Profesori Agim Vinca tha se t’i drejtohesh dikujt me “zotëri” është gabim, ai tha se duhet t’i thuhet “zoti”. Por këtë ndryshim tha e kanë imponuar hoxhallarët.
“Gjuha standarde mësohet është gjuhë e qytetërimit”, tha profesori Vinca.
“Jemi të prirur t’i shkelim vlerat dhe e shkelim gjuhën shqipe në çdo mënyrë”, u shpreh ai.
Teksa profesori Vinca po fliste, iu drejtua autorit të Pressngut me “Zoti Kërquki”. Këtu ndërhyri analisti Shkëlzen Gashi, duke thënë “nuk është Zoti, po zotëri”.
E Vinca ia ktheu Gashit: “Gabim është të thuhet zotëri, këtë e kanë imponu hoxhallarët”.
