Departamenti i Policisë së qytetit të New Yorkut ka filluar testimin e dronëve të rinj të krijuar për të transmetuar mesazhe tek publiku, si paralajmërime për kushte të rrezikshme të motit ose emergjenca të ndryshme.
Të dielën, sistemi i njoftimit të urgjencës njujorkeze njoftoi përmes Twitterit se policia do të “kryejë një test të aftësisë së mesazheve publike në distancë”, raporton theverge.
Një zëdhënës i policisë konfirmoi më vonë atë ditë se testet u mbajtën në Hook Creek Park në Queens përpara reshjeve të tjera që priten këtë javë, por nuk zbuloi detaje të rezultateve të testit.
Dronët mund të transmetojnë mesazhe nëpër lagje që kërcënohen nga përmbytjet ose kushte të ngjashme ekstreme të motit dhe kështu të paralajmërojnë banorët të qëndrojnë brenda dhe të kërkojnë strehim.
Vendimi për të shmangur termin “dronë” dhe për ta zëvendësuar atë me termin “audio transmetues” mund të jetë i qëllimshëm pasi testi mund të jetë në të vërtetë një shkelje e ligjeve të mbikëqyrjes publike.
Ky ligj detyron që policia të kërkojë komente publike dhe të publikojë një njoftim për përdorim 90 ditë përpara përdorimit të teknologjisë së re të mbikëqyrjes. Megjithatë, rregullat nuk zbatohen për të gjithë teknologjinë në arsenalin e policisë për shkak të një “zbrazëtie” që potencialisht i lejon policisë të prezantojë menjëherë mjete të reja duke i etiketuar ato si “përmirësime” të kategorive të gjera brenda politikave të tyre ekzistuese të teknologjisë, të tilla si “mjetet ajrore pa pilot” (UAS).
Një zbrazëtirë lejoi Departamentin e Policisë së New Yorkut të përdorte një qen robotik të quajtur Digidog pa paralajmërim 90 ditësh.
Dronët e pajisur me altoparlantë u përdorën në Shangai, Kinë dhe Madrid, Spanjë gjatë pandemisë së coronavirusit. Ata përcollën mesazhe paralajmëruese për popullatën për t’iu përmbajtur rreptësisht masave të bllokimit. Në Shangai, dronët paralajmëruan banorët të mos këndonin nga dritaret e tyre dhe qyteti dërgoi qenin e tij robot për të patrulluar lagjet.
Mijëra artefakte me vlerë historike dhe financiare, duke përfshirë sende të marra nga varre dhe gërmime arkeologjike, janë gjetur në Itali pas një operacioni të madh, thanë autoritetet.
Policia italiane ka arrestuar 21 nga 51 të dyshuar, në një operacion që përfshinte qindra oficerë, thanë autoritetet në një konferencë shtypi në rajonin jugor italian të Pulias të mërkurën.
Të arrestuarit janë nën hetim për “gërmime të shumta klandestine, marrjen e mallrave të vjedhura dhe tregtimin e paligjshëm, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, të gjetjeve shumë të rëndësishme arkeologjike”, tha Renato Nitti, kryeprokurori përgjegjës për hetimin në Trani, Pulia, në një deklaratë për shtyp.
Çfarë u gjet?
Autoritetet gjetën 3,586 pjesë me “vlera të paçmueshme historike, artistike dhe tregtare” në Puglia, Basilicata, Campania, Abruzzo, Lazio dhe Trentino Alto Adige, tha Vincenzo Molinese, kreu i policisë së artit të Karabinierëve të Italisë, në konferencën për shtyp.
Ata gjetën gjithashtu 60 detektorë metali dhe objekte të tjera në përputhje me gërmimet klandestine, duke përfshirë thumba të gjata metalike dhe lopata.
Në komunën veriore italiane të Lavisit, u zbuluan 1,679 monedha arkeologjike prej bronzi dhe argjendi – nga Magna Graecia, minierat romake dhe bizantine – që datojnë midis shekullit të IV para Krishtit dhe shekullit të III pas Krishtit. Qindra monedha që datojnë nga epoka perandorake romake u gjetën në qytetin Ciampino, afër Romës.
Pesha tezgjah, kratere në formë zile, kana, gota, pjata, vazo miniaturë dhe llamba vaji ishin ndër gjërat me vlerë të gjetura në qytetin jugor të Spinazzolës.
Shumë nga artefaktet u morën nga “tombaroli” – ose grabitës varresh – në Campania, Basilicata dhe Puglia dhe u trafikuan në të gjithë Italinë dhe ndërkombëtarisht te koleksionistët e artit, thanë autoritetet.
Shumica e tyre nuk janë të dokumentuara dhe pjesë të papara ndonjëherë, të marra direkt nga gërmimet arkeologjike të paeksploruara, shtuan autoritetet.
“Hetimi bëri të mundur konstatimin dhe frenimin e një aksioni mbresëlënës grabitqar në dëm të trashëgimisë arkeologjike të territorit tonë, të pasurisë së jashtëzakonshme kulturore”, tha prokurori publik Nitti në konferencën për shtyp.
Nitti tha se operacioni “demostron sesi territori ynë ende mban thesare të pamatshme”, duke tërhequr “grabitësit dhe trafikantët e paskrupullt”.
Hetimi filloi vitin e kaluar pasi disa gërmime klandestine u zbuluan në rajonin Canosa të Pulias, nga ku mendohet se kanë origjinën të gjitha sendet.
Grabitja e artit antik në Itali nuk është një fenomen i ri.
Doli se pandemia Covid-19 u kishte ofruar hajdutëve mundësi të reja për të bastisur vendet e mbyllura arkeologjike, kishat dhe muzetë për objekte të çmuara, ndërsa policia u ricaktua për të zbatuar bllokimet.
Arthur Brand, një nga detektivët më të shquar të artit në Evropë dhe autor i “Kuajt e Hitlerit: Historia e vërtetë e pabesueshme e detektivit që depërtoi në botën e krimit nazist”, tha për CNN në vitin 2021 se të paktën gjysma e artefakteve të lashta romake në treg atëherë ishin vjedhur./cnn/KultPlus.com
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Sipas njoftimit të Presidencës, në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në veri të Republikës së Kosovës.
Osmani ka theksuar se veprimet kriminale në veri të orkestruara nga struktura ilegale të mbështetura nga Beogradi, kanë për qëllim moslejimin e kryetarëve të ri të komunave në veri të vendit të ushtrojnë detyrat sipas ligjit dhe kushtetutës dhe instrumentalizimin e popullatës lokale serbe për të krijuar vakuum institucional, klimë të përgjithshme frike dhe pasigurie.
“Pavarësisht këtyre përpjekjeve, Kosova ka ndërmarrë veprime muajt e fundit për të shtensionuar situatën pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave në veri të vendit në nëntor te vitit te kaluar dhe proceset demokratike e ligjore kanë vazhduar në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën”, thuhet në njoftim.
Ajo ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së aleatëve ndërkombëtar dhe koordinimit të vazhdueshëm me ta në përpjekje për paqe, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm.
“Presidentja Osmani ka përsëritur se veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale e grupeve kriminale të Vuçiqit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim. Kosova mbetet e përkushtuar ndaj vlerave evropiane të funksionimit si shtet qytetar duke ruajtur karakterin multietnik të saj dhe institucioneve të saj”./KlanKosova/KultPlus.com
Sot ka nisur viti i ri shkollor pas një muaji grevë. Me nisjen e mësimit shkollor, policia apelon vozitësit për kujdes të shtuar në komunikacion.
Apelin e ka publikuar policia në faqen e saj në Facebook duke këshilluar vozitësit që të kenë kujdes sidomos gjatë ngasjes së mjetit në zonën e shkollës. / KultPlus.com
2 nga 5 të dyshuarit për përdhunimin e një vajze 11-vjeçare në Prishtinë do të mbahen në paraburgim për një muaj, siç ka njoftuar Gjykata Themelore në Prishtinë, shkruan KultPlus.
Rasti i përdhunimit ka ndodhur të shtunën mbrëma në Prishtinë dhe sipas dyshimeve bëhet fjalë për pesë persona, në mesin e tyre edhe një të mitur.
“Gjyqtarët e procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.R dhe të miturit G.R e kanë aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu kanë caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Gjykata.
Nga dy të arrestuarit njëri prej tyre është i mitur. /KultPlus.com
Mesditën e së mërkurës, regjisorja Burbuqe Berisha ka vdekur derisa ishte në vendin e saj të punës, në Ministri të Kulturës, transmeton KultPlus.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se Berisha u gjet e vdekur në zyrën e saj, ndërkaq vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Po ashtu, është bërë e ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Prishtinë 27.10.2021-13:20. Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në zyrën e saj në Ministrinë e Kulturës. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia.
Ndryshe varrimi i regjisores Burbuqe Berisha do të bëhet sot në orën 15:00, në varrezat e qytetit në Prishtinë. / KultPlus.com
Gaz lotsjellës është hedhur në koncertin e Goran Bregoviqit në Korcë ndërkohë që është dashur edhe ndërhyrja e Policisë.
Por kjo nuk ka ndikuar që koncerti i Bregoviqit të ndalet për asnjë moment.
Ai po vazhdon koncertin e tij pa pengesa ndërkohë që disa persona edhe shihen duke u munduar të kërcejnë me këngët e tij ndonëse shihet se të pranishmit nuk kanë fare njohuri për këngët që ai këndon.
Koncerti është mbajtur nën masa të shtuara të sigurisë. Figura të shumta shqiptare kanë dalur kundër mbajtjes së këtij koncerti të Bregoviq, i cili me këngët e tij kishte motivuar ushtarët serbë të kryejnë masakra në Kosovë gjatë luftës. / KultPlus.com
Policia e Kosovës ka intervistuar katër aktivistë, si të dyshuar për shkrimin e grafiteve feministe nëpër qytetin e Mitrovicës, raporton Express.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti ka thënë se ndaj tyre është iniciuar rast për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
“Me datën 25.04.2021, në Mitrovicë, është iniciuar një rast Prishje e Rendit dhe Qetësisë Publike “PRQP’.Në cilësi të të dyshuarave janë intervistuar katër persona, pasi të njëjtit në orët e pasdites së datës 25 prill 2021, në disa lokacione/objekte në qytet kanë shkruar grafitë”, ka thënë Zahiti.
Sipas “Jepi zë”, nga personat e arrestuar, një është burrë ndërsa tri të tjera janë gra. Ata janë mbajtur 6 orë në Stacionin Policor. / KultPlus.com
Sonte në Mitrovicë, aktiviste e aktivistë përshkuan qytetin me mbishkrime që denoncojnë dhunën sistemike ndaj…
Gjatë pasdites së sotme policia e Kosovës kanë përdorur sprej lotsjellës ndaj Emina Haxhiut, për ta arrestuar në rrugën B në Prishtinë, kjo sepse ajo nuk i kishte vendosur qenit të saj maskë sigurie dhe nuk ju kishte bindur urdhërave të policisë, shkruan KultPlus.
E njëjta në videon e publikuar kishte treguar se është e sëmurë nga astma.
E për këtë veprim të policisë ka reaguar edhe avokati Arianit Koci i cili në një postim në Facebook ka ftuar Inspektoratin policor që të merren me rastin.
Ai gjithashtu ka traguar se gjendja shëndetësore e Haxhiut nuk është e mirë.
Më poshtë mund të lexoni statusin e tij të plotë:
Me çfarë lehtësie e përdorë një polic sprejin, ndaj një vajze të re e cila e ka astmën – është pabesueshme.
Katastrofë!
Emina Haxhiu ka qenë sot duke e shëtitur qenin e vet 8 muajsh – qen i butë i cili ende nuk din me lehë.
Polici i është afruar Eminës në mënyrë agresive, dhe ka këkuar që qenit t’i vendoset maska.
Znj.Haxhiu ka tentuar t’ia spjegojë policit që qenin është ende klysh – është i lidhur dhe se ende as me lehë nuk din.
Papritmas, edhepse kanë qenë fillimisht 4 polic, njëri e nxjerrë sprejin dhe e spërkatë në sy Eminën – duke ia rrezikuar jetën për shkak të astmës që e ka.
Në ndērkohë, vijnë edhe dy polic të tjerë.
Paramendoni këtë situatë: 4 plus 2 polic, kundër një vajze të re me astmë.
Duhet theksuar që polici me sprej dhe një police e kanë pasur sjelljen jashtëzakonisht të keqe – sipas të dëmtuarës.
Ftoj Inspektoratin Policor që menjëherë t’i merr xhirimet e kamerave të lokaleve përreth, dhe të veproj sipas dispozitave ligjore.
Emina sonte është në gjendje jo të mirë shëndetësore./ KultPlus.com
Me çfarë lehtësie e përdorë një polic sprejin, ndaj një vajze të re – është pabesueshme.
Katastrofë!
Emina Haxhiu ka…
Një burrë është kapur mbrëmë nga kamerat duke goditur bashkëshorten e tij në dalje të Emergjencës te Qendra Klinike dhe Universitare të Kosovës. Ai shihet duke i dhënë një goditje me dorë prapa kokës, derisa reagimi i gruas nuk dallohet qartë, raporton Express, transmeton KultPlus.
E për këtë rast, Policia e Kosovës, tashmë ka nisur hetimet dhe ka identifikuar personat e përfshirë në këtë rast.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Referuar pamjeve në fjalë, policia menjëherë në përputhje me autorizimet saj ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të zbardhjes si dhe hetimit të rrethanave që karakterizojnë rastin.
Në kontekstin e kësaj menjëherë ka identifikuar palët, ka proceduar me intervisitimin e të njëjtëve dhe ka koordinuar veprimet e mëtejme me prokurorin e shtetit, për të nxjerrë në pah nëse ka elemente të veprës së inkriminuar”, ka thënë Ahmeti. / KultPlus.com
Një polic amerikan u thirr me urgjencë për të arrestuar një familje të dyshuar se kishte vjedhur ushqime në një dyqan në Somerset, Massachusetts, transmeton KultPlus.
Por në fund, efektivi jo vetëm nuk i prangosi, përkundrazi, i pagoi vetë të gjitha. Historia e policit Matt Lima tashmë ka pushtuar titujt kryesore të disa gazetave amerikane. Edhe pse ngjarja ndodhi muajin e kaluar, ajo është mësuar tani. Dy gra u raportuan se nuk kishin kaluar në kasë të gjitha ushqimet e marra.
Ato u treguan mjaft të sinqerta në përgjigjen e tyre përpara efektivit: donin që të kishin si të gjithë një darkë normale Krishtl indjesh me të cilën të gëzonin fëmijët e tyre.
Por familja kishte hasur në vështirësi financiare këtë periudhë, e nuk e paguante dot të gjithë ushqimin. Lima i qortoi për shkeljen, por nga ana tjetër I la të merrnin të gjithë ushqimet pasi atë çfarë mungonte në faturën e pazarit, e pagoi nga xhepi i tij.
“Dy fëmijët e vegjël që ishin me njërën nga gratë më kujtuan fëmijët e mi”, tha polici. “Nuk mund të bëjë gjë tjetër përveçse t’i ndihmoja”, shtoi ai. / KultPlus.com
Një 94-vjeçar në Itali ka bërë bujë në lajmet e mediumeve italiane për festën e Krishtlindjeve, pasi për të mos festuar i vetëm këtë festë zgjodhi të thërriste Policinë t’i bënte shoqëri.
“Jam 94-vjeçar, i vetmuar në shtëpi. Nuk më mungon asgjë, por kam nevojë për një person me të cilin mund të bëj dolli për Krishtlindje”, ka qenë thirrja që italiani 94-vjeçar Alto Reno i ka bërë policisë për të festuar me dikë tjetër Krishtlindjen, transmeton KultPlus.
Dy policë i ishin përgjigjur thirrjes dhe kishin shkuar në shtëpinë e të moshuarve ku ai po i priste.
Ata, siç raportojnë mediat italiane, biseduan me të moshuarin, ngrenë dolli dhe më pas bënë video-telefonatë me familjarët e tij. / KultPlus.com
Cardi B është në mesin e 100 artistëve që kanë kontribuar për një ankand të ri në internet të quajtur “Show Me the Signs”.
Reperi përdori një copë kartoni për të shkruar emrat e 34 burrave dhe grave të zeza të vrara nga policia, të tilla si Sandra Bland, Eric Garner dhe Breonna Taylor, bashkë me frazën “Thuaji Emrat e tyre”, shkruan The Guardian, përcjell KultPlus.
“Ne duam të dërgojmë një mesazh që jeta e gjithësecilit ka rëndësi, ju nuk mund ta thoni atë mesazh kur po lini jashtë gratë e zeza”, tha Shermena M Nelson, drejtore e programeve në Forumin e Politikave Afrikano-Amerikane, i cili është organizator i ankandit.
Fondet e mbledhura nga ankandi online në Artfizz, i cili mbyllet më 30 nëntor, do të shkojnë në Rrjetin e Nënave #SayHerName të AAPF, i cili ndihmon në sigurimin e strehimit, tarifave ligjore dhe kostove të tjera për nënat e grave që janë vrarë nga policia.
“Ka një kosto për vdekjen, ajo shkon përtej shpenzimeve të varrimit dhe përfshijnë ato financiare, shëndetsore e mendore. Humbja tragjike e dikujt ua ndryshon strukturën familjare. Ne po përpiqemi t’i mbushim boshllëqet aq sa kemi mundësi” , tha Nelson.
Shumë prej veprave të artit janë në formë protestuese, si ajo e Billie Eillish që thotë “Stop Vrasjes së njerëzve të zinj”.
Artistë të tjerë që janë pjesë e ankandit janë Jim Carrey, David Hockney, Rashid Johnson, George Condo dhe Marilyn Minter.
Artistja nga Los Angeles, Delia Brown ka paraqitur një vepër arti që përmban emrat e grave të zeza të vrara nga policia, shoqëruar me moshat e tyre, të cilat variojnë nga 26 deri në 72 vjeç. Në fund të veprës artistike shkruhet: “Unë nuk duhet t’i di emrat e tyre”.
“Është e vështirë të bësh një vepër arti për mungesën e drejtësisë, të cilën e përjetuan familjet e këtyre vajzave dhe grave. Unë i lashë shifrat të flasin vet, në një periudhë 5 vjeçare, vetëm dy oficerë u akuzuan për vrasjen e 48 grave dhe vajzave të pafajshme, të cilat ata duhej t’i mbronin”, u shpreh Brown.
Shitjet nga ky ankand do të ndihmojnë për financimet e tafiave shëndetësore, ligjore dhe anëtarësimin e më shumë grave në Rrjetin e Nënave. / The Guardian/ KultPlus.com