Lirikë intime

Poezi nga Frederik Rreshpja

Eja, mbështetemi te pema,
Në vetminë e saj prej druri.
Te stoli të ulemi, eja,
Në vetminë e tij prej guri.

Nën të njëjtin yll jemi ndeshur,
A mund të rrimë pra të ndarë,
Si stoli me trungun e heshtur,
Mbjellë shumë vite më parë?

Në flakë vetëtime pashë,
Ovalen dridhëse të buzëve.
Dhe si një magji poshtë saj,
Gjithçka që në jetë më duhej.

Pastaj gjëmimin, unë ndjeva,
Rininë tënde të përkulej.
Në çast u hepova si dega,
Dhe gjeta gjithçka që më duhej. / KultPlus.com