Teatri i qytetit Hadi-Shehu Gjakovë dhe Teatri i qytetit Bekim Fehmiu-Prizren, të hënën mbrëma do të sjellin shfaqjen Premierë “Masë për masë” nga William Shakespeare në qytetin e Gjakovës, shkruan KultPlus.
Komedia vjen me regji Altin Bashës, përderisa në të luajnë aktorët: Xhevdet Doda, Vlera Pylla, Besfort Berberi, Edmond Hafizademi, Edona Sopaj, Edonis Kastrati, Valmir Krasniqi, Alban Çela, Alban Krasniqi, Vlora Dervishi, Butrint Lumi, Valmira Hoti, Altina Kusari dhe Edi Gjakova.
Stafi që punoi poashtu në realizimin e kësaj shfaqje janë:
Producent: Albulena Bokshi, Burim Mustafa
Udhëheqës Artistik: Fatos berisha
Skenografia: Petrit Bakalli
Kostumografe: Ilirjanë Loxha Basha
Muzika: Memli Kelmendi
Koreograf: Robert Nuha
Dramaturgjia e përshtatur: Altin Basha
Përktheu: Vedat Kokona
Inspicient: Arben Lleshi
Grimi: Canan Cibo
Mjeshtër ndriçimi: Qëndrim Ruka
Premiera e shfaqjes jepet me 2 Tetor 2023 në ora 20:00 në Gjakovë. Ndërsa reprizat do të jepen me 3 dhe 4 Tetor 2023/KultPlus.com