ditën Ndërkombëtare të Vejushave do të çojnë lule të freskëta në varret e tyre
Udhëheqësit e tyre do t’i kenë zyrat e veta për heronjtë e rënë ku do t’i përtypin ngadalë ditët deri në fund të jetës së tyre
Kur t’u bien ndër mend heronjtë e rënë në shenjë respekti për ta do të marrin një dhomë në një hotel luksoz një shishe verë të kuqe të vitit të rënies së tyre dhe do të bëjnë seks me njërën nga dashnoret e shumta të tyre/ KultPlus.com
Ahiii, vëlla i shtrenjtë, Ymer Elshani Parandjej se derisa t’jem gjallë Në plagë t’hapur do m’pikoj katrani Lot i shpirtit do m’këlthasë n’qëpallë!
Pa ty netët zvarritën ngathtë – ngathtë Për n’vendlindje udha m’është shëmtuar Se ç’na e theve, ore krahun e djathtë Me stuhinë e dhembjes së pashëruar!
Në orët letrare tani si të shkojmë Pa buzëqeshjen tënde aq bujare? Kurreshtarëve mësues c’ka t’u thomë Dhe zogjtë që çukisin në abetare?!
Si do t’na vijë lejleku i parë Pa ëndrrën tënde n’flatra o mik? Si do mbijë kokërr gruri n’arë, Pa afshin e vargut të ri – lirik?
Më bëhet sikur më le një porosi Që më erdhi me zërin tënd të gjallë “Ma përkëdhel gjithandej çdo fëmijë, M’ia fshij lotët shkurtabiqit n’përrallë!”
Kjo Drenica jonë përherë e zhuritur Nën rrufetë e këtij qielli të nxirë, Yje t’çiltër lindi e të ndritur Që barbarët i krodhën nē humbëtirë!/ Telegrafi/KultPlus.com
Arjola Zadrima ka lindur në Shkodër. Ka ndjekur studimet për Gjuhë dhe Letërsi në universitetin “Luigj Gurakuqi”. Pasioni dhe hobi është letërsia dhe kryesisht poezia.
Ka fituar çmimin e parë në Festivalin e Poezisë së Pabotueme në Shkodër më 2016, dhe çmimin e Medias në këtë festival, me poezinë me titull “Eva” .
Në maj të 2016-s ka botuar vëllimin e parë poetik me titull “A ban me m`lshue pak rrugë”, i cili u vlerësua me çmimin “Penda e Kristaltë”, në Munchen të Gjermanisë nga International Institute for the Protection of Cultural Gege and Toske.
Gjithashtu ka fituar dy çmimet e para në Festivalin e Poezisë së Pabotueme. Ndërkaq, më 2017 u prezantua me cikle poetike në revistën letrare të Tiranës, ILLZ.
Më 2018, në konkursin letrar të portalit kulturor “Kultplus”, u shpall fituese e çmimit të parë me poezinë “Po të due unë”.
Së fundi ka botuar librin e dytë me poezi e fotografi, me titull “Carpe Diem”.
A…apo AMEN mbi buzë, butë, amël, foli pa u tutë, heshtjes teme që t’marrin frymë, Zot, që m’krijove vajzë, grue, nanë. Asnjihere nuk u lodhe tuj m’dashtë mue, që mëkatnoj pa i çilë sytë. Pa t’u lutë m’fal , për hir të virgjnës Mari, që të fali djalë. Ti krijesë që të di, m’i ço prapë zemrës dallgë, krijueses së qiellit e tokës, frymën e uraganeve të botës./Koha.net
Sa mirë, atëherë, o mite, kur isha fëmi; i lodhur prej lodrimesh gjithë ditën, nën hije të një shelgu bija këputur gjumi:
ëndrra gjithfarë, plot ndriçime. I pezmatuar tash vetëm ndrydhi, e nata, e ditës lubi, shpirtin ndër helme përkundë, e arsyeja brehet panda, e brenë. E në agim shiroku, një mbas një, sy lotues ngulitë mbi xhame; bie ora pesë: unë kryqin marr në krah e më pak frymë fillohen për Kalvar.
Eci. Dhe me ngadalë e lehtë një këngë sajohet ndër dej: “ad adiuvandum me festina”. E këmba përmbi baltë len gjurmë të thella. /KultPlus
Asnjeri s’më pret te porta, vetëm trishtimi Dhe trëndafilat tërë ankth. Nata dremit te ajri i dritares. Ku janë gdhendur sytë e mi në moment pikëllimi.
Hënë s’ka, yje s’ka. Ecën vetmia me bijtë e saj. /KultPlus.com
Poezi të kapin faqesh si fëmijën Për të nxjerr lëngun që nuk amullinë Të shtrydhin shpirtin e bie shi i tejdukshëm dhembjesh Ti pasqyrë e bërë nga erosi fakëtimë shekujsh Shkëlqen nga lotët nga fluturimet Duke ndenjur varur fytyrave që s’ju shërohen vragat E puthjet e thara numërohen vargjeve tua Me plot të dashuruar të vetëvrarë Ti je si një bukë ndore për një të uritur
Si qumështi i lehonave që shëron sytë Ngjan në vajzën e mirë Në të cilën dashurohen të gjithë, poezi O më dhimbsen ata që nuk dinë Të t’i zbresin e t’i ngjisin gjithë shkallët e tua Që nuk t’i njohin zonat erogjene Më dhimbsesh edhe ti se t’i shkulin flokët Duke provuar të të krehin E unë jam e lumtur Që më mban në buzët tua E dashura poezi.
Trupi i pajetë fillon të luftojë përsëri Litari që ka në fyt i largohet nga qafa Asnjëherë s’u shkruan fjalët në letrën që kishte vendosur ta linte për mua Kurse loti i terur ngjallet dhe rrjedh për së larti në sytë e skuqur Pashpresia kthehet prapë në inat verbues Ajo ide e tmerrshme i largohet nga koka dhe jeta ka ende kuptim Fjalët “Je një krijesë patetikë” s’ia thashë kurrë Asnjëherë s’i hyra në dhomë me gjithë atë mllef Ajo zënka e fundit nuk ndodhi kurrë Asnjë nga ato që e bënë ta vriste veten nuk ndodhi. Atëherë pse jam këtu? Në gjunjë, Fytyre zbardhur duke lexuar ketë letër te lagur nga lotët e trupit që lëkundet pranë meje./KultPlus/
Te varri im mos eja të qash; Fjetur s’jam, aty nuk më gjen. Jam në njëmijë erëra që fryjnë. Shkreptima e diamantit në dëborë jam. Në grurin e pjekur jam drita e diellit. Shiu i butë vjeshtor jam unë.
Kur në heshtjen e mëngjesit të zgjohesh ti Jam nxitimi i çastshëm I zogjve të qetë që në fluturime rrethore enden. Jam ylli i butë që natën shndrit. Në varrin tim të qash mos u ndal, Nuk kam vdekur, aty nuk jam.