Sonte do të jepet shfaqja premierë “Gënjeshter pas gënjeshtre” në Teatrin e Gjilanit.
Shfaqja “Gënjeshter pas gënjeshtre” e Anthony Nielson, me regji të Sevdije Ajetit do të filloj nga ora 20:00.
Ndërkaq, shfaqja do të jepet edhe nesër (31 maj).
“Sa mund të vret një e vërtetë? A duhet ta themi gjithmonë atë apo mund dhe ta zbusim nëse dhimbja është më e vogël. Gënjeshtër pas gënjeshtre është një komedi e cila përmes situatave jashtëzakonisht komike do të ju bëjë të kaloni një natë fantastike në teatër..” / KultPlus.com