Filmi “I Love You More” i Erblin Nushit me premierë botërore në Vancouver Queer Film Festival

Filmi kosovaro-shqiptar “I Love You More,” me skenar dhe regji nga Erblin Nushi, do të ketë premierën botërore në Vancouver Queer Film Festival, përcjell KultPlus.

Prodhuar nga Tilia Entertainment (KS) dhe Action Production (SHQ) ky film është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosoves dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

Në “I Love You More” dëshira shumë e nevojshme për t’u dashuruar, e detyron Benin të vendosë familjen dhe ëndrrat e tij në linjë për një djalë që nuk e takoi kurrë.

Në këtë film në rolet kryesore luajnë aktorët: Don Shala, Shengyl Ismaili dhe Luan Jaha.

Programi i plotë i Festivalit më poshtë:

https://.com/…/VQFF-Program-2023_Schedule… / KultPlus.com

‘Një Muaj’ premierë botërore në Cairo International Film Festival

Filmi i shkurtër ‘Një Muaj’ me skenar dhe regji nga Zgjim Terziqi dhe producent Agon Syla është pranuar në konkurrencën zyrtare të filmave të shkurtër – International Cinema of Tomorrow Competition në festivalin e kategorisë ‘A’ ku do të garoj për çmimin ‘Filmi më i mirë i shkurtër’ dhe për çmimin special të jurisë.

Cairo International Film Festival është themeluar në vitin 1976 dhe njihet si festivali më i vjetër në Arabi, Afrikë dhe Lindjen e Mesme dhe gjithashtu bën pjesë në mesin e 15 festivaleve garuese të kategorisë A, sipas Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Producentëve të Filmit (FIAFP). Edicioni i këtij viti fillon me 21 deri 30 nëntor 2017.

‘Një Muaj’ është film i bazuar në ngjarje të vërtetë dhe flet për Anën një 40 vjeçare e verbër, e pa martuar, e cila jeton sipas marrëveshjes së katër motrave të saj. Pakti i tyre përmban përkujdesjen e saj secila me rend nga një muaj.

Në këtë film luajnë: Makfire Miftari, Luan Jaha, May-Linda Kosumovic, Shengyl Ismajli, Irena Cahani, Fatmir Spahiu, Rinesa Qeriqi, Era Balaj, Dardane Mehmeti, Zog Zeqiri Berisha, Blerina Krasniqi, Nata Zeqiri Berisha, Lis Spahiu.

Filmi është prodhim i shtëpisë filmike ‘Broken Branch Production’, i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe me mbështetje nga Swiss Cooperation Office Kosova dhe Komuna e Prishtinës./ KultPlus.com