Presidenti Begaj uron Berishën: Moment historik për komunitetin shqiptar në ShBA

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, ka uruar Violetta Berishën për betimin si Kryetare e Bashkisë së Fairview, New Jersey.

Përmes një postimi në facebook, presidenti Begaj ka thënë se ky është një moment historik jo vetëm për Berishën, por edhe për komunitetin shqiptar në ShBA.

“Suksesi i saj si gruaja e parë shqiptare që merr një detyrë të tillë është një model frymëzimi dhe krenarie”, ka shkruar presidenti Begaj në llogarinë e tij në facebook./KultPlus.com

‘Bie ndesh me Kushtetutën’, Presidenti Begaj kthen në Kuvend ligjin për Shtetësinë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj kthen në Kuvend ligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për Shtetësinë.

Begaj argumenton se për një ligj për të cilin Kushtetuta ka parashikuar miratimin me shumicë të cilësuar, konkretisht 84 vota, disa prej amendamenteve nuk e kanë marrë numrin e kërkuar të votave dhe nuk mund të quhen të miratuara. /abcnews.al/KultPlus.com

Presidenti Begaj: Komuniteti arbëresh duhet t`i përkasë vendit tonë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përfunduar vizitën disaditore në rajonin arbëresh të Kalabrisë.

Në një intervistë për RTSH, Begaj shprehu falenderime për mikpritjen ndërsa vlerësoi përpjekjet e arbëreshëve në ruajtjen e identitetit kombëtar.

Për Begajn komuniteti arbëresh duhet ti përkasë vendit  tonë dhe anasjelltas, pasi sipas tij kjo do të cojë në zhillim ekonomik në fusha me interes të ndërsjelltë.

“Për çdo individë kur bën këto takime dhe ndjen emocione të forta nga njerëz që kanë ikur prej shekujsh nga vendet e tyre por trashëgojnë gjuhën, kulturën, vallen e këndojnë shqip, patjetër të jep shumë emocion. Një komunitet arbëresh që i përket rrënjës tonë është mirë t’i përkasë vendit tonë, po ashtu edhe shqiptarët të jenë pjesë e rajonit arbëresh. Kjo do të çojë në zhvillim ekonomik në fusha në interes të ndërsjelltë, fusha që ne do të kemi interes t’i zhvillojmë”, u shpreh Begaj./rtk/KultPlus.com

Presidenti Begaj pritet nga komuniteti arbëresh në Kozenca: I lumtur që keni ruajtur kulturën dhe zakonet e atdheut që latë pas

Presidenti Bajram Begaj, në ditën e dytë të qëndrimit në Kalabri, zhvilloi sot vizita në qytezat e provincës së Kozencës, ku u prit nga komuniteti arbëresh dhe autoritetet vendore të cilët i uruan mirëseardhjen. 

Ndalesa e parë e Presidentit Begaj, ishte “San Demetrio Corone” ku iu rezervua një ceremoni e veçantë mirëseardhjeje me praninë e qytetarëve të kësaj komune dhe kryetarit të saj Ernesto Madeo.

Sheshi i Monumentit në “San Demetrio Corone” ishte dekoruar me flamuj shqiptarë, ndërsa fëmijët që kishin dalë për të pritur Presidentin Begaj veç pankartave të mirëseardhjes, mbanin flamujt e dy shteteve.

Presidenti Begaj ishte i ftuar nga kryetari i komunës së “San Demetrio Corone” Ernesto Madeo në festivalin e kengës arbëreshe, një aktivitet muzikor me pjesëmarrjen e të gjithë grupeve muzikore arbëreshe. Begaj ftoi artistët arbëreshë të bëhen pjesë e festivaleve që organizohen në Shqipëri duke ofruar mbështjen e tij dhe të institucioneve shqiptare.

“Jam shumë i kënaqur që  ju shoh të gjithëve ju, sidomos fëmijët të cilët kanë ruajtur gjuhën, zakonet, kulturën, veshjen, këngën dhe vallet që i përkasin atdheut që lanë pas. Jam shumë i lumtur të shikoj fëmijët me dy flamuj, atë shqiptar dhe italian. Miqësia jonë është një miqësi që i ka rrënjët shumë të thella. Detyra jonë është ta zhvillojmë këtë miqësi, ta promovojmë dhe ta trashëgojmë.

Jam shumë i lumtur që ju organizoni festival ndërkombëtar për vallen dhe këngën arbëreshe.

Ju siguroj që edhe në Shqipëri ka programe të tilla të cilat do të bëjnë të mundur që dhe ju t’a paraqisni veten atje, në atdheun tuaj.

Ju siguroj se do të keni mbështetjen time gjithmonë dhe mbështetjen e institucioneve shqiptare për të rritur atë që është bërë 600 vjet, për t’a trashëguar gjatë gjithë kohës.

Ju përgëzoj dhe uroj jashëzakonisht shumë që t’a vazhdoni këtë traditë, që të ruani gjuhën, të ruani veshjen, të ruani këngën”- tha Begaj.

Gjatë qëndrimit në komunën “San Demetrio Corone” presidenti Begaj vizitoi kishën antike  “Sant’Adriano”. Më pas kreu i shtetit zhvilloi takimin me komunitetin arbëresh në “Santa Sofia D’Epirio” ku u prit nga autoritet drejtuese të cilët organizuan dhe një shfaqje me këngë dhe valle folklorike arbëreshe. Begaj vizitoi gjithashtu kishën bizantine “Santa Sofia D’Epirio”./topchanlel/KultPlus.com

Presidenti Begaj për mbajtjen e Samitit të Procesit të Berlinit: Ngjarje e madhe historike

Presidenti shqiptar Bajram Begaj, ngjarje të madhe historike e ka quajtur mbajtjen e Samitit të Procesit të Berlinit  sot në Tiranë, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në facebook, Presidenti Begaj  ka thënë se takimi i sotëm shënon një ngjarje të madhe historike për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe rajonit.

“Mbajtja ne Tiranë sot e Samitit të Procesit të Berlinit është një ngjarje e madhe historike për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe rajonit. I uroj mirëseardhjen dhe punime të mbara delegacioneve pjesëmarrëse”, ka shkruar ai.

Sot në Tiranë do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, që për herë të parë mbahet jashtë Bashkimit Evropian/KultPlus.com

Presidentja Osmani: Me presidentin Begaj do të punojmë ngushtë për ta fuqizuar zërin tonë kudo në botë

Me nderime të larta shtetërore, presidentja Vjosa Osmani e ka pritur sot presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.

Presidentët pasi zhvilluan një takim, bën nderime edhe para memorialit për Personat e Zhdukur. Më pas Osmani dhe Begaj mbajtën konferencë për media.

Presidentja Osmani është shprehur se me presidentin Begaj do të punojnë ngushtë për ta avancuar rrugëtimin evropian të të dyja shteteve.

“Me Presidentin Bajram Begaj do të punojmë ngushtë për ta avancuar rrugëtimin evropian të shteteve tona, për ta fuqizuar zërin tonë kudo në botë dhe për të qëndruar bashkërisht në mbrojtjen e demokracisë, paqes dhe lirisë.

Kjo vizitë e rëndësishme vazhdon traditën e presidentëve nga Shqipëria, të cilët e nisin mandantin e tyre me vizitën në Kosovë si konfirmim i mbështetjes së parezervë për Republikën e Kosovës, si dhe përkushtimin e ndërsjellë për t’i thelluar raportet tona si shtete simotra.

Mirë se vini në shtëpinë tuaj, zoti President!”, ka shkruar Osmani. / KultPlus.com