Agim Vinca: Poezia “Kosova” nuk është e Ali Podrimjes, por e imja

Poezia “Kosovë ti je djep i shqiptarisë, ata thonë, se ti je djep i serbisë”, është publikuar shpesh nëpër media, por gjithmonë me gabimin e njëjtë. Kjo poezi, titulli i së cilës është “Kosova” është shkruar nga autori Agim Vinca dhe jo nga Ali Podrimja siç është raportuar në media.

Gabimi ka ndodhur fillimisht në një prej mediave në Shqipëri, për tu shpërndarë kështu edhe në mediat tjera.

Por, vetë autori Vinca ka treguar për KultPlus se kjo poezi është e tij dhe jo e autorit Ali Podrimja.

Vjersha me titull: “Kosovë ti je djep i shqiptarisë, ata thonë, se ti je djep i serbisë”, e botuar në media me emrin e Ali Podrimjes, është një shtrembërim i poezisë sime “Kosova” , i bërë nga dikush tjetër e jo nga vetë Aliu. Unë kam një letër të shkruar me dorë nga Ali Podrimja drejtuar vite më parë revistës “Ars” të Tiranës, e cila e pat bërë të njëjtin gabim, ku ai pohon me gojën e tij se kjo është poezi e mikut tim, Agim Vinca dhe se atij “duhet t’ia dërgoni honorarin”.”, ka sqaruar Vinca për KultPlus.

Poezia “Kosova” nga Agim Vinca është shkruar në vitin 1997 ashtu siç ka dalë te libri “Kohë e keqe për lirikën” (“Rilindja”, Prishtinë 1997, f.120), redaktor i të cilit është pikërisht Ali Podrimja.

KOSOVA

Poezi nga Agim Vinca.

Kosova: djep i Shqipërisë!
Kosova: djep i Serbisë!
Kosova: djep që rrit binjakë!

Njëri kërkon të thithë qumësht në gji;
Tjetri të pijë gjak!

Janar 1997