PreFoto është një konkurs i hapur për të gjithë fotografët profesionist dhe të apasionuarit e fotografisë. PreFoto është e certifikuar nga organizata “IAAP” (International association of art photographers) dhe Shoqata e fotografëve Amerikan “PSA” (Photographic Society of America).
Çertifikimi i PreFoto nga këto dy organizata ndërkombëtare dëshmon cilësinë dhe seriozitetin e ekspozitës.
Të gjitha fotografitë që pranohen për t’u ekspozuar printohen nga organizatorët e festivalit.
Në këtë konkurs kanë aplikuar shumë fotograf nga e gjithë bota. Konkursi – Ekspozita PreFoto ka dëshmuar seriozitetin në organizimin e aktiviteteve të tilla, duke e kthyer Luginën e Preshevës në një vendtakim për të apasionuarit e fotografisë.
Tani janë hapur aplikimet për edicionin e 9-të që do të mbahet në muajin nëntor. Tema dhe këtë edicion do të jetë e lirë.
Rregullat e Aplikimit:
- Konkursi është i hapur për të gjithë fotografët profesionist dhe të apasionuarit e fotografisë.
- Fotot me ngjyrë ose bardh e zi
3.Çdo pjesëmarrës mund të aplikoj në maksimum 3 foto. - Fotot duhet të dërgohen në rezolucionin prej minimum 2400 piksel ose 300 dpi, në cilësinë më të lartë në formatin JPEG.
- Fotot nuk duhet të posedojnë ndërhyrje.
6.Çdo fotograf do të merr konfirmim për pranimin e fotove, ndërsa do të lajmërohen vetëm ata që do të pranohen në Ekspozitë/Konkurs .
7.Fotografitë e dërguara duhet të titullohen. - Fotografitë mund të dërgohen në e-mail adresën [email protected]
- Aplikimi është pa pagesë.
- Data e fundit e aplikimit është data 20 shtator. / KultPlus.com