80 vite nga Lidhja e Dytë e Prizrenit

Sot janë bërë 80 vite nga mbjedhja e Kuvendit në Prizren, nga e cila u mor vendim që deri më datë 20 shtator të mbahej Lidhja e Dytë e Prizrenit, organizatë politike që u angazhua në bashkimin e trojeve shqiptare, shkruan KultPlus.

Në Kuvendin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit i cili u mbajt nga data 16 deri më 20 shtator, të vitit 1943, morën pjesë 45 delegatë, në krye me Musa Shehun, dhe të tjerë si: Asllan Boletini, Shefqet Shkupi, Qazim Bllaca, Tahir Zajmi, Pjetër Vuçaj, Sheh Hasnai, Qemajl Balila, Hivzi Meraku, Luk Simoni, Haxhi Fahrija, dhe Sokol Dobroshi etj.

Kuvendi vendosi formimin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, organizatë politike kombëtare, e cila do të angazhohej për bashkimin dhe mbrojtjen e trojeve etnike. Kuvendi zgjodhi Komitetin Qendror të Lidhjes, të përbërë nga 7 veta.

Krytar i Lidhjes u zgjodh Rexhep Mitrovica, veprimtar i njohur i çështjes kombëtare. Lidhja do të kishte dhe organin e vet “Lidhja e Prizrenit”, në faqet e të cilit propagandohej ideja e krijimit të Shqipërisë etnike dhe denoncoheshin krimet e kryera nga serbomëdhenjtë ndaj shqiptarëve të Kosovës. 

Lidhja e Dytë e Prizrenit ishte një organizim i krerëve nacionalistë kosovarë, me në krye Bedri Pejanin i inkurajuar në periudhën kur Rexhep Mitrovica qe kryeministër. Ndryshe nga Lëvizja Nacionalçlirimtare dhe disa grupime nga radhët e nacionalistëve, që qenë angazhuar në luftë kundër pushtuesve nazifashistë, forcat kryesore nacionaliste hezitonin që të bënin të njëjtën gjë, t’u bashkoheshin atyre, pasi mendonin se një luftë që udhëheqej nga komunistët do të përfundonte me rivendosjen e pushtetit jugosllav në krahinë.

Përfaqësuesit më në zë të rretheve nacionaliste i konsideronin pushtuesin italian e më pas atë gjerman si të keqen më të vogën në krahasim me sundimin serb e jugosllav, që pritej të rivendosej pas tërheqjes së tyre. Pikërisht për këtë arsye, pas kapitullimit të Italisë, ata përpunuan idenë e thirrjes së një kuvendi kombëtar, i cili duhej të hidhte bazat e krijimit të një organizate politike, që do të mbronte trojet etnike nga rreziku i ripushtimit të Kosovës nga forcat jugosllave, pas largimit të trupave gjermane/KultPlus.com

Diplomati më i njohur i Serbisë, shqiptarët që i shkeli dhe njëri nga ta që ia “lëshoi”!

Nikolla Pashiqi kishte poste të larta në Serbi, përfshirë atë të kryeministrit, ndërsa edhe sot konsiderohet si politikani më i zgjuar dhe më i madh serb (me origjinë ishte vllah nga Tetova), shkruan Telegrafi.

Pashiqi, që ishte themelues i Partisë Radikale të Serbisë, një herë ishte pyetur se çfarë ishte politika për të. Ndërsa, përgjigja e tij ishte kjo: “Ti e di se çfarë është politika! Kjo është sikur kur duhet një fije kashte të ngrihet, e ajo e kap tërë Kuvendin Popullor thuajse është një tra. Dhe, kur nuk ka tra që të ngrihet, atëherë, e di ti, mbesim unë e Laza Paçu (ministër serb i Financave – v.j.) ta kryejnë punën”, ka thënë ai.

Është edhe një definicion tjetër, që e përmendin shqiptarët, që gjoja e ka thënë Pashiqi kur i biri i tij nuk “dinte” se çfarë është politika. Pashiqi atëherë pretendohet t’i ketë thotë: “Politika është kur dikush bëhet gati me ta ngul, e ti je ai që ia ngul i pari”!

Në kohën kur ai ishte kryeministër, ndodhin luftërat ballkanike dhe copëtimi i tokave shqiptare. Ai ishte në pushtet edhe kur kërcet Lufta e Parë Botërore. Dhe, është meritë e tij mbështetja që Serbia merr nga perëndimi për politikat ekspansioniste.

Ndër shqiptarët (pa fakte historike) përmendet se ishte veç një njeri që ia “nguli” Pashiqit, e ai ishte Ahmet Zogu. Për të Pashiqi kishte thënë, kështu diçka: “E mashtrova botën, e në fund ma lëshoi mjekrën një çoban i Shqipërisë”! /Telegrafi/