Veshjet standarde të zyrës nuk shoqërohen shpesh me veshjet që përdoren për kapimg apo hiking. Megjithatë, në koleksionin e veshjeve për meshkuj të Prada-s vjeshtë/dimër, të shfaqur në Milano të dielën pasdite, të dyja stilet u shfaqën të kombinuara me njëra-tjetrën.
“Ne nuk duam të mendojmë se këto janë rroba për t’u veshur në zyrë ose këto janë rroba që i vishni në natyrë”, tha njëri prej drejtuesve të Prada-s, Raf Simons, i cili iu bashkua Miuccia Prada në krye në vitin 2020.
“Ne duam që të përpiqemi që të shqetësojmë [tjetrin] dhe të vijmë me diçka bashkëkohore.”
Kjo ide u shfaq në veshjet e mprehta dhe trikotazhet e hollë me ngjyra të ndezura, të veshura së bashku me llogore për të gjitha kushtet e motit dhe pallto pune të trashë.
Po ashtu pati edhe pallto me lëkurë delesh me kopsa ari, kapele që i përshtaten kapitenit të një anijeje.
Njëri prej qëllimeve të këtij koleksioni thuhet se është që njeriu me anë të veshjes të ketë një lidhje natyrën.
Nga ana tjetër, këto rroba janë të dizajnuara për t’iu përgjigjur “mjediseve të ndryshme dhe të dallueshme, të brendshme dhe të jashtme”, thuhet në shënimet e shfaqjes. “Ka një ndjenjë të natyrës së jashtme, të aktualitetit të natyrës dhe shprehjes së drejtpërdrejtë të dëshirës për të dalë jashtë, për të përjetuar botën”, thanë nga Prada, shkruan The Guardian./KultPlus.com