Polici në Indi që del rrugëve me helmetë “koronavirusi”

Me helmetë në kokë në formë të koronavirusit, polici Rajesh Babu del për të inspektuar rrugët e Indisë.

Kjo po ndodh derisa India po zbaton një bllokim mbarëkombëtare, për shkak të pandemisë së koronavirusit Covid-19.

Është një polic i cili ka zgjedhur një formë interesante për t’i kontrolluar qytetarët që dalin rrugëve, njofton CNN, transmeton Koha.

India, madje është vendi ku qytetarët edhe rrahën me kamxhikë nëse hasen rrugëve, pa ndonjë nevojë.

Helmeta e policit Babu është e mbuluar me thumba të kuqe, ashtu si imazhi mikroskopik i koronavirusit. / KultPlus.com