Miftari: Zyra jonë luftoi për ta mbajtur ‘Sunny Hill’ në Prishtinë

Këshilltarja kryesore e Presidentes për komunikim, Donjeta Miftari së fundmi ka reaguar rreth zhvendosjes së festivalit “Sunny Hill” në Tiranë, shkruan KultPlus.

Ajo nëpërmjet një statusi në rrjetin social ‘Twitter’, ka thënë se zyra e presidencës ka luftuar që festivalin ta mbajë në Prishtinë.

Më poshtë gjeni statusin e saj të plotë:

Dua Lipa është ambasadorja e Kosovës në botë.

Festivali Sunny Hill vendos Kosvën në hartë dhe është një mundësi e jashtëzakonshme për të promovuar vendin tonë.

Zyra jonë luftoi për ta mbajtur atë në PR – rinia jonë pret dhe meriton më mirë.

Duhet gjetur një zgjidhje për ta kthyer aty ku i takon! / KultPlus.com

Presidenca e Kosovës reagon për marrëveshjen Serbi dhe Rusi, Vela: Deri kur BE-ja do ta tolerojë këtë sjellje?

Së fundmi është raportuar se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ku është bërë e ditur se Serbia dhe Rusia ka nënshkruar një marrëveshje tre vjeçare për furnizim me gazin rus.

Për këtë marrëveshje ka reaguar shefi i stafit të presidencës së Kosovës, Blerim Vela, i cili ka pyetur Bashkimin Evropian mbi çështjen se deri kur do ta tolerojë këtë sjellje të Serbisë.

“Putin dhe Vuçiq ranë dakord në një telefonatë sot se Rusia do të vazhdojë furnizimin me gaz natyror për Serbinë dhe dy vendet do të forcojnë partneritetin e tyre. Serbia, një vend kandidat për në BE, në vend që të përafrohet me sanksionet e BE-së thellon bashkëpunimin me Rusinë. Deri kur BE-ja do ta tolerojë këtë?”, ka shkruar Vela në Twitter. /KultPlus.com

Presidenca me thirrje të hapur kërkon nominimin e tre anëtarëve të shoqërisë civile në Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka publikuar një thirrje të hapur për nominimin e tre anëtarëve nga shoqëria civile, të cilët do të jenë pjesë e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut.  

Ky Këshill është derivat i zotimeve, të cilat institucionet e Republikës së Kosovës i kanë marrë në kuadër të edicionit të parë të Samitit për Demokraci të organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Rrjedhimisht, Presidentja Vjosa Osmani ka inicuar themelimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, i cili do të luaj rolin e mekanizmit përgjegjës për udhëheqjen dhe garantimin e mbarëvajtjes së punës së të gjitha institucioneve të cilat janë drejtpërdrejt përgjegjëse për përmbushjen e zotimeve të prezantuara në Samitin për Demokraci.

Ky Këshill do të jetë përgjegjës për të garantuar monitorimin, transparencën, dhe llogaridhënien në lidhje me përmbushjen e këtyre zotimeve.

Thirrjen e gjeni në vegzën në vijim:

Shpallje – Presidente e Republikës së Kosovës – DR. VJOSA OSMANI – SADRIU (president-ksgov.net) / KultPlus.com

100 komplete të veprës “Kosova” I,II, III në anglisht të Buxhovit i dhurohen Presidencës së Kosovës

Drejtori i shtëpisë botuese amerikane “Jalifat Publishing” nga Houstoni, Ramiz Tafilaj, ia dhuroi Presidencës së Kosovës 100 komplete të veprës “Kosova” I,II, III në anglisht të historianit Jusuf Buxhovi, përcjellë KultPlus.

Donacioni iu dorëzuar sot Presidencës së Kosovës.

Botuesi amerikan ka paraparë që një numër i konisderueshëm i kësaj vepre t’u dhurohet ambasadave të Republikës së Kosovës që të shpërndahet.

“Kosova” I,II, III është përkthyer në anglisht dhe botuar në SHBA në vitin 2014. Si e tillë, ka depërtuar në institucionet hulumtuese shkencore dhe në universitetet më të rëndësishme amerikane, tashmë e rekomanduar si literaturë shkencore. Vepra ka depërtuar edhe në qendra të rëndësishme universitare në Europë, Azi dhe Afrikë. / KultPlus.com

Flamuri kuq e zi vendoset para Kuvendit dhe Presidencës së Kosovës

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani nëpërmjet një postimi ka bërë të ditur që flamuri kombëtar ka marrë vendin para ndërtesës së Kuvendit dhe Presidencës së Kosovës, shkruan KultPlus.

Krahas flamurit të Kosovës dhe atij të Evropës, tanimë në këto dy institucione të vendit përgjatë festës kombëtare do të qëndroj edhe flamuri kuq e zi.

KultPlus ua sjell shkrimin e Osmanit:

Për nder të Ditës së Flamurit – 28 Nëntorit, para ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe para zyrës se Presidentit të Republikës, është vendosur flamuri kombëtar shqiptar, krahas atij shtetëror të Republikës së Kosovës.

Flamuri do të qëndrojë aty përgjatë festës së 28 Nëntorit.

Urime të gjithëve Dita e Flamurit! / KultPlus.com