Poezi nga Nerimane Kamberi
Kishim mundur me i dhuru
çizmet e gomës të birit tonë
për Muzeun e Fëmijërisë së Luftës,
Ekspozita udhëton në galeritë kombëtare
të kombeve pa shtet, të kombeve pa marifet
Libri i përshtypjeve
te dera, tu dal.
S’kam përshtypje,
kam vetëm lot.
Çizmet nuk i kemi më,
ndoshta ia kemi fal ndonjë fëmisë
që të ik,
nga kufiri në kufiri,
ndoshta i ka fshehur nana
thellë në podrum, se tash jetojmë në paqë.
Çizmet nuk i kemi më,
nana nuk është më.
Pushon në paqë,
pushoi së mbathuri
çizmet nipit,
në kohërat pa kohë. / KultPlus.com
