Historiani Buxhovi u prit në Presidencën e Shqipërisë

Gjatë qendrimit në Tiranë, shkrimtari dhe historiani i njohu Jusuf Buxhovi, i shoqëruar nga botuesi amerikan Ramiz Tafilaj dhe bashkëbotuesi Milaim Abdullahu, u prit në Presidencën e Shqipërisë nga këshilltari ambasadori Flamur Gashi dhe ambasadori Genci Muçaj.

Me këtë rast, historiani Buxhovi i dhuroi Presidentit të Shqipërisë dhe bibliotekës së Presidencës veprat “Kosova” në tri vëllime në anglisht, si dhe “Maqedoninë” në anglisht dhe veprën “Dardaninë” dhe “Kosova – histori e shkurtër”. Autori Buxhovi theksoi se këto vepra të përkthyera në anglisht në SHBA nga botuesi “Jalifat Publishing”, në universitetet amerikane të pranura si litetaturë alternative për historinë e Evropës Juglindore, paraqesin një hap të vetmuar për njohjen e historisë së shqiptatëve nga antikiteti e deri të koha jonë jashtë diskursit ideologjik dhe kornizave të historiografisë serbe, që edhe sot e gjithditën dominon historiografinë institucionale në Tiranë dhe Prishtinë.

Këshilltari Flamur Gashi falendëroi historianin Buxhovi për punën e palodhshme në fushën e historiogafisë. Theksoi se dy shtetet shqiptare duhet të bashkëpunojnë për hartimin e veprave kredibile historiografike që zbardhin të vërtetën për shqiptarët dhe historinë e tye, që do të përkthehen dhe do të gjejnë vend në bibliotekat botërore karshi të tjetave që shtrëmbërojnë apo mohojnë historinë shqiptare.

Që kjo e vërtetë historike të depërtojë sa më shpejt në botë, drejtori i shtëpisë botuese “Jalifat Publishing” nga Houstoni, Ramiz Tafilaj dhe bashkëbotuesi Milaim Abdullahu , u zotuan se do t’ia dhurojnë menjëherë shtetit dhe diplomacisë shqiptare 100 komplete të “Kosovës” në tre vëllime në anglisht, që të shpërndahen nëpërmes “Council of Albanirn Ambassadors”. / KultPlus.com