Ekspozitë me dokumente origjinale të Musine Kokalarit në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës


Më 1 tetor, në ditën e pestë të Akademisë për Politika Publike dhe Sociale “Musine Kokalari” do të shfaqet ekspozita me dokumente origjinale të Musine Kokalarit në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, përcjell KultPlus.

Kjo ekspozitë do të shoqërohet nga një ligjëratë për veprimtarinë e Musine Kokalari nga Meliza Krasniqi.

Meliza Krasniqi e cila ka doktoruar në Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Universitetin e Evropës Juglindore, është studiuese e veprimtarisë dhe veprës së Musine Kokalarit./KultPlus.com