Ndahen çmimet e panairit ‘Kamza Lexon’, vlerësohet vepra e Ahmet Prençit

Është mbyllur të mërkurën edicioni i III-të i panairit të librit “Kamza Lexon”, i cili zgjati për tre ditë me radhë. Në këtë panair, u zhvilluan ceremoni për ndarjen e çmimeve, ku ishin të pranishëm shkrimtarë, gazetarë, lexues dhe zyrtarë.

Çmimin e mirënjohjes e mori shkrimtari Bajram Karabolli , Viktor Canosinaj mori çmimin për librin më të mirë për fëmijët, Jamarbër Hoxha “ Forca krijuese në zhanrin prozë dhe poezi, Fatmir Toçi mori çmimin për “Librin më të mirë studimor”  ndërsa shkrimtari Ahmet Prençi për “Prozën më e mirë” me Brengën Prokurorit.

Ky i fundit në një pronocim për Euroneës Albania theksoi se ndjehet i emocionuar dhe se ndihet i motivuar për krijimin e një vepre tjetër.Teksa vlerësoi punën e bërë në Kamzë përsa i përket arsimit ,pati një mesazh dhe për të rinjtë.

“Ndjehem i emocionuar. Kjo më jep motiv për të krijuar një vepër tjetër. Shoh që ka një frymarrje tjetër në Kamzë. Shkollat kanë bibloteka të reja. Mesazhi i vetëm është  që të rinjtë të lexojnë sa më shumë e të kenë kontakt me librin”-tha Ahmet Preçi.

Ndërsa Irena Toçi, botuesja e librave të Jamarbër Hoxhes, 13-vjeçarit me aftësi ndryshe, tregoi se pavarësisht moshës Jamarberi është nje autor që vlerësohet lexuesit.

“Është kënaqësi që ku r e kam zbuluar Jamarbërin. Janë poezi filozofike që shprehin përjetimet dhe emocionet. Ky vlerësim dhe mbështetja që i kemi dhënë e kanë nxitur për të ecur në këtë rrugë. Është shumë i vogël në moshë për të qenë një autor i vlerësuar”-tha Irena Toçi.

Sakaq, Liridon Mulaj, organizator i këtij eventi tha se shkrimtarët në këtë panair ishin të zgjedhur, jo vetëm në Shqipëri por dhe nga diaspora. Mulaj përfundoi duke thënë sse synymi i tyre është që ky panair të kthet në një traditë dhe të zhvillohet çdo vit./euronews/ KultPlus.com

Dy romane të Ahmet Prençit sot promovohen në KultPlus Caffe Gallery

“Anja” dhe “Brenga e Prokurorit” janë dy romane të autorit Ahmet Prençi që kanë shënjuar një udhë të qartë për te lexuesi. Në Tiranë dhe në Shqipëri romanet, si rrallë kohëve të fundit, kanë tejkaluar autorin, aq sa shpesh ai thërritet në emrat e dy personazheve kryesor që mbajnë gjallë linjat e subjekteve, Anton Hilës dhe Martin Gurit. Pas pritjes jo me pak interes në qarqet letrare dhe më tej të veprave të tij, Ahmet Prençi vjen edhe në Prishtinë.

Sot, në KultPlus Caffe Gallery dashamirësit e letërsisë në përgjithësi dhe të romanit në veçanti do të njihen me një shkrimtar të rrallë.

Të rrallë për vetë faktin që ai vjen nga radhët e sistemit të drejtësisë dhe në fakt në të dy romanet që do të paraqiten për lexuesin fin të Kosovës, kanë në qendër të drejtën, betejën për të dhe fitoren nëpërmjet saj.

Nëse Anja është romani i dashurisë, Brenga është romani i dilemës së madhe ekzistenciale, është një manual të të bërit drejtësi, aq sa çdo punonjës i këtij sistemi, ndër ne, duhet ta ketë udhërrëfyes në çdo çastshmërinë e punës së tij. Ju ftojmë të ndajmë bashkë mendime mbi këto dy romane, që na diktojnë një autor të veçantë që duhet patur në vëmendje, jo vetëm nga lexuesi…

Promovimi i dy romaneve të Ahmet Prençit do të bëhet më 3 shkurt, në ora 11:00./ KultPlus.com