Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku sot ka pranuar një dhuratë, thurrje dore për vajzën e tij të posalindur nga ambasadori amerikan Jeffrey M. Hovenier, të cilën e kishte punuar gruaja e tij, shkruan KultPlus.
Ministri Çeku përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se në takim u diskutua për bashkëpunim nëpërmjet projekteve konkrete në fushën e kulturës, sportit dhe fuqizimit të të rinjëve.
“Takimi me të parin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Ambasadorin Jeffrey M. Hovenier, filloi shumë ngrohtësisht. Pranova një dhuratë të veçantë, thurrje dore nga bashkëshortja e tij për vajzën time të posalindur.
Bisedën e vazhduam për bashkëpunimin e deritanishëm dhe thellimin e partneritetit tonë dypalësh nëpërmjet projekteve konkrete në fushën e kulturës, fuqizimin e të rinjve, të trashëgimisë kulturore dhe sportit.
Përherë falënderues për punën dhe përkushtimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara në zhvillimin e vendit tonë”, ka shkruar ministri Çeku në facebook./KultPlus.com
