Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës është hapur ekspozita “Covers” e artistes Barbara Prenkas, kuruar nga Zef Paci.
Përmes këtyre pikturave, ajo sjell jorganin, një objekt utilitar që ka udhëtuar nga bota e artizanatit në atë të design-it dhe të artit, nga teknika artizanale në atë industriale.
Sipas artistes, jorgani ka ngarkesë simbolike, është i njëjti, por mënyra e prodhimit, stili, koha, pigmentet kanë ndryshuar.
Arsyeja e risjelljes sot të këtyre mbulesave gjendet në ngarkesën e fortë simbolike që ato bartin për autoren, si dhe për mëtimin e saj se objekti i artit është një jehonë që mbetë mbrenda nesh.
Ekspozitën mund ta vizitoni nga e marta deri të shtunën.




