Shkolla ‘Prenk Jakova’ nesër organizon koncert në mbështetje të fëmijëve me Autizëm

Shkolla e Mesme e Lartë e Muzikës “Prenk Jakova” do të organizojë koncert të veçantë me rastin e Ditës Botërore të Autizmit, shkruan KultPlus.

Në një njoftim për media, drejtoresha e shkollës “Prenk Jakova”, Jeta Dida- Bujari ka thënë se koncerti përçon mesazhe ndërgjegjësimi për përfshirjen dhe mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta.

“Ky koncert do të jetë një mundësi për të përçuar mesazhe ndërgjegjësimi dhe për të treguar fuqinë e
muzikës si një urë për përfshirjen dhe mbështetjen e fëmijeve me nevoja të veçanta”, thuhet në njoftim.

Koncerti mbahet më 2 prill, në  ora: 18:00, në Amfiteatrin e ri të Biblioketës Universitare./ KultPlus.com

Filharmonia dhe ‘Prenk Jakova’ nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi, ofrohet praktikë profesionale për nxënësit e Shkollës së Muzikës

Një memorandum bashkëpunimi është nënshkruar sot ndërmjet Shkollës së Mesme të Lartë Profesionale të Muzikës “Prenk Jakova” dhe institucionit më të lartë të muzikës në vend, Filharmonisë së Kosovës, shkruan KultPlus.

Ky memorandum bashkëpunimi i nënshkruar nga drejtoresha e shkollës “Prenk Jakova”, Jeta Dida – Bujari dhe nga u.d. drejtori i Filharmonisë së Kosovës Dardan Selimaj synon:

• Rregullimin e bashkëpunimit për ofrimin e mundësive të praktikës profesionale për nxënësit e shkollës në Filharmoninë e Kosovës.

• Krijimin e një platforme bashkëpunimi për zhvillimin e praktikave profesionale për nxënësit e shkollës, përmes angazhimit dhe përvojës në aktivitete dhe projekte.

• Ngritje dhe përmirësim të cilësisë profesionale të nxënësve, duke ofruar mundësi praktike dhe përvojë të vlefshme në fushën e muzikës.

Në përfundim të praktikës, nxënësit do të pajisen me certifikatë vlerësimi për përvojën e fituar brenda institucionit të Filharmonisë së Kosovës../ KultPlus.com